LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra aktivë në Vlorë, Gjirokastër e Mirditë

• Zjarret kanë përfshirë sërish ditën e sotme Shqipërinë. • Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa vatra zjarri. • Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. • Sipas njoftimit, në qarkun Vlorë, në malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. • Mësohet se në qarkun Berat, në zonën e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, vijon zjarri dhe në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. • Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat po punojnë për izolimin e plotë të zjarrit me kujdes të shtuar për shkak të zonës. • Gjithashtu bëhet me dije se në qarkun Fier në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, me përhapje për shkak të erës. • Ndërkohë, forcat në terren po punojnë për izolimin e tij. • Edhe në Patos zjarri po vijon të përhapet me shpejtësi, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha. • Gjithashtu në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. • Po ashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me një helikopter duke dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive. • Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal. • Ndërkohë edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës. • Gjithashtu një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Vjollcë të Mirditës. • Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. • Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. 

10 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Mirditë, terreni thepisur vështirëson ndërhyrjen e forcave

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
pamje nga zjarri

MIRDITË- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Vjollcë të Mirditës. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha.

Gjithashtu forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, flakët nuk janë izoluar.

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vatra e zjarrit në Patos, nis ndërhyrja nga ajri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
pamje nga vendngjarja

PATOS- Zjarri në Patos po vijon të përhapet me shpejtësi, duke shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha.  Gjithashtu në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.


Po ashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me një helikopter duke dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive. Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

Ndërkohë edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës.

 

 

9 MUAJ ME PARE

"Flakët e zjarrit vihen nën kontroll"/ Ministria e Mbrojtjes: Situata në Finiq po shkon drejt normalizimit

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
foto ilustruese

FINIQ- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas një operacioni të gjerë dhe të koordinuar për shuarjen e vatrave të zjarrit që përfshinë zonën. Falë ndërhyrjes ajrore me helikopter të Forcës Ajrore dhe angazhimit të pandërprerë nga toka, flakët janë vënë nën kontroll.

Në operacion gjithashtu morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri të bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me 3 mjete zjarrfikëse, si dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 vullnetarë.

Aktualisht, puna nga toka po vijon për të shuar plotësisht çdo vatër që mund të riaktivizohet në orët në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë. Banorët në këto zona kanë filluar të kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë.

9 MUAJ ME PARE

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Devoll/ Shkrumbohet kasollja, zjarrfikësit në vendngjarje (FOTO)

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
pamje nga zjarri

DEVOLL- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Cangonj të Devollit. Konkretisht zjarri ka rënë në barishte, ku ndodhej dhe një kasolle, e cila u shkrumbua totalisht.

Gjithashtu në vendngjarje aktualisht janë tre mjete zjarrfikëse së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila do të kryejë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ VatraZjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Flakët kanë përfshirë fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës ditën e sotme. Pamjet e sigururara nga Dosja.al tregojnë tymin e dendur që ka mbuluar zonën duke shqetësuar banorët dhe rrezikuar shëndetin e tyre.


Rasti i sotëm është hera e tretë që ndodh gjatë këtij viti, ndërsa dyshimet paraprake janë se zjarrvënia është e qëllimshme.


Bëhet me dije se flakët kanë djeguar edhe një eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve. Po ashtu mësohet se flakët po favorizohen edhe nga era.

9 MUAJ ME PARE

Digjet fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës/ Nuk dihet shkaku i zjarrit, tymi mbulon zonën (FOTO)

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
pamje nga zjarri

VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Siç shihet edhe në pamje re tymi dhe flakë kanë mbuluar zonën e cila edhe më parë është përfshirë nga flakët. Gjithashtu bëhet me dije se flakët kanë djeguar edhe një eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve.

Po ashtu flakët po favorizohen edhe nga era e dotë dhe janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Zjarri në Drenie dhe Gjinoqarë del jashtë kontrollit, tymi "pushton" zonën

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
pamje nga zjarri

PATOS- Vatra e zjarrit në zonat e Drenies dhe Gjinoqarës po vazhdon të përhapet me shpejtësi. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe po shkrumbohet një pjesë e madhe. 

Gjithashtu bëhet me dije se ekipet zjarrfikëse dhe forcat në terren janë angazhuar për izolimin e flakëve. Por ndërhyrja është e vështirësuar, për shkak të terrenit të thyer dhe erërave të forta. 

9 MUAJ ME PARE

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 vatra, 3 janë ende aktive

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Sipas njoftimit, në qarkun Vlorë, në malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.

Mësohet se në qarkun Berat, në zonën e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, vijon zjarri dhe në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat po punojnë për izolimin e plotë të zjarrit me kujdes të shtuar për shkak të zonës.

Gjithashtu bëhet me dije se në qarkun Fier në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, me përhapje për shkak të erës. Ndërkohë, forcat në terren po punojnë për izolimin e tij.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive.

Vatrat aktive:
Qarku Vlorë - Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.

Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore po nga Forcat e Armatosura.

Qarku Berat – Zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. Forcat po punojnë për izolimin e plotë të zjarrit me kujdes të shtuar për shkak të zonës.

Qarku Fier – Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, me përhapje për shkak të erës. Forcat në terren po punojnë për izolimin e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 30 efektivë, 3 automjet zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri.
Sipas parashikimeve nga IGJEO, sot nuk priten reshje.

Sa u përket zjarreve, sot pritet rrezik i lartë në qarkun Fier, rrezik i ulët në Kukës, Dibër, Korçë dhe rrezik i moderuar në qarqet e tjera.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

9 MUAJ ME PARE

Ndezi zjarr në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan dhe flakët u përhapën në pyll, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
zjarri ne polican

POLIÇAN- Një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se ka dyshohet se ndezi zjarrin që u përhap në të gjithë zonën e pyllit. 

Konkretisht thuhet se 63-vjeçari ka ndezur zjarrin në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë. 

Aktualisht flakët janë aktive vetëm në pjesën e pyllit, larg Uzinës së armëve dhe magazinave me lëndë plasëse. Bëhet me dije se reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

9 MUAJ ME PARE

Vijon aktive vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit, situata me flakët paraqitet kritike edhe në Gjinoqarë

Zjarret "pushtojnë" sërish Shqipërinë/ Vatra
zjarri ne polican

BERAT- Vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme. Aktualisht flakët janë aktive vetëm në pjesën e pyllit, larg Uzinës së armëve dhe magazinave me lëndë plasëse. 

Bëhet me dije se reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një tjetër vatër zjarri në vend vijon të jetë aktive, ajo në Gjinoqarë të Bashkisë Patos. Sipas raportimeve, për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse nga qyteti, si dhe Mallakastra, po operojnë për shuarjen e flakëve me aparatura shpine. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi. 

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty