LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit boshatisin plazhet, vatra aktive në Memaliaj e Fushë Krujë

• Zjarri në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Pasditen e sotme, tymi është përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun dhe pushuesit kanë nisur të largohen. • Mali i Çikës pesë ditë nën flakë, dy avionët grekë nuk arrijnë të shuajnë zjarrin, largohen pushuesit • Zjarrfikësit e Himarës janë në zonën e fshatit Dhërmi ku po luftojnë flakët, ndërsa punonjësit e ADZM janë përqendruar në fshatin e Palasës. • FA nuk ka ndërhyrë, ndërsa nga ajri nuk duket se helikopterët do të dalin në qiell për shuarjen e zjarreve. • Në malin e Cikës janë djegur hektarë të tërë me shkurre dhe pemë. Zjarre të tjera active dhe mjaft problematike janë në Pyllin e Sodës, Fushë Krujë e Memaliaj.

8 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Mali i Çikës 5 ditë nën flakë, avionët grekë s'e shuan zjarrin. Riaktivizohet edhe vatra në Fier

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Fota nga mali i Çikës

VLORË- Beteja e Malit të Çikës ka kapur në ditën e pestë. Autoritetet kërkuan ndihmën e fqinjëve dhe Greqia dërgoi menjëherë dy avionë, të cilët pas betejës së gjatë s'arritën t'i neutralizonin dot flakët që të ndihmuara dhe nga era e fortë përhapeshin edhe më tej në terren, duke e çuar në 70 ha sipërfaqen e djegur. 

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkrte pavarsisht përpjekjeve të shumta ndërkohë mësohet se avionët nga Greqia do të rikthehen sërish në një betejë të dytë me zjarrin që duket i 'pandalshëm' e që deri tani ka shkatërruar mbi 70 ha pyje dhe shkurre.

Zjarri i rënë në “Palikonjë” në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh dhe dje nisi operacioni për shuarjen e flakëve, me angazhimin e forcave të ushtrisë dhe zjarrfikësve lokalë. Po ashtu, 20 ushtarë janë në gatishmëri në ndonjë përkeqësim të situatës. 

Gjithashtu zjarri është riaktivizuar edhe në kodrat e Vajkanit në Fier. Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinjë dhe pisha, ndërsa në terren kanë shkuar edhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse. Sot pritet të ketë një tjetër ndërhyrje nga ajri, ndërkohë zjarri vazhdon të përhapet dhe të djegë sipërfaqe të tëra me pyje, bredh dhe shkurre. 

4 VITE ME PARE

Zjarri në malin e Çikës në Vlorë, prefekti Flamur Mamaj: Presim ndërhyrje nga ajri

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Flamur Mamaj

VLORË- Zjarri në malin e Çikës po përparon. Një operacion masiv është organizuar në terren për shuarjen e tij, ku aktualisht 90 ushtarë kanë mbërritur në Dhërmi për zjarret që kanë "përpirë" deri më tani 70 hektarë deri tani në gropat e Çikës. Prefekti Flamur Mamaj ka deklaruar se po presin që të mbërrijë helikopteri.

“Presim helikopterin. E vështirë për të ndërhyrë në këmbë. Rrezik për jetën e punonjësve,”- tha Mamaj.

Situata në Malin e Çikës është kthyer në problematike sepse flakët kanë nisur që dy ditë më parë, e ende nuk janë shuar.

 

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Jo vetëm Shqipëria, gjithë Ballkani 'nën pushtetin' e flakëve, shkrumbohen banesat në Kroaci

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
pamje nga zjarret

TIRANË- Vendet e Ballkanit po luftojnë me zjarret që kanë 'pushtuar' gjithë zonën deri më tani. Zjarret kanë shkatërruar toka, pyje, shtëpi dhe akomodime turistike në Greqi dhe Turqi, Shqipëri si dhe në Kroaci.

Shqipëria prej më shumë se trë ditësh ndodhet 'nën pushtetin' e flakëve. Kjo pasi në Malin e Çikës në Vlorë vatrat e zjarrit që janë ndezur janë përhapur dhe më tej me ndihmen e erës si dhe të terrenit të thyer. Në vendin tonë vatra aktive ka në disa zona, si në Fushë Krujë, në Dhërmi, në Memaliaj si dhe në Malin e Sodës.  


Zjarret kanë vazhduar të shpërthejnë në rajonet jugore dhe jugperëndimore të Turqisë që nga java e kaluar. Zjarrfikësit luftuan një zjarr në pyll që shpërtheu pranë qytetit turistik Datca në Turqinë jugperëndimore, ku takohen detet Egje dhe Mesdhe ditën e sotme. Nëntë helikopterë, pesë avionë dhe disa automjete të tjera zjarrfikëse u dërguan në rajon, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit të provincës Mugla, duke shtuar se zjarri po përhapet për shkak të erërave të forta. Imazhet televizive treguan tymin që dilte nga pemët dhe helikopterët që shuanin ujin mbi flakët ndërsa ai përhapej nëpër pyjet në zonën turistike.

Në Greqi, zjarret kanë djegur gjithçka në rrugën e tyre nga Varibobi në veri të Athinës përmes Kos, Evia, Heraklion, Mani, Rodos dhe Messinia. Njerëzit evakuuan shtëpitë e tyre dhe zjarrfikësit po luftojnë me flakët edhe gjatë natës. Zjarret në Greqi kanë shkatërruar toka pyjore, shtëpi, akomodime turistike dhe fabrika. Në Greqiu dy persona ekuipazh të një helikopteri humbën jetën ditën e sotme, pasi ky i fundit u rrëzua teksa po shuante zjarret në zonën e Agios Minas.

Në Kosovë nuk ka pasur vatra zjarri të mëdha këtë vot, por vetëm në disa zona ku kanë qenë të aksesueshme nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e tyre. Në disa nga qytetet ku ka pasur vatra zjarri në Kosovë janë Peja, Prizreni si dhe Fushë Kosova. E njëjtë është situata dhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi, ku fatmirësisht nuk ka pasur vatra zjarri të mëdha dhe të rreizikshme.  

Ndërkohë që ndryshe është situata në Kroaci, pasi mjë zjarr i madh shpërtheu midis Vodice dhe Shibenikut. Nga ky zjarr janë shkrumbuar të paktën 10 banesa qytetarët, ndërkohë që dëmet materiale në ndërtesa dhe në toka bujqësore janë trë shumta. Në zjarrin pranë Zatonit janë angazhuar gjithsej 210 zjarrfikës me 54 automjete. Forca shtesë mbërritën nga Qarku Primorje-Gorski Kotar me 22 zjarrfikës dhe 6 automjete, Qarku Lika-Senj me 13 zjarrfikës dhe 5 automjete dhe nga Qarku Split-Dalmaci me 9 zjarrfikës dhe 4 automjete.

4 VITE ME PARE

Shqipëria në pushtetin e flakëve! Meta: Shtoni fondet, po shkatërrohen pasuritë publike

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Zjarri në Dhërmi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë fondet për mbrojtjen nga zjarret, kur për të tretën ditë flakët po përpijnë malin e Çikës dhe po rrezikojnë Dhërmiun e Palasën. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se qeveria pol ë në mëshirë të fatit pasuritë publike dhe nuk shton asnjë cent për mbrojtjen e tyre. Kreu i Shtetit u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë.

Postimi i plotë:

TË NDËRPRITEN URGJENTISHT PAGESAT FIKTIVE PËR INCENERATORËT DHE TË SHTOHET FONDI PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET! Për tre ditë me rradhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike. Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin. Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.
Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse! I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë! E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Postimi i Metës

Zjarri në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Pasditen e sotme, tymi është përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun dhe pushuesit kanë nisur të largohen. Zjarrfikësit e Himarës janë në zonën e fshatit Dhërmi ku po luftojnë flakët, ndërsa punonjësit e ADZM janë përqendruar në fshatin e Palasës. FA nuk ka ndërhyrë, ndërsa nga ajri nuk duket se helikopterët do të dalin në qiell për shuarjen e zjarreve. Zjarre të tjera active dhe mjaft problematike janë në Pyllin e Sodës, Fushë Krujë e Memaliaj.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Flakët gjigante pushtojnë zonën turistike, ç'po ndodh në Dhërmi, rrezikohen banesat

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Zjarr në Dhërmi

DHËRMI- Pamjet e mëposhtme janë nga zjarri që ka 'pushtuar' Dhërmiun. Siç shihet, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërkohë që tymi ka mbuluar gjithë zonën.

Zjarri në Malin e Çikës ka avancuar për shkak të erës së fortë dhe ka mbërritur deri në Dhërmi. Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim për ngjarjen në fjalë, apo një angazhim të Forcave Ajrore për shuarjen e zjarrit.

4 VITE ME PARE

Zjarr në Fushë-Krujë, flakët pranë fabrikës së Çimentos në Zallë

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Foto Ilustruese

FUSHË KRUJË- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se zjarri është ndezur pranë fabrikës së Çimentos në Zallë. 

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që dyshohet se është vënë nga barinjtë e zonës. Në vendngjarje kanë mberritur autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. 

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Zjarr i madh në Dhërmi, tymi ‘zhduk’ detin e qiellin

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Zjarri në Dhërmi

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë një nga zonat në Dhërmi dhe ka bërë që e gjithë zona të ‘mbytet’ nga tymi. Nga videot e siguruara nga Dosja.al nuk arrihet të dallohet as deti dhe as qielli nga tymi i madh që ka pushtuar zonën.


Ende nuk dihet se ku ka rënë zjarri saktësisht, në cilën zonë dhe cilat janë dëmet që ka shkaktuar. Nuk ka një njoftim për ngjarjen në fjalë, apo një angazhim të Forcave Ajrore për shuarjen e zjarrit.


Një tjetër zjarr është aktivizuar në Memaliaj e Fushë Krujë këtë pasdite.

4 VITE ME PARE

Zjarr në Memaliaj, digjen 2 ha tokë bujqësore

3 DITË në flakë! Zjarri avancon në Dhërmi, pushuesit
Foto Ilustruese

MEMALIAJ- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Memaliaj. Mësohet se deri tani janë djegur 2 hektarë tokë bujqësore, ndërkohë që zjarri po vijon të digjet. 

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, apo nëse është i qëllimshëm. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja si dhe me ndihmen e banorëve po bëhet i mundur izolimi i zjarrit.

zjarre ne shqiperi mali i cikes dhermi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj