LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën në ndihmë, shuhet zjarri në Finiq! Flakët vihen nën kontroll edhe në landfillin e Elbasanit

•Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas 5 ditësh është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Finiq, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë për stabilizimin e situatës kanë ardhur edhe dy avionë zjarrfikës nga Greqia. • Me ndërhyrjen nga ajri u vu nën kontroll dhe vatra e zjarrit në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. • Ndërkohë në landfillin e Elbasanit duket se situata kritike ka marrë fund. • Pas gjashtë ditësh zjarri masiv dhe shtëllungash tymi toksik të dëndura, flakët në landfillin e Elbasanit janë vënë në kontroll. • Raportohet se ditën e sotme në zonën e vendngrumbullimit të mbetjeve nuk ka pasur më flakë. • Në operacionin për fikjen e zjarrit të dyshuar të qëllimishëm u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore. • E gjithë sipërfaqja e landfillit, është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera. • Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. • Përmes kësaj synohet ndërprerja e furnizimit me oksigjen dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi. • Ministria e Mbrojtjes njoftoi paraditen e sotme se zjarri mbetet aktiv në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat; në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Bulticë dhe në fshatin Zgërbonjë po ashtu në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën në ndihmë, vihet nën kontroll pas 5 ditësh zjarri në Finiq! Izolohen flakët edhe në Elbasan dhe Poliçan

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije se pas 5 ditësh është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Finiq. Në ndihmë për stabilizimin e situatës kanë ardhur edhe dy avionë zjarrfikës nga Greqia. 

Ndërkohë në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se me ndërhyrjen nga ajri u vu nën kontroll dhe vatra e zjarrit në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Më tej shtohet se dhe në Elbasan, është bërë i mundur izolimin i vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare. Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku.

Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje.

1 VITE ME PARE

Vatra në landfillin e Elbasanit, Llatja: Zjarri është izoluar, por jo shuar plotësisht! Një nga situatat më sfiduese ndër vite

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
pamje nga landfilli ne elbasan

ELBASAN- Zjarri në landfillin është vënë nën kontroll ditën e sotme pas 6 ditësh flakësh masive dhe tymi toksik. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar situatën në landfill, si një ndër më sfiduese ndër vite. 

Llatja shprehet në postim se aktualisht vatra është e izoluar, por jo e shuar plotësisht. Sipas përfaqësueve të forcave zjarrfikësë, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetur nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.

POSTIMI I PLOTË:

Situata në landfill mbetet ndër më sfidueset me të cilat jemi përballur ndër vite.

Prej datës 1 korrik, një vatër zjarri në landfillin e Elbasanit ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme. Për të gjashtën ditë radhazi, të gjitha kapacitetet tona njerëzore dhe logjistike janë në terren, duke punuar pandërprerë për neutralizimin e plotë të flakëve.

Mbi 100 forca të angazhuara dhe dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave vendore dhe qëndrore. Aktualisht, vatra është e izoluar, por jo e shuar plotësisht. Puna do të vazhdojë me përkushtim maksimal derisa situata të jetë tërësisht nën kontroll.

Për shkak të disa vatrave të tjera aktive në zona pyjore, është dashur të zhvendosim një pjesë të kapaciteteve nga landfilli për të përballuar emergjencat paralelisht.

Në këtë moment kritik, dua të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha strukturat e përfshira, për përkushtimin dhe sakrificën në vijën e parë të rrezikut.

Po ashtu, kërkoj ndjesë ndaj qytetarëve të Elbasanit për shqetësimet e shkaktuara nga tymi dhe ndotja gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat vendore dhe qëndrore, po vijojmë me angazhim të plotë në terren për menaxhimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.

Raportohet se ditën e sotme në zonën e vendngrumbullimit të mbetjeve në Elbasan nuk ka pasur më flakë. Në operacionin për fikjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore. Ndërkohë bëhet me dije se e gjithë sipërfaqja e landfillit, është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera. Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. Përmes kësaj synohet ndërprerja e furnizimit me oksigjen dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi.

Qytetarët që jetojnë afër vatrës së zjarrit ishin shprehur se për shkak të tymit po përballen me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Dy ditë më parë qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit. Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

1 VITE ME PARE

Gjashtë ditë flakë masive dhe shtëllunga tymi toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit! 35 mijë metër kub dhera mbulojnë sipërfaqen e vendgrumbullimit të mbetjeve

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
pamje nga landfilli

ELBASAN- Pas gjashtë ditësh zjarri masiv dhe shtëllungash tymi toksik të dëndura, flakët në landfillin e Elbasanit janë vënë në kontroll. Raportohet se ditën e sotme në zonën e vendngrumbullimit të mbetjeve nuk ka pasur më flakë. Në operacionin për fikjen e zjarrit të dyshuar të qëllimishëm u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore.

Ndërkohë bëhet me dije se e gjithë sipërfaqja e landfillit, është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera. Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. Përmes kësaj synohet ndërprerja e furnizimit me oksigjen dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi.

Qytetarët që jetojnë afër vatrës së zjarrit ishin shprehur se për shkak të tymit po përballen me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Dy ditë më parë qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit. Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

1 VITE ME PARE

Dy vatra zjarri regjistrohen në qarkun e Beratit, flakët shkrumbojnë sipërfaqen me pisha, vihet nën kontroll një prej tyre

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
zjarri

BERAT- Zjarret kanë përfshirë prej disa ditësh disa zona të vendit, ndërsa së fundmi dy vatra të reja janë shënuar në qarkun e Beratit.

Bëhet me dije se një nga zjarret është regjistruar në fshatin Mbrakull në Poliçan, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. Përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Vatra tjetër e zjarrit është regjistruar në fshatin Virjon, ku flakët dyshohen se kanë nisur për shkak të një defekti në linjën elektrike. Përhapja e zjarrit ka rrezikuar tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës me dy mjete dhe gjashtë efektivë u arrit vënia e situatës nën kontroll.

1 VITE ME PARE

Vatra e zjarrit në Finiq prej 5 ditësh vijon aktive, nis ndërhyrja nga ajri, pritet të mbërrijë dhe një avion "Canadair" nga Greqia

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
pamje nga zjarri ne finiq

FINIQ- Vatra e zjarrit në zonën mes malit të Malçanit dhe Grazhdanit në Finiq vijon të jetë aktive prej 5 ditësh. Ditën e sotme ka nisur ndërhyrja nga ajri, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e flakëve. 

Në përpjekje për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu bëhet me dije se pritet të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës “Canadair” nga Greqia, që do të ndërhyjë nga ajri për vënien në kontroll të vatrës së zjarrit. Flakët janë përhapur dhe favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn në zonë.

1 VITE ME PARE

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Nga 24 vatra, 6 janë ende aktive! Vijon puna për shuarjen e flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan

Zjarret në vend/ Dy avionë zjarrfikës nga Greqia erdhën
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë aktive 24 vatra zjarri. Sipas njoftimit nga këto 24 vatra vetëm 6 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Delvinës, Selenicës, Vlorës, Tiranës, Vorës, Krujës, Hasit, Matit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Korçës, Poliçanit dhe Gjirokastrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës. Gjatë ditës së djeshme u punua kryesisht me hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

Në zonën midis fshatit Grazhdan dhe fshatit Malçan situata paraqitet më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Vatra po monitorohet në distancë nga 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

Në vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat është raportuar vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit Vendor të MZSH të bashkisë Vlorë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në fshatin Bulticë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i pafavorshëm e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Sot, forcat operacionale me ndihmën e 40 forcave nga FA do të vazhdojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit. Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, ndaj puna për shuarjen vazhdon.

Në fshatin Zgërbonjë zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Sot në mëngjes ka rifilluar operacioni për shuarjen e zjarrit me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë. Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ku si pasojë janë djegur rreth 7 hektarë. Në tre raste në fshatin Marqinet (bashkia Vorë), në rrugën “Perlat Rexhepi” (njësia administrative Nr.5, bashkia Tiranë) dhe në fshatin Bulgarec (bashkia Korçë) – zjarri ka përfshirë dy banesa dhe një ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj