LIVE UPDATES
Bota

Mandati i ka mbaruar prej kohësh, EULEX vazhdon punën në Kosovë

26 Qershor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Mandati i ka mbaruar prej kohësh, EULEX vazhdon punën në

KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dëshiron të vazhdoj punën në Kosovë. Megjithatë, që nga 14 qershori këtij misionit i ka skaduar mandati për të vepruar në Kosovë, sipas një vendimi të Këshillit Evropian të vitit 2018.

Në ndërkohë, presidenca e Kosovës nuk sheh asnjë arsye që EULEX-it t’i vazhdohet mandati. Misioni i EULEX-it u themelua në vitin 2008 për t’ju asistuar autoriteteve të Kosovës, në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Tani, ky mision monitoron rastet dhe proceset gjyqësore të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës, dhe ka kapacitete të kufizuara, si reagues i dytë në fushën e sigurisë.

EULEX gjithashtu ndihmon Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale, në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Misioni gjithashtu vazhdon të menaxhojë programin e vet për mbrojtjen e dëshmitarëve. Zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, thanë për Radion Evropa e Lirë se janë të interesuar për vazhdimin e punës me Qeverinë e Kosovës.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Kosovës për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në forcimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit”, thuhet pos tjerash, në një përgjigjen me shkrim nga zyra për media e EULEX-it.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, tha se prania dhe operacionet e EULEX-it në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbuluara me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës. Stano u përgjigj kështu të premten në pyetjen se cila është baza ligjore për praninë e EULEX-it pasi i ka skaduar mandati dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i ka nënshkruar shkëmbimet e letrave mes Kosovës dhe BE-së, për ta vazhduar këtë mandat. Stano, gjithashtu tha se BE-ja dëshiron që ky mision të vazhdoj punën në Kosovë.

“Kemi pasur partneritet që nga viti 2008. Është në interes të Kosovës, por edhe të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare. Është me rëndësi të vazhdoj mbështetja jonë dhe asistenca, përfshirë edhe me EULEX-in, për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha zëdhënësi i BE-së.

Nga Presidenca e Kosovës thonë se institucionet e Kosovës që një kohë të gjatë janë në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i. “Ka pasur presion të madh me javë të tëra, që të vazhdohet mandati ekzistues i EUELX-it. Por, presidenti Thaçi e ka bërë të ditur në çdo takim se mandati i EULEX-it ishte vazhduar në vitin 2018, dhe kjo ka qenë hera e fundit që është zgjatur mandati i këtij misioni”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga presidenca.

Në përgjigje thuhet po ashtu, se tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore. “EULEX-i, tanimë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë”, thotë presidenca.

Në bazë të praktikës së vendosur tashmë qysh në kohën e presidentes Atifete Jahjaga, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është i mundur vetëm përmes një letërkëmbimi në mes BE-së dhe presidentit të Kosovës, pa pasur nevojë për një vendim të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë me herët për Radion Evropa e Lirë se në fushën e sundimit të ligjit apo sistemin e drejtësisë, duhet të ketë ende prani të pjesëtarëve të EULEX-it, por vetëm në kapacitetet e monitorimit. Ai gjithashtu pret që mandati i EULEX-it të jetë i varur edhe nga mandati apo kohëzgjatja e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Sipas ligjit për Dhoma e Specializuara dhe Zyrës se Prokurorit, kreu i EULEX-it i bën emërimin e gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara në Regjistrin e Gjyqtarëve Ndërkombëtarë, pas vlerësimeve dhe rekomandimeve të panelit përzgjedhës të përbëre nga tre anëtarë ndërkombëtarë.

Më 2018, Këshilli Evropian vendosi që mandati i rishikuar i EULEX-it të zgjasë deri më 14 qershor 2020. KE gjithashtu caktoi një buxhet të kombinuar për operacionet e misionit në Kosovë dhe për Dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar prej 169.8 milion EUR për dy vjet (15 qershor 2018 – 14 Qershor 2020).

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni eulex misioni eulex eulex misioni eulex

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj