6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Për arkitektin dhe piktorin Maks Velo, vendosja e memorialit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi nuk është veçse një kujtesë për 500 vitet e robërisë së Shqipërisë ndaj osmanëve, pasojat e së cilës, sipas tij po i vuajmë ende.
Velo është shprehur kundër vendosjes së memorialit nga ana e ambasadës turke. Ai e quan “një vasalitet që na poshtëron”.
Sipas tij, nuk ka përse shteti shqiptar të tregojë ndjeshmëri karshi një ngjarjeje “të dyshimtë”, përpos faktit që grushte shteti ndodhin çdo javë në botë, çka do të thoshte të ngrinim për çdonjërin memorialë nga Liqeni. Sa i takon mungesës së një përkujtese për viktimat e komunizmit, Velo thotë se ai vetë ka realizuar një skulpturë për nder të tyre, por as bashkia dhe askush tjetër nuk është interesuar për të.
Pak ditë më parë u vendos pranë Liqenit Artificial një memorial kushtuar të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi, a duhej ngritur, ç’lidhje kanë shqiptarët me këtë ngjarje?
Sigurisht që nuk duhej ngritur, është pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet. Një vasalitet që na poshtëron. Ajo që duhej bërë është që Parlamenti të aprovonte GENOCIDIN TURK KUNDËR ARMENËVE, (në Luftën e Parë Botërore), që e kanë aprovuar parlamentet e Francës, Gjermanisë etj..
Nga ana tjetër, pse duhet të na bezdisë ky memorial?
Na bezdis sepse na kujton 500 vjet robëri, krime e vrasje për të shtypur popullin shqiptar, moslejimin e mësimit të gjuhës shqipe. Shqipëria u bë vendi më i prapambetur i Ballkanit dhe këto pasoja nuk po i kalojmë akoma. Osmanët na mësuan të mos punojmë, të mos duam Europën e krishterë. Pasojat e kësaj zezone po i shohim sot me këtë korrupsion, me këtë krim, me këtë vetëposhtërim.
A nuk është vetë grushti i shtetit një ngjarje e diskutueshme në vetvete?
Sa për grushtin e shtetit, kjo është shumë e errët dhe duhet të kemi parasysh që vendet europiane nuk janë dakord me mënyrën se si po e menaxhon Erdogani këtë problem.
Pse shteti shqiptar duhet të tregojë ndjeshmëri karshi kësaj ngjarjeje?
Shteti shqiptar nuk ka pse tregon ndjeshmëri ndaj kësaj ngjarjeje. Grushte shteti ka çdo javë nëpër botë, do u bëjmë nga një memorial nga Liqeni të gjithëve?!
A nuk është kontradiktore që ne nuk kemi memorialë për viktimat e komunizmit, ndërsa e kemi mbushur Liqenin me përkujtimore për të huajt?
Unë kam bërë një skulpturë për viktimat e komunizmit, asnjëherë bashkia nuk ka ardhur ta kërkojë për ta vendosur nga Liqeni ose në një vend tjetër.
Marrë nga PANORAMA
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gruaja e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, Ajola ka bërë një postim të çuditshëm.Në rrjetin e saj social në Instagram, Ajola shk...
Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk mbajnë dot para nëpër duar, të cilat kanë marrëdhënien më të keqe me paranë. Ato nuk mund të kursejnë edhe sikur nga k...
Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhela Peristeri duket se ka marrë disa ditë pushim për të shijuar detin dhe verën.Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka hedhur...
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora iu ka dedikuar fjalët më të mira dhe duke u shprehur krenare për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Tayna.Reperet pak ditë më par...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja nuk i ndahet zv.kryeministrit Erion Braçe duke e imituar këtë të fundit. Në një video të po...
Në vitet e diktaturës, shkrimtari i shquar Ismail Kadare merrte ftesa të shumta për të shkuar në Francë.Por daljet e shpeshta të Kadaresë jashtë Shqipërisë së i...
KOSOVË– Këngëtarja Tayna dhe Dafina Zeqiri pak ditë më parë publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Bye Bye”.Ky është bashkëpunimi i parë mes dy ar...
Për dekada të tëra, Placido Domingo, një nga burrat më të famshëm dhe më të fuqishëm në opera, është përpjekur t’i bëjë presion grave që punonin me të. Media e ...
SHBA– Modelja Oriola Marashi dëshiron të bëhet me fëmijë. Krahas një postimi të Kylie Jenner me vajzën e saj, Oriola i ka komentuar këngëtares Beatrix Ram...
Aktori, Liam Hemsworth ka shprehur gjendjen e tij të pikëlluar pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Miley Cyrus. Pak kohë pas ndarjes Miley u foto...