LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe Shëngjin! Flakë të përmasave të mëdha pranë Elbasanit, terreni malor vështirëson punën për shuarjen

• Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve aktive në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftim bëhet me dije se 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. • Në fushën e mbetjeve në Vlorë flakët vijojnë ende, ndërsa në malin e Shëngjinit gjendja e zjarrit është përkeqësuar sërish për shkak të erës që fryn. • Aktive gjithashtu janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. • Ndërkohë një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës në Elbasan. • Mësohet se për vendosjen e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të malor. • Ndërkohë përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile. • Ndërsa një vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeqësuar. • Mësohet se vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi masive, për shkak të ndihmës nga era. • Zjarri po përhapet në drejtimin verior, duke rrezikuar djegien e qindrave hektarë me pisha. • Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin të Lezhës. • Mësohet se situata është përkeqësuar ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat. • Gjithashtu bëhet me dije se era po favorizon përhapjen e flakëve të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun. • Po ashtu bëhet me dije se për të vënë situatën nën kontroll, është dhe kërkuar ndërhyrje nga ajri.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zjarri në Shëngjin/ Vështirësi në terren për shuarjen e flakëve, ndërhyhet me helikopter

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

SHËNGJIN- Situata me zjarrin në Shëngjin të Lezhës vijo të jetë problematike teksa bëhet me dije se vështirësia e terrenit dhe pamundësia e zjarrfikësve për të ndërhyrë për të shuar flakët ka bërë që të ndërhyhet nga ajri me helikopter. Ndërkohë, zjarri në këtë zonë vijon prej tre ditësh.

1 VITE ME PARE

Situata me zjarret në Gjirokastër/ Era dhe temperaturat e larta favorizojnë vatrat, flakë në Parkun e Viroit dhe në Malin e Gjerë

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Vijon përhapja e flakëve në Gjirokastër. Mësohet se era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar situatën. Gjithashtu bëhet me dije se zjarri i nisur në kurorën e gjelbër të Parkut të Viroit gjatë paradites së sotme ka përfshirë faqen e Malit të Gjerë mbi qytet.

Ekipet zjarrfikëse, të mbështetur nga forcat vullnetare dhe ato të pyjores, po përpiqen të izolojnë flakët, edhe pse në terren të vështirë.

1 VITE ME PARE

"Flakët kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun", përkeqësohet situata me zjarrin në Shëngjin, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

SHËNGJIN- Vijonë të jenë aktive flakët e zjarrit në fshatin Mal në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se situata është përkeqësuar ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat. Gjithashtu bëhet me dije se era po favorizon përhapjen e flakëve të cilat kanë arritur deri në zonën e Ranës së Hedhun. Po ashtu bëhet me dije se për të vënë situatën nën kontroll, është dhe kërkuar ndërhyrje nga ajri.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Përkeqësohet vatra e zjarrit në Gjirokastër, kërkohet ndihmë nga vullnetarë për shuarjen e flakëve

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
Zjarri

GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit te masivi i pishave në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përkeqësuar. Mësohet se vatra e zjarrit po përhapet me shpejtësi masive, për shkak të ndihmës nga era. 

 

Zjarri po përhapet në drejtimin verior, duke rrezikuar djegien e qindrave hektarë me pisha. Gjithë ekipi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Por për shkak të përmasave masive të zjarrit po kërkohet ndihmë dhe nga forcat vullnetare.

1 VITE ME PARE

Vatër zjarri e përmasave të mëdha pranë Elbasanit, terreni malor vështirëson punën për shuarjen e tij

 

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Një vatër zjarri e përmasave është aktivizuar në malet e Zavalinës në Elbasan. Mësohet se për vendosjen e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të malor. Ndërkohë përveç zjarrfikësve, në lëvizje për shuarjen e flakëve janë vënë edhe forcat e ushtrisë dhe emergjenca civile.

1 VITE ME PARE

Pylli me pisha në Gërhot të Gjirokastrës përfshihet nga zjarri, flakët po përhapen me shpejtësi

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Pylli me pisha në lagjen Gërhot të Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij. Ndërkohë bëhet me dije se po kërkohet edhe ndihmë nga forcat vullnetare.

1 VITE ME PARE

Situata me zjarret/ Vijojnë ende flakët në fushën e mbetjeve në Vlorë, era e fortë përkeqëson gjendjen në malin e Shëngjinit

Zjarret në vend/ Përkeqësohet vatra në Gjirokastër dhe
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve aktive në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në njoftim bëhet me dije se 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. 

Në fushën e mbetjeve në Vlorë flakët vijojnë ende, ndërsa në malin e Shëngjinit gjendja e zjarrit është përkeqësuar sërish për shkak të erës që fryn. 

Aktive gjithashtu janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. 

NJOFTIMI I MINISTRISË:

30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:

Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.

Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.

Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.

Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.

Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Zavalinë, në Elbasan dje u bë e mundur shmagia e rrezikut të kalimit të zjarrit në kurorën e pishave edhe me angazhimin e FA. Po ashtu po punohet edhe në një tjetër vatër në bashkinë Maliq, fshati Lozhan-Bode.
Përsërisim thirrjen për banorët, raportoni në kohë pranë strukturave vendore çdo vatër që konstatoni, në mënyrë që të parandalojmë në përhapjen në sipërfaqe më të gjera!

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj