LIVE UPDATES
Politike

Manastirliu: Infektimet janë rritur! Vaksinimi tek fëmijët? Vetëm me konsensus

23 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Manastirliu: Infektimet janë rritur! Vaksinimi tek fëmijët?

Në emisionin “Kjo Javë” ministrja Manastirliu ka folur mbi situatën aktuale të Covid-19. Ajo tha se ka pasur një rritje të infeksioneve të reja por në krahasim me vendet e rajonit dhe të Europës situata është në kontroll. Lidhur me preferencën për vaksinën Pfizër, duke e konsideruar si më efektiven, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat e certifikuara garantojnë efektivitet

Sa i takon uljes së gupmoshës të vaksinimit për të miturit 12+ dhe 16+ ajo tha se Komiteti e ka parë të arsyeshme dhe një gjë e tillë do të bëhet vetëm me konsensusin e prindërve gjithmonë për ata fëmijë që kanë sëmundje kronike.

Jemi në një situatë të cilën po e shohim infektime që herë janë në tendencë rritje, herë në zbritje, por fatalitetet mbeten në nivel shqetësues. Ju jeni shprehur se situata është në kontroll. Çfarë situatë po jetojmë tani me Covid-19?

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke qenë se mblidhet në mënyrë periodike analizon situatën, shifrat e situatës ditore janë në tryezën time çdo ditë për të bërë edhe një krahasim me situatën ku kemi qenë dhe për të krijuar projeksione. Komiteti Teknik i ekspertëve dje ka patur një komunikim me publikun ku ka relatuar edhe incidencën 2-javore ku ka një rënie të lehtë por rastet aktive janë të rritura. Që do të thotë dhe shpërndarja në bashki është rritur. Kemi 48 bashki që vijon, një rritje të virusit. Ka ende qarkullim që është një qarkullim i lartë, por krahasuar me vendet e rajonit, por edhe me vende evropiane ne situatën e kemi nën kontroll. Nisur nga fakti se në Mbretërinë e Bashkuar rastet janë rritur në mënyrë eksponenciale, vendet baltike, sidomos Letonia ka pësuar një rritje të madhe të rasteve dhe ishte një nga vendet që mbahej që kishte një eksperiencë pozitive në trajtimin e pandemisë me shumë pak mortalitet dhe tashmë janë duke u mbyllur. Në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar. Komiteti ka vendosur të mos ndryshojë masat, por sigurisht të rekomandojë vaksinimin si të vetmen armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e infeksionit dhe për të patur një kontroll në hospitalizim dhe për të reduktuar fatalitetet.

Komiteti vendosi në fakt dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç po kështu edhe për të miturit 12+ dhe 16+. Dua të ndalem në një fenomen, vaksina Pfizer. Më e preferuara, ka nga ata që nëse nuk ka Pfizer nuk vaksinohen. Pse nuk marrim vetëm vaksina Pfizer dhe si është situata me këto vaksina?

Shumë interesante pyetja. Të gjitha vaksinat veprojnë. Nuk do të kishim marrë asnjëherë vaksina që nuk do të ishin të certifikuara. Që prej fillimit të kontratave që ne kemi lidhur të përpjekjes që ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar në një kohë shumë të shpejtë sepse të gjithë qytetaret kanë qenë me pritshmëri maksimale për t’i patur vaksinat, ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, AstaZeneca, SinoVac dhe të Sputnik, Të gjitha këto janë vaksina të certifikuara, pra garantojnë efektivitet. Padyshim që qytetarët duke dëgjuar dhe duke lexuar se cilat janë vaksinat e miratuara nga FDA-ja amerikane apo Agjencia e Certifikimit të Barnave Europiane, kanë tendencën të shkojnë në vaksinën që kanë vetëm këto certifikime. Por të njëjtën gjë e ka edhe vaksina CoronaVac e cila është e certifikuar nga OBSH për përdorim dhe të gjitha studimet kanë treguar se ka një efektivitet të lartë. Ndaj ne nuk mund të vëmë pikëpyetje aty ku flet shkenca. Nëse ne vendosim pikëpyetje atje ku flet shkenca atëherë do të biem pre e gjykimeve të gabuara dhe çfarë është e rëndësishme për sa i përket vaksinimit. Ne kemi një portofol të devirsifikuar të vaksinave për të garantuar që të mos të na mungonin vaksinat. Pfizer ende nuk kishte lidhur kontratat me vendet e rajonit kur ne pas Serbisë të dytët lidhëm kontratë me Pfizer. Tashmë ne e kemi garantuar furnizimin me Pfizer nga instrumenti Covax-it për t’u furnizuar me lloje vaksinash. Pse nuk qenka Astazeneca kaq e mirë? Pse nuk është Coronavac apo Sinovak kaq të mira? Janë të gjitha të mira. Vetëm se sigurisht që për një arsye apo një tjetër qoftë dashamirëse apo dashakeqe në kuptimin e informacioneve të gabuara që japin çojnë vëmendjen e qytetarëve drejt një lloji vaksine që mendojnë se është më efektive. Jo. Të gjitha vaksinat janë efektive. Ndryshe Komiteti nuk do t’i kishte rekomanduar. Janë rekomanduar nga Komiteti përpara se t’i blinte qeveria, ashtu sikur komiteti i vaksinimit rekomandoi dozat buster dhe qeveria i është përgjigjur duke rritur volumin e vaksinave si dhe uljen e moshës së vaksinimit +12 dhe +16 me sëmundje kronike gjithmonë me konsensusin e prindit.

Marrë nga BalkanWeb

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj