LIVE UPDATES
Bota

Mall për normalitet në Europë, masat lehtësuese që hyjnë sot në fuqi

11 Maj 2020, 07:06 Nga DOSJA

Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat kufizuese, në mënyrë kaotike në vendet të ndryshme të BE si një mozaik, ashtu edhe po hiqen. Lirimet e masave kufizuese dallojnë nga njëri vend në tjetrin.

Por skepticizmi edhe rreziku mbetet. Në Gjermani për shembull përqindja e riprodhimit të virusit është rritur më shumë se 1-që do të thotë se një person i infektuar infekton më shumë se 1 person. Numri i infeksioneve të reja është rritur më shumë se 1000. Instituti Shkecor gjerman që këshillon qeverinë, Robert Koch e bëri të ditur këtë në fundjavë. Gjithmonë është theksuar, se për të mbajtur nën kontroll epideminë kjo vlerë duhet të jetë nën 1.

Megjithatë në Gjermani ka filluar trendi i lirimit të masave, pas vendimit të qeverisë me landet që masat e mëtejshme të vendosen nga vetë landet në vazhdim të zhvillimit të epidemisë. Strategjia gjermane është masa të diferencuara në bazë të rajoneve.

Corona-Lockerungen in Europa (picture-alliance/dpa/D. Stinellis)Lirime masash kudo në Europë

Lirime masash kudo në Europë

Të hënën në Zvicër tetë javë pas mbylljes së shkollave hapen të hënën si shkollat, kopshtet, dyqanet, restorantet dhe muzetë. Edhe sporti deri në 5 vetë lejohet. Të gjitha lirimet e masave janë bërë me kushtin e ruajtjes së higjienës dhe distancës së përcaktuar deri në 2 metra. Deri në qershor nuk hapen kinematë, kazinotë, pishinat, palestrat. Maskat nuk janë me detyrim, por ato rekomandohen aty ku nuk mbahet dot distanca.

Në Francë nga e hëna njerëzit mund të dalin nga dera pa pasur nevojë për leje. Për sport e shëtitje nuk ka kufizime. Edhe dyqanet do të hapen, por restorantet e baret mbeten të mbyllura. Në zonat, ku nuk ka shumë infeksione lejohet hapja e parqeve dhe kopshteve. Në disa faza do të hapen edhe shkollat e kopshtet. Kufizimi i lëvizjes mbetet. Kush dëshiron të lëvizë më shumë se 100 kilometra (deri më tani ka qenë 1 km) duhet të ketë një arsye justifikuese për këtë. Në metronë e Parisit në orarin kur vagonët mbushen, kanë prioritet punëtorët me lejen e lëvizjes. Maska është me detyrim në transportin publik. Britania e Madhe nuk do të kryejë shpejt lirime pas fjalimit të kryeministrit, Boris Johnson të dielën. Ky vend shënon numrin më të madh të viktimave të Covid-19.

Spanja, një nga vendet më të goditura nga kriza lejon një hapje në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët hapen. Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes. Edhe Greqia një vend që jeton nga turizmi, përpiqet të rivërë në punë motorin ekonomik. Me fazën e dytë lejohet nga e hëna hapja e të gjitha dyqaneve, që mundëson kthimin e një të tretës së punonjësve në vendin e punës. Në gjimnaze kthehen në shkolla nxënësit e klasave të larta, që të japin provimet.

Në Itali shumë masa kufizuese mbeten në fuqi. Shumica e dyqaneve mbeten të mbyllura deri në mesin e muajit. Parukeritë duhet të presin deri në qershor. Por parqet janë hapur dhe industria ka filluar sërish nga puna. Gati një e pesta e të punësuarve kthehen në vendin e punës. Kryeministri italian,Giuseppe Conte megjithatë u ka dhënë shpresë italianëve për pushimet e verës. “Këtë verë nuk do ta kalojmë në ballkon, dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në mal, të shijojmë qytetet tona”, tha Conte pa thënë, nëse do të vijnë turistë të huaj në verë.

Coronavirus Italien Mailand erste Lockerungen (AFP/M. Medina)Milano

Në Belgjikë pas javësh mbylljeje hapen sërish dyqanet, nën masa të forta higjiene. Familjet lejohet të presin deri në katër persona. Por duhet të jenë të njëjtët persona që vizitojnë vetëm një shtëpi. Distanca 2 metra vazhdon të mbetet. Kurse në Holandë dy muaj pas mbylljes hapen shkollat fillore në fillim me gjysmën e nxënësve për një ditë. Edhe kopshtet dhe bibliotekat janë hapur. Parukeritë, sallonet e bukurisë dhe masazhet lejohen po ashtu të fillojnë nga puna. Sporti lejohet me distancë, por pa kontakt trupor. Në Danimarkë lejohet sërish që të hapen të gjitha dyqanet edhe qendrat tregtare. Në Çeki lejohet transporti hekurudhor rregullisht me tren, autobus e avion. Në Norvegji kthehen edhe nxënësit e klasave të larta në shkolla. Kurse në Finlandë shkollat hapen të enjten.

Edhe në Ballkan ka disa lehtësime. Në Kroaci lejohet të hapen restorantet që shërbejnë jashtë dhe qendrat tregtare. Udhëtimet brenda vendit lehtësohen. Në Slloveni lejohet hapja e hoteleve me më pak se 30 shtretër, parqet, kampingjet po ashtu lejohet të hapen. Lejohen takimet deri në 10 persona. Hapen shkollat e kopshtet. Në Serbi hapen sërish kopshtet dhe shkollat fillore për prindërit që duhet të punojnë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mall për normalitet në europë masat lehtësuese në europë mall për normalitet në europë masat lehtësuese në europë

Sondazh

Poll
Bota 10 Maj 2020, 16:13

Shkëndija Corona: Dhuna ndaj gazetarëve

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët....

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj