LIVE UPDATES
Aktualitet

“Malet dhe këngët e kanë shpëtuar kombin tonë!” Presidenti Meta dekoron këngëtarët e shquar të polifonisë

25 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA

SKRAPAR– Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Skrapar, ku vlerësoi me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit” këngëtarin e shquar Demir Zyko (pas vdekjes), me motivacioni: “Për vlerat e spikatura si këngëtar me zë të artë i polifonisë me iso të Toskërisë. Me mirënjohje ndaj bartësit të shquar të vlerave të trashëgimisë muzikore dhe shpirtërore shqiptare, i cili ishte dhe mbeti një model i rrallë për ruajtjen dhe përcjelljen e tyre ndër breza”.

Gjithashtu Kreu i Shtetit çmoi  edhe zotin Dule Caushaj (Malindi) me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Për kontributet e tij të shquara në përfaqësimin dinjitoz të polifonisë me iso të Toskërisë. Me mirënjohje për interpretimet e rralla si këngëtar me vlera të veçanta në shpalosjen e kësaj trashëgimie të vyer, brenda dhe jashtë vendit tonë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse për vlerësimin e Demir Zykos, Presidenti Meta u shpreh:

“Të dashur motra dhe vëllezër të Skraparit! Shumë i dashur poeti ynë i madh Xhevahir Spahiu që na keni nderuar! Shumë të nderuar miq që keni ardhur sot këtu nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në këtë veprimtari! Të nderuar personalitete të kulturës!Është kënaqësi dhe privilegj të nderoj sot dy personalitete të veçanta dhe tepër të spikatura jo vetëm të kësaj treve, por edhe të kulturës sonë. Unë Demir Zykon, e kam njohur më shumë përmes Dritëro Agollit, këtij personaliteti shumë të madh të kulturës sonë kombëtare, i cili kishte një dashuri të veçantë për Skraparin, dhe një nga arsyet kryesore ishte adhurimi dhe vlerësimi i jashtëzakonshëm për këngëtarin e madh Demir Zyko. Ndaj sa herë që vinim në Skrapar, Dritëroi kërkonte me këmbëngulje që të vizitonim Gjerbësin për të nderuar familjen e Demir Zykos, por edhe për të kënduar dhe për të thënë gjithmonë se: ‘Jeton Xha Demiri, se jeton gjithmonë kënga e tij’! Malet dhe këngët e kanë shpëtuar kombin tonë!  Malet, sepse gjithmonë ishin fortesat e lirisë dhe të qëndresës ndaj pushtuesit, dhe këngët sepse përmes tyre u ruajt gjuha dhe u transmetua brez pas brezi krenaria dhe identiteti kombëtar. Ndaj jam shumë i lumtur që sot të nderoj Demir Zykon, këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kombit tonë, i cili ishte ‘maestro’ i isolopolifonisë toske dhe u shqua në mënyrë të rrallë për intepretimin e këngëve me grupin e tij, duke nderuar kështu edhe bashkëpunëtorët e tij: Medin Kushen, Shahit Gjinarin, Neshat Ebibasin, Agim Cakranin, e shumë të tjerë. Në kuadër të 500-vjetorit të Skënderbeut, në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, ai këndoi këngën lapidare ‘Mbeçë more shokë!’:

‘Mbeçë, more shokë, mbeçë!.

përtej Urës së Qabesë!

Falëm me shëndet nënesë,

kaun e zi le ta shesë.

Në pyestë nëna për mua

i thoni që u martua.

Në pyestë se ç’grua mori

Tre plumba te kraharori.’

Ai u këndoi si askush tjetër halleve, vuajtjeve, kurbetit, sakrificave të shqiptarëve, por i këndoi si rrallëkush lirisë:

‘39 mos ardhsh kurrë,

Ti që na rrëzove flamur!’

Zëri i artë i Demir Zykos u dëgjua në të gjithë Shqipërinë, deri sa u nda nga jeta në vitin 1992. Për vlerat e interpretimit të tij muzikor mjaft të veçantë dhe njëkohësisht shumë të vështirë për t’u interpretuar nga kushdo, Demir Zykos iu akordua titulli i lartë ‘Artist i Popullit’. Edhe pse jo fizikisht mes nesh, tradita e këngës së Skraparit me iso të xha Demirit, vazhdon të mbetet e gjallë, nëpërmjet interpretimit nga këngëtarët e Skraparit dhe nga grupi polifonik i  Shoqatës Kulturore ‘Demir Zyko’. Demir Zyko është vlerësuar për këngët e tij magjike nga studiues, muzikologë, shkrimtarë dhe artistë për zërin e një tenori lirik, të bukur e jashtëzakonisht të ëmbël. Dëshiroj të citoj fjalët e studiuesit të njohur Shaban Sinani: ‘Polifonia e Xha Demirit përveçoi dhe identifikoi një prej ligjërimeve më të pastra e më burimore të polifonisë shqiptare, polifoninë e Skraparit. Koncepti për polifoninë e pandashme vjen prej kohrash antike’. Demir Zyko e çoi më tej këngën polifonike toske, atë burimore të viseve të Tomorrit dhe ai, jo vetëm e ringjalli atë, por monumentalizoi këngën polifonike dhe mbetet një prej visarëve të traditës shqiptare. Demir Zyko mbetet një nga vlerat më të rralla e më të çmuara jo vetëm të isopolifonisë toske të Skraparit, por të gjithë Shqipërisë. Traditat e bukura të vendit tonë, veçantia dhe bukuria e isopolifonisë, e shumë vlera të tjera të çmuara që ne mbartim si komb duhen përçuar edhe te brezi i ri, të krenohemi me to dhe t’i promovojmë ato sa më shumë, sepse ato janë krenaria e pasurisë dhe trashëgimisë së vendit tonë. Një vijues i çmuar i traditës më të mirë të isopolifonisë të Toskërisë i zonës së Skraparit është edhe Dule Malindi. Këngëtar me vlera të veçanta në përçimin e kësaj trashëgimie të pasur brenda dhe jashtë vendit, të cilit kam sot nderin t’i akordoj Titullin ‘Mjeshtër i Madh’. Pasioni i Dule Malindit për këngën popullore u shfaq që në fëmijëri duke kënduar këngët polifonike të Skraparit.  I lindur në Malind, fshatin e poetit të madh Xhevahir Spahiu, magjinë e muzikës së tij, e transmetoi jo vetëm në vendlindjen e tij, por edhe jashtë kufijve. Zëri i tij melodioz dhe klarineta e tij përpiqeshin të shuante mallin e shqiptarëve të emigruar për atdheun e tyre. Dule Malindi ka një repertor të pasur këngësh, përmes të cilit transmeton thellësinë e bukurisë dhe shpirtit të iso-polifonisë dhe muzikës popullore. Ai e ka përçuar më së miri traditën e këngës së isopolifonisë së Skraparit dhe pa e cenuar atë, ka evoluar muzikën e tij duke sjellë risi në këngën përpunuese popullore me elemente qytetare. Dule Malindi ka realizuar deri më sot rreth 100 këngë, videoklipe dhe kolazhe të tematikave të ndryshme, duke bashkëpunuar për realizimin e teksteve me poetë të njohur si Xhevahir Spahiu, me krijuesit Arben Duka, Jorgo Papingji, dhe me kompozitorët më në zë në vend. Muzika e tij ka prekur të gjitha trevat e Shqipërisë, por është dëgjuar edhe në Kosovë dhe kudo në Diasporën Shqiptare, si Maqedoni, Turqi, Kroaci, Amerikë, Angli, Greqi, Itali e deri në Australinë e largët. Kjo karrierë kaq e pasur ka ardhur si fryt i punës përkushtuese ndaj këngës dhe muzikës, zërit të tij meliodoz, të ëmbël, tërheqës, që radhitet ndër më të mirët në Shqipëri.  I jemi thellësisht mirënjohës Dule Malindit për vlerat që ka treguar dhe frymëzim që ka përçuar për të mbajtur gjallë traditën e këngës së  Skraparit e asaj mbarë kombëtare. Ai është një pasues i denjë i Demir Zykos, ndaj dhe këto dy vlerësime i kemi bashkuar në këtë ditë të veçantë. Ju faleminderit!

Presidenti Meta sëbashku me personalitetet e të pranishmit në veprimtarinë e dekorimeve ndoqën koncertin festiv të grupeve popullore të këngëve dhe valleve të zonës si grupi polifonik i grave të Skraparit dhe këngëtarët Petrit Lulo, Irini Qirjako, Ylli Baka e Avni Lushka.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demir zyko dule caushaj ilir meta demir zyko dule caushaj ilir meta


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj