LIVE UPDATES
Bota

Lojërat Olimpike të Pekinit/ SHBA tërheq deklaratën e bojkotit, historia tregon se ato “kurrë nuk kanë pasur efekt&#

8 Prill 2021, 15:40 Nga DOSJA
Lojërat Olimpike të Pekinit/ SHBA tërheq deklaratën e

SHBA– Ndërkohë që administrata e presidentit, Joe Biden këshillohet me aleatët për një reagim të përbashkët ndaj Kinës dhe veprimeve të saj për të drejtat e njeriut, Departamenti i Shtetit tha të martën se bojkotimi i Olimpiadës së Pekinit 2022 nuk ishte ende pjesë e bisedimeve.

Konfuzioni mbi qëndrimin e Uashingtonit nisi pasi zëdhënësi i departamentit, Ned Price tha më parë, se bojkoti ishte “diçka që ne sigurisht dëshirojmë ta diskutojmë”. Departamenti i Shtetit dhe Price më vonë sqaruan deklaratën.

“Pozicioni ynë mbi Olimpiadën 2022 nuk ka ndryshuar. Ne nuk kemi diskutuar dhe nuk po diskutojmë ndonjë bojkot të përbashkët me aleatët dhe partnerët,” tha një zyrtar i lartë.

Price shkroi në Twitter: “Ne nuk kemi ndonjë njoftim në lidhje me Lojërat Olimpike të Pekinit”.

Kjo vjen në mes të apeleve në rritje që SHBA të tërhiqen nga ngjarja për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Debati mbi bojkotin

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disa ligjvënës republikanë në SHBA kanë bërë gjithnjë e më shumë thirrje për bojkot të lojërave, duke përmendur raportet nga grupet e të drejtave mbi burgosjen masive dhe trajtimin e pakicës myslimane ujgur në rajonin e Xinjiang.

Uashingtoni më parë kishte përshkruar shkeljet e të drejtave nga qeveria kineze si “gjenocid”, të cilin Pekini e refuzon kategorikisht. Si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ashtu edhe Komiteti Olimpik dhe Para Olimpik i SHBA-së (USOPC) kundërshtojnë bojkotimin.

Në mars, presidenti i IOC Thomas Bach tha, se historia tregon se bojkotet “kurrë nuk kanë pasur efekt”.

Presidentja e USOPC, Susanne Lyons argumentoi, se ndërsa ka një “kërkesë të qëndrueshme” të mbështetjes për një bojkot, kjo do të dëmtonte atletët që janë stërvitur për garë. “Ne kurrë nuk do të dëshironim të minimizonim atë që po ndodh nga perspektiva e të drejtave të njeriut në Kinë, por ne nuk mbështesim një bojkot të atletëve”, tha Lyons.

Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA kryesoi bojkotin e Lojërave Olimpike Verore 1980 në Moskë për të protestuar ndaj pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në fund të vitit 1979. Si reagim, disa vende, përfshirë Bashkimin Sovjetik, Gjermaninë Lindore dhe Kubën – u hakmorën duke qendruar larg Lojërave Verore 1984 në Los Anxhelos, duke përmendur shqetësime mbi sigurinë e atletëve të tyre.

Abuzimi me të drejtat e njeriut në Kinë

Kina është vënë nën presion për shkak të qëndrimit të saj ndaj Tajvanit, presionit ndaj Hong Kongut dhe veçanërisht trajtimit të myslimanëve ujgurë.

Më shumë se 1 milion anëtarë të pakicës ujgure dhe pakicave të tjera etnike myslimane janë ndaluar në qendrat e riedukimit të ngjashme me burgun, sikurse venë në dukje disa studiues, gazetarë dhe qeveri të huaja.

Të tjerët detyrohen të punojnë në fabrika dhe fusha pambuku. Kina i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se po siguron trajnim profesional për pakicat për të luftuar ekstremizmin islamik.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden lojerat olimpike pekin 2022 ned price susanne lyons joe biden lojerat olimpike pekin 2022 ned price susanne lyons

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj