Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK. Ogerta Manastirliu , është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion , por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve.
Për të dyja këto tenderime komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar.
Por sipas burimeve pranë SPAK , hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tre herë më të lartë se sa tregu real . Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit , pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera.
Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Korea e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili.
Komisioni i ngritur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga covid dyshohet se nuk ka verifikuar çmimet e kiteve në çmimet e botuara, por i është referuar vetëm ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomike.
Edhe për 54 respiratorët ,me një çmim 6400 euro secili , vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar. Në këtë mënyrë pohojnë burimet e prokurorisë krijohen dyshime se anëtaret e dy komisioneve kanë shpërdoruar detyrën.
Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës , dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej .
Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së posaçme për anëtarët e komisioneve që pritet t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Besnik Halili, president i grupit Sol në Shqipëri, kompania në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”, dyshohet se ishte g...
TIRANË– Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Ç...
TIRANË– Biznesmenët e arrestuar e të marrë nën hetim për lidhjet me klanin “Ndrangheta” dhe aferën korruptive të 250 milionë euorve. Në një pjesë të përgji...
PUKË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Pukë, ku si pasojë ka humbur jetën 1 person. Bëhet e ditur se ka humbur jetën 50-vjeçari...
TIRANË– Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, përmendet edhe një ministër shqiptar, por pa emër.Gjatë bisedës, dëgjohet se një prej të përfs...
TIRANË- Përgjimet e Antimafias italiane kanë zbardhur një skemë të mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash, ku të përfshirë deri më tani janë zyrtarisht...
TIRANË– “Gallo Albania” është një biznes në pronësi të një biznesmeni italia Antonio Gallo dhe një shqiptari, Henrik Baçi, të cilët zotërojnë secili...
GREQI– Është liruar me kusht një 30-vjeçar shqiptar në Volos të Greqisë, i cili dyshohet se përdhunoi një të mitur 17-vjeçare, e cila k...
ITALI– Pesëdhjetë persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali, përfshirë këtu edhe shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se të arrest...
SPANJË- Dy shqiptarë të moshave 27 dhe 29 vjeç janë arrestuar pasditen e sotme në Francë pas një sulmi të kryer me thikë ndaj dy bashkëkombasve të ...