LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e dyshimtë, babai i Dua Lipës merr nga Prishtina 17 hektarë tokë për 99 vjet

11 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
Marrëveshja e dyshimtë, babai i Dua Lipës merr nga Prishtina 17

KOSOVË- Përparim Rama dhe Dukagjin Lipa njihen moti dhe duket se nuk e patën të vështirë ta gjejnë një marrëveshje për një tokë 17 hektarësh, pronë e Komunës së Prishtinës. Organizatori i festivalit “Sunny Hill” e dërgoi në komunë përfaqësuesin e tij, Alban Kastratin, që të takohet me kryetarin e Prishtinës për ta arritur një super-marrëveshje për të. Kastrati në prill dhe maj u takua katër herë me Ramën dhe gjithçka duket se shkoi siç dëshiroi dhe kërkoi Lipa.

Komuna e Prishtinës është pajtuar që t’ia japë Dukagjin Lipës 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet. Lipa, 53 vjeç, do të ishte 132 vjeç nëse do ta priste gjallë përfundimin e kësaj kontrate. Megjithatë, s’i mbetet merak asgjë. Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, ka mundur t’i fusë në marrëveshje një sërë kushtesh për Komunën e Prishtinës, në mënyrë që kjo e fundit t’ia japë tokën për sa të jetë gjallë, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshja e nënshkruar më 4 prill u miratua të martën në Kuvendin e Komunës së Prishtinës. Kryetari Përparim Rama tha se “nuk i vyen Prishtina Sunny Hill Festivalit, por Sunny Hill Festivali i vyen Prishtinës”.

Përmbajtja e marrëveshjes, megjithatë vërteton se Dukagjin Lipës i ka vyer shumë kjo kontratë me Prishtinën.

Përveç festivalit “Sunny Hill”, Lipa në tokën e marrë në shfrytëzim mund të zhvillojë edhe aktivitete tjera “që do të jenë në funksion të destinimit kryesor të marrjes në shfrytëzim të pronës”.

“Sunny Hill” obligohet që t’ia lë Komunës së Prishtinës këtë tokë 60 ditë brenda vitit. Por Dukagjin Lipa ka vendosur edhe se si do të duhet ta shfrytëzojë komuna tokën e saj gjatë këtyre ditëve.

Fillimisht, Komuna e Prishtinës obligohet që të mos bëjë sanime në këtë tokë 40 ditë para dhe 20 ditë pas mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”.

Organizimet tjera që mund t’i bëjë Komuna e Prishtinës aty për 60 ditë brenda vitit, nuk mund të jenë ngjarje për të cilat paguhet hyrja (biletë). Kësisoj, Lipa ka përcaktuar që Komuna e Prishtinës të mos ketë asnjë qëllim të përfitimit financiar dhe të mos organizojë asnjë festival tjetër që i bën konkurrencë të tijit.

Ngjarjet që Lipa e lejon Komunën e Prishtinës t’i organizojë në tokën që i është dhënë, nuk guxojnë ta kalojnë kapacitetin prej 3,000 pjesëmarrësve.

Gjithashtu, Lipa lejon që aty Komuna të organizojë vetëm ngjarje të muzikës klasike, jazz-it, Filarmonisë së Kosovës…

Në rast se organizimet komunale do të jenë fitimprurëse, Komuna e Prishtinës mund t’i marrë veç 30% të të hyrave. 70% e profitit do t’i takojë Lipës.

Në një pjesë të marrëveshjes, duket sikur Lipa po ia jep pronën e tij në shfrytëzim Komunës.

“Para çdo përdorimi të pronës, Komuna e Prishtinës si palë që planifikon mbajtjen e evenimentit duhet të kontaktojë me Sunny Hill që të bëjë pranimin e pronës dhe gjendjes në të cilën e pranon pronën. Të gjitha dëmtimet e infrastrukturës së parkut duhet të kompensohen nga Komuna e Prishtinës, si palë që e merr në shfrytëzim pronën”, thuhet në një pikë.

Ndërsa komuna obligohet që t’ia paguajë Lipës dëmtimet e mundshme në këtë tokë, marrëveshja nuk e specifikon të kundërtën, që edhe Lipa t’ia kompensojë komunës dëmtimet infrastrukturore që mund t’ia sjellin tokës organizimet e tij.

Për “Sunny Hill”, specifikohet vetëm se “duhet t’i përmbahet të gjitha normave ligjore që garantojnë çështjet mjedisore”.

Më tej, thuhet se “Varësisht natyrës së evenimentit, Sunny Hill mund të kërkojë garanci për sigurimin e investimit brenda pronës së marrë në shfrytëzim”.

Për aktivitetet tjera që lidhen me festivalin, Komuna e Prishtinës sipas marrëveshjes obligohet që t’ia lëshojë Lipës çdo leje të nevojshme.

“Komuna e Prishtinës angazhohet që brenda afateve dhe procedurave të përcaktuara ligjore të pajisë me të gjitha lejet e nevojshme komunale që Marrësi në Shfrytëzim do të aplikojë dhe që janë të domosdoshme për funksionalitetin e hapësirës per qëllimet e festivalit Sunny Hill. Këto leje lëshohen në pajtim me ligjin, dokumentet rregulluese dhe procedurat”, thuhet ndër tjerash në marrëveshje.

Diku marrëveshja përmban edhe disa obligime për Lipën. Ai s’ka të drejtë ta bartë të drejtën e shfrytëzimit të pronave dhe ta vendosë në hipotekë tokën.

Ai duhet që dy herë në vit të raportojë me shkrim mbi realizimin e planit investiv, si dhe për aktivitetet e organizuara kulturore, në mënyrë që t’ia arsyetojë komunës mbajtjen në shfrytëzim të pronës komunale.

“Sunny Hill” obligohet që të angazhohet me organet kompetente që të mos lejojë përdorimin e substancave narkotike dhe substancave tjera të ndaluara me ligj, në festival.

Po ashtu, “Sunny Hill nuk ka të drejtë që të ndërtojë objekte “jashtë planit të miratuar të biznesit dhe nuk ka të drejtë ta ndryshojë qëllimin e destinimit të pronës në shfrytëzim”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha në mbledhjen e Kuvendit Komunal se “17 hektarë faktikisht janë pak nëse kemi vizion për ngritje të festivalit në nivele botërore”.

Kjo marrëveshje, Rama tha se u bë “për shkak të qytetarëve të Prishtinës”.

“Festivali ka sjellë 8-9 milionë euro të hyra për kryeqytetin. Kjo krijon mundësi të punësimit, dmth krijon ekonomi”, tha ai.

Rama theksoi se ky festival “mundet me shku në Tiranë, mundet me shku në Shkodër, mundet me shku faktikisht ku të ka qejf”, prandaj tha se e nënshkroi këtë marrëveshje të vlefshme 99 vjet.

Marrëveshja tani duhet të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë./Express/

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni dukagjin lipa kosove përparim rama dukagjin lipa kosove përparim rama


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj