Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Disa vatra zjarri janë raportuar ditën e sotme në vendin tonë. • Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. • Sipas njoftimit, në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura. • Bëhet me dije se në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij. • Gjithashtu mësohe se në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. • Ministria bën me dije se është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, por pa mundur ta izolojnë vatrën. • Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve. • Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit. • Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.
7 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 6 vatra zjarri dhe 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në qarku Vlorë, Tragjas, Fierit, Dibër, Elbasan dhe Tiranë.
Informacion mbi situatën e zjarreve
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 6 vatra zjarri dhe 7 janë aktive. Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e 6 vatrave zjarri në: Aktualisht, janë aktive vatrat në:
* Qarku Vlorë.
Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2x22) hedhje
* Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.
* Qarku Fier.
Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.
* Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
* Qarku Dibër.
Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.
* Qarku Elbasan
Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.
* Qarku Tiranë.
Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa.
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme zonat mes fshatrave Picar dhe Humelicë, në Bashkinë Gjirokastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, pasi janë favorizuar nga era.
Gjithashtu dhjetëra forca zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura ndodhen në vendngjarje, duke luftuar me flakët.
VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Tragjas vijon të jetë ende aktive. Bëhet me dije se flakët janë përhapur edhe më shumë drejt malit për shkak të erës së fortë.
Më shumë se 25 efektivë të zjarrfikëses së Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë, por Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe vështirësive për të ndërhyrë nga toka.

MALLAKSTËR- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm janë angazhuar në Shqipëri mjete ajrore të specializuara për shuarjen e flakëve.
Dy avionë Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze dhe një avion Canadair i Forcës Ajrore kroate po asistojnë në betejën kundër zjarreve në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.
Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe po mbështesin ekipet vendase të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe trupave të Forcave të Armatosura. Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcat në terren vijojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave aktive.
VLORË- Një vatër e re zjarri ka përfshirë pasditen e sotme në Qarkun Vlorë. Siç raportohet flakë që kanë përfshirë malin e Tragjasit.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
SHQIPËRI- Ministria e Mbrojtjes njofton se në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se për neutralizimin e flakëve në Mallakastër ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate. Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore.
Ministria bën me dije se falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat. Mësohet se të gjitha përpjekjet tashmë janë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Njoftimi:
Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara. Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.
Falë ndërhyrjes së kombinuar nga toka dhe ajri janë mbrojtur banesat dhe është krijuar perimetër sigurie në Dhivër dhe Janicat. Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë - Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Në Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 25 forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 25 forca nga MZSH dhe 24 forca nga bashkitë Mallakastër dhe Patos. Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.
Ndërkohë në lartësitë e Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e MZSHTiranë. ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat. Situata në rang vendi mbetet dinamike ndërkohë që presim rritje të termometrit në ditët në vijim. U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Sipas njoftimit, në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.
Bëhet me dije se në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.
Gjithashtu mësohe se në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Ministria bën me dije se është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, por pa mundur ta izolojnë vatrën.
Njoftimi:
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.
Vatrat aktive:
- Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ndërsa në terren po operojnë 10 mjete të shërbimit zjarrfikës të Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe rreth 120 forca operacionale të mbështetur nga ajri si dhe nga efektivë të Forcave të Armatosura.
- Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë dislokuar 11 automjete zjarrfikëse, ndër te cilat 2 të FA si dhe 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale, me mbështetje edhe nga ajri, të cilët po punojnë edhe sot për izolimin e plotë të tij.
- Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre. Është punuar deri në orët e vona nga shërbimi vendor i MZSH, shërbimi pyjor dhe vullnetarë të zonës, pa mundur ta izolojnë vatrën. Rrezik për banesa nuk ka.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë të aktivizuar në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët. U drejtohet sërish banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo vatër të mundshme.