Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GREQI– Kufiri i detit vijon që të jetë një nga çështjet më të nxehta që ka hapur gjithmonë konflikt mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kësaj herë ka qënë ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ajo që i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ duke risjellë në vëmendje marrëveshjen e vitit 2009, e nënshkruar më homologun e atëherëshëm, Lulzim Bashën.
Në një intervistë për mediat vendase, si një ish-kryediplomate, Bakojanis ka folur për të gjitha marrëdhëniet e Greqisë me vendet e tjera, duke u ndalur edhe tek vendi ynë.
Bakojani tha se me refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Greqia ka shansin të luajë një rol të rëndëishëm në rajon. Sipas saj, tani është momenti që Greqia të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.
“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofrohen aktualisht me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit detar. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë pozicionin që i duhet për të luajtur një rol në Ballkan. Ne mund të formojmë një kornizë më të mirë dhe të negociojmë marrëveshje të dobishme me fqinjët tanë. Objektivi kryesor gjithmonë duhet të jetë lidhja e marrëveshjeje. Por sigurisht kjo nuk është një doktrinë. Pas zhvillimeve të vitit 2009, tërheqjes së Tiranës dhe anulimit të marrëveshjes shembullore të zonës detare, Greqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 mijë milje të tjera. Shqipëria u tërhoq nga marrëveshja pa asnjë kosto për veten e saj, sepse, për mendimin tim, në atë kohë në politikën e jashtme greke kishte dobësi. Shqipëria duhet të kuptojë se, përveç të drejtave të padiskutueshme të pakicës greke në Shqipëri, është në interesin e saj që të mbajë premtimet nëse me të vërtetë dëshiron ta ketë Greqinë si aleate në luftën e saj për integrimin evropian. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë,”-deklaroi ajo.
MARRËVESHJA PËR DETIN:
Marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë, e nënshkruar nga Bakojanis dhe Basha u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill të 2010. Marrëveshja u cilësua si antikushtetuese.
(k.m/.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Kombëtare Media Italiane, Raffaele Lorusso, është shprehur kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga qeveria...
TIRANË- Gjatë debatit të zhvilluar për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i ashpër ka qenë debati mes deputetit të PS Musa Ulqinit dhe pedagogu...
TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi në një lidhje në Skype me emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se shoqëria shqiptare po lëngon pasi janë larguar shumë nje...
TIRANË- Një pyetje e drejtpërdrejt për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga sekretari organizativ në PD Eno Bozdo. Në panelin e sotëm në “Real Stor...
TIRANË- Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dëshmive të mbledhura nga ABC News të banorëve të pallateve të shembura, ku tregohet ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i thoshte djali i tij Gregu, kur gjatë periudhës së shkollës merrte nota të papëlqyeshme. Teksa vi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e efektivit Rifat Aga, të cilit iu prish banesa pas tërmetit të 21 shtatorit. I shoqëru...
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Twitter” shkruan se ligji antishpifje për mediat është n...
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.“Në qoftë se në vlerësimin e tërmetit të ...