LIVE UPDATES
Aktualitet

“Martin Camaj studioi falë UDB-së?”, studiuesi Basha kundër Tares: Jugosllavia shkolloi edhe Rugovën. Sulmi ndaj shkrimt

16 Korrik 2020, 14:03 Nga DOSJA
“Martin Camaj studioi falë UDB-së?”, studiuesi Basha

TIRANË- Botimin “Dritëhije mbi Martin Camajn dhe Ernest Koliqin”, të botuar në “Peizazhe të fjalës”, studiuesi dhe pedagogu Gëzim Basha e konsideron si një atak të ulët që u bëhet dy figurave kyçe të letërsisë dhe jetës intelektuale të shekullit XX.

“Ky sulm erdhi nga një nga historianët e shumtë amatorë të Shqipërisë së sotme dhe na risolli dhe një herë në kujtesë këndin e fletërrufeve kineze. Atë ndikim tragjikokomik të revolucionit kulturor kinez në jetën shqiptare”, shprehet ai, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Ndonëse thekson se problemet që ai ka pikasur në këtë shkrim janë jo pak, së pari cek ato epistemologjike.

“Metodologjia e shkrimit është jo vetëm amatoreske dhe dashakeqëse, por thellësisht e gabuar, edhe për mënyrën sesi trajtohet fakti”, shton më tej. Sipas Bashës, Tare bën pjesë tek ata historianë shqiptarë (sipas tij amatorë shqiptarë të historisë), të cilët vëmendjen e tyre e përqendrojnë te faktet që “kërcasin” e dalin nga rrjedha normale. “Këto fakte të caktuara janë shpeshherë të volitshme për të ilustruar qëndrimin e tyre. Një qëndrim që është formuluar përpara se të shqyrtohen faktet.

Kjo, sepse në traditën tonë historike, të dominuar nga paranoja dhe autizmi i Enver Hoxhës, shpeshherë objektivat që do të arriheshin, paracaktoheshin në formë direktivash. Kështu, historianët, në vend që të zbulojnë ngjarje, ‘u vënë atyre kapakun’”, thotë studiuesi. Më tej ai argumenton se pse sipas tij disa nga interpretimet që studiuesi Auron Tare u bën të dhënave arkivore lidhur me komprometimin e Koliqit dhe Camajt me shërbime të inteligjencës, nuk qëndrojnë.

HAMENDËSIMET E TARES PËR BURSËN E CAMAJT, BASHA: JA SI E FITOI

Në botimin e tij 37-faqësh, Tare e shikon si të dyshimtë përmendjen e emrit të Martin Camajt si student në Universitetin e Beogradit. “Me të drejtë kjo sjell pyetjen, si mundi mësuesi refugjat nga Prekali të fitojë një bursë studimi për në Universitetin e Beogradit? Aq më tepër, përse shërbimi sekret amerikan e ka vendosur atë në vëzhgim, duke theksuar emrin e tij në dy dokumente raporti nga terreni?”, shkruan Tare.

Lidhur me këtë fakt, studiuesi Gëzim Basha jep argumentet e tij, që rrëzojnë hamendësimet e autorit. “Tare arrin në përfundimin, se studimet në Beograd, ose pranimi i Martin Camajt në programin pasuniversitar të Universitetit të Sarajevës, janë dy fakte që pa dyshim tregojnë lidhjen e tij me UDB-në. Ai shtron pyetjen se si një shqiptari mund t’i jepet e drejta e të studiuarit. Por, para kësaj, ai duhet t’i bëjë vetes pyetjen se cila ishte atmosfera në Jugosllavinë e asaj kohe. Sepse, në Jugosllavi, ndryshe nga në Shqipëri, nuk kishte luftë klasash.

Për shembull, Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, partizanët jugosllavë i kishin pushkatuar babain dhe gjyshin e vet, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të vazhdonte studimet e të doktorohej në Jugosllavinë e asaj kohe, çka do të ishte krejt e paimagjinueshme në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Faktet janë të shumta, ka shqiptarë që kanë arritur në nivele ministrore në ish-federatën jugosllave, megjithëse kanë pasur një aktivitet antikomunist gjatë luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte situata në Jugosllavi”, shkruan më tej.

Basha shton më tej se shumica e intelektualëve shqiptarë janë shkolluar e doktoruar në Universitetin e Beogradit. “Përmend këtu Mark Krasniqin, Fehmi Aganin, Rexhep Qosen, Arbër Xhaferrin etj. Sepse Jugosllavia, në krahasim me Shqipërinë, kishte një atmosferë shumë më liberale”.

MARTESA ME SERBE, E “KURDISUR” NGA UDB?!, BASHA: NUK ËSHTË PRAKTIKË E SHËRBIMEVE SEKRETE

Në shkrimin e Tares, paraqitet si i dyshimtë edhe fakti që Martin Camaj martohet me një vajzë serbe. “Në vitin 1951, Camaj njihet dhe martohet me një studente serbe, Nina Bogdanovich, vajza e ish-nënkryetarit të Bashkisë së dikurshme të Beogradit. Duket se fati po i printe pasi për një kohë shumë të shkurtër, nga një refugjat i arratisur ishte tashmë student i Universitetit të Beogradit.

Martesa me Ninën duket se e ka futur në atë shoqërinë e lartë beogradase. Nuk ka asnjë të dhënë nëse takimi i dy të rinjve ishte i orkestruar nga UDB-ja. Megjithatë, referuar dokumenteve, duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së”, shkruan ai në hulumtimin e tij. Sa u përket këtyre të dhënave dhe interpretimeve të Tares, studiuesi shpjegon se Beogradi i asaj kohe ka qenë një qytet me atmosferë shumë liberale krahasuar me Tiranën.

“Nuk mund të themi kozmopolit, por kishte një jetë intelektuale, e cila ngrihej mbi ndasitë etnike. Aty jetonin kroatët, sllovenët, boshnjakët, si dhe shqiptarët, pra, kishte një larmishmëri etnike. Përpos kësaj, Martin Camaj ishte një mendje brilante dhe dihet atraksioni i femrave ndaj njerëzve inteligjentë. Mirëpo, atraksioni në përgjithësi, sensibiliteti, nuk mund të konsiderohet doemos si aktivitet subversiv. Po ashtu, duhet thënë se në praktikat e shërbimeve sekrete, martesat nuk janë një element që praktikohet nga shërbimet sekrete, pasi ato mund të dekonspirojnë një lidhje të mundshme. E nënvizoj, martesat në shërbime sekrete nuk janë një mjet politik, si në mbretëri apo principata, ku përdoren për të krijuar aleanca.

HAMENDËSIMET PËR LARGIMIN E CAMAJT NË GJERMANI

Largimin e Camajt për në Mynih të Gjermanisë, në vitet 1960, Auron Tare e shikon si “të mjegullt” në shkrimin e tij. Kështu, ai ngre disa pyetje që çojnë drejt një bashkëpunimi të mundshëm të shkrimtarit me UDB-në. “Mos vallë lëvizja e Camajt për në Gjermani kishte të bënte me interesimin e UDB-së për organizatat kosovare?! Apo bashkëpunimi i Koliqit me ish-shefin e SD gjermane, Karl Hass, i kishte hapur rrugë edhe Camajt për të qenë në kontakt me këtë shërbim? Mbi këtë pyetje i rikthehemi përsëri informacionit që siguronte Zbulimi Politik Shqiptar për figurat e diasporës”, shkruan Tare.

Aludimi i Tares për misionin e Camajt në Gjermani, ku duhet të kontrollonte diasporën e shqiptarëve të Jugosllavisë, sipas Bashës, është i pabazuar. “Duhet thënë se në vitin 1960, kur Camaj shkoi në Gjermani, pothuajse nuk kishte fare diasporë kosovare atje, ose ishte shumë e rrudhur. Mund të kishte më shumë shqiptarë të Shqipërisë sesa nga Kosova, Maqedonia apo trojet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, sepse emigrimi masiv i shqiptarëve në Gjermani dhe në Zvicër filloi pas vitit 1968”, thotë studiuesi.

Po ashtu, ai shton se Camaj nuk do të ishte person i përshtatshëm për një detyre të tillë. “Duke qenë një intelektual jezuit, katolik, ai nuk ishte kandidatura e duhur, sepse shqiptarët që emigruan në Gjermani dhe Zvicër ikën nga malet dhe fermat e Kosovës. Pra, ata nuk ishin intelektualë dhe kishin një lloj paragjykimi ndaj katolikëve. Për ta, Camaj nuk do ishte i pranueshëm. Jeta, si të thuash e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Gjermani dhe Zvicër, sillej rreth xhamive dhe Camaj do të ishte kandidatura e gabuar për t’u marrë me ta”.

DETYRA E PAPËRMBUSHUR E AKADEMISË

Studiuesi Gëzim Basha e kritikon ashpër reagimin e vakët të Akademisë së Shkencave lidhur mbi botimin e Tares, ku dy shkrimtarët Camaj dhe Koliqi shikohen si agjentë të mundshëm të shërbimeve inteligjente. “Akademia e Shkencave drejtohet tani nga një komisar politik, që nuk ka asnjë kontribut për shkencën e jo më për artet liberale. Zotëria, Gjinushi, braktisi lulet e politikës për të marrë postin burokrat të Kryetarit të Akademisë. Si të thuash, ata do jenë gardianët që do ta ruajnë pastërtinë e vijës së Partisë së Punës, e cila trashëgohet si një fill i zi në politikat e sotme kulturore të Shqipërisë”, shprehet ai. Rreshtat e varfër të Akademisë për dy kolosët e letërsisë, si “dy shkrimtarë seriozë”, duke u distancuar totalisht nga botimi, sipas Bashës, janë një tregues i një detyre të papërmbushur. “Nuk thuhet asgjë për mënyrën dashakeqëse dhe amatore, me të cilën sulmohen këta dy autorë. Akademia e Shkencave kishte detyrim moral të argumentonte para publikut të gjerë se sa antishkencorë është shkrimi i Auron Tares kundër shkrimtarëve Ernest Koliqi dhe Martin Camaj”, thotë Basha…

“BASHKËPUNIMI I CAMAJT ME CIA-N; NËSE E KA BËRË, MË RRITET RESPEKTI PËR TË”

Studiuesi Gëzim Basha, sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm të Camajt me CIA-n, shprehet se nuk ka prova të mjaftueshme. “Mirëpo, nëse e ka bërë këtë, më rritet respekti për të”, thotë ai, duke shpjeguar se në konfliktin midis botës komuniste dhe perëndimit, intelektualët shpesh “thërriteshin në skenë” për të dhënë kontributin e tyre. “Shumica e liberalëve, intelektualëve të mëdhenj, që e lanë Lindjen në emër të lirisë së tyre personale por edhe lirisë së kombit të tyre, bashkëpunuan ose e shpallën hapur simpatinë e tyre ndaj Perëndimit. Ishin shpeshherë militantë aktivë në favor të Perëndimit në këtë përplasje të madhe. Dhe në këtë kontekst, të jepje kontributin tënd, qoftë edhe duke i dhënë mendimet e tua CIA-s apo shërbimeve të tjera partnere, në pikëpamjen time ishte një detyrim. Madje, ishte një nder i madh që në kohën e Luftës ë Ftohtë të kesh qenë bashkëpunëtor ose një njeri që jepte kontribut për CIA-n ose për vendet e tjera perëndimore. Martin Camaj nuk mund të bënte përjashtim. Ai nuk e donte Shqipërinë nën kthetrat e pushtimit tiranik të Enver Hoxhës, ku populli shqiptar u bë kavje eksperimentimi. Kërkonte lirinë e popullit të vet dhe ishte detyrimi i tij shpirtëror dhe intelektual të mbante anë dhe të kontribuonte”, thotë studiuesi.

(Marrë nga Panorama.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare ernest koliqi gëzim basha martin camaj studimi i auron tares auron tare ernest koliqi gëzim basha martin camaj studimi i auron tares

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta