LIVE UPDATES
Bota

Masakra e 1988-ës në Iran, Presidentja e Këshillit të Rezistencës: Duhet të përmbyset regjimi që mohon gjenocidin dhe mi

27 Gusht 2021, 20:26 Nga DOSJA
Masakra e 1988-ës në Iran, Presidentja e Këshillit të

IRAN- Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maraym Rajavi, i bëri thirrje Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut që të themelojnë një mision ndërkombëtar të gjetjes së fakteve për të hetuar masakrën e 1988-ës në Iran. Rajavi e bëri thirrjen në një konferencë të zhvilluar online ditën të premte në rreth 2000 pika anembanë botës.

Gjatë muajve të mëparshëm, Raportuesi Special i OKB-së mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, Amnesty International, dhe mbi 150 mbrojtës të spikatur të të drejtave njerëzore kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur të OKB-së mbi këtë ngjarje. Rajavi i bëri thirrje gjithashtu SHBA dhe Europës që ta njohin masakrën e 1988-ës në Iran si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit, dhe i nxiti ato të mos e mirëpresin Ebrahim Raisi-n (presidentin aktual të Iranit) në vendet e tyre, por ta ndjekin penalisht dhe t’i kërkojnë llogari atij. Më parë Ebrahim Raisi ka qenë anëtar i “komisionit të vdekjes” në Teheran, komision i cili ka dhënë urdhër për ekzekutimin e mijëra të burgosurve në 1988-ën.

Në verën e 1988-ës, Ruhollah Khomeini, udhëheqësi i atëhershëm i regjimit iranian nxori një fetva (urdhëresë fetare) për ekzekutimin e të gjithë anëtarëve të burgosur të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), të cilët vazhdonin t’i qëndronin besnikë kauzës së tyre. Si pasojë u ekzekutuan rreth 30,000 të burgosur politikë.

“Për ne, lëvizja Thirrje-për-Drejtësi është sinonim me këmbënguljen, qëndrueshmërinë, dhe rezistencën për ta përmbysur këtë regjim dhe për të themeluar lirinë me gjithë forcën tonë. Për këtë arsye, regjimi përpiqet ta mohojë masakrën, ta minimizojë numrin e viktimave, dhe t’ua fshijë identitetet, sepse kështu i shërben interesave të veta dhe ndihmon ruajtjen e pushtetit të vet,” tha Rajavi.

Mes folësve në këtë event ishin një numër personalitetesh europiane, duke përfshirë dy ish-ministra të jashtëm të Italisë, Franco Frattini dhe Gullio Terzi, si dhe Guy Verhofstadt, ish-kryeministër i Belgjikës. Në këtë event folën edhe ish-ministri i jashtëm kanadez John Baird, dhe Geoffrey Robertson, Gjykatës Apeli në Gjykatën Speciale të OKB për Krime Lufte në Sierra Leone.

“Veprimet e qeverisë së re të Iranit janë në përputhje me historinë e regjimit. Ministri i ri i jashtëm ka shërbyer edhe në qeveri të mëparshme. Nuk ka asnjë ndryshim midis konservatorëve dhe reformistëve. Është i njëjti regjim. Kjo konfirmohet nga afërsia e ministrit të jashtëm me komandantin e Forcave Quds. Ai madje ka konfirmuar se do ta vazhdojë rrugën e Qassem Soleimani-t,” tha Z. Frattini.

Ndërkohë, ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt tha me keqardhje se “Masakra e 1988-ës, e planifikuar dhe e ekzekutuar me rigorozitet e me një shënjestër të qartë në mendje, kualifikohet si gjenocid. Ajo nuk është hetuar kurrë zyrtarisht nga OKB dhe autorët e krimeve nuk janë hedhur në gjyq. Ata vazhdojnë të gëzojnë pandëshkueshmëri. Sot, regjimi drejtohet nga vrasësit e asaj kohe.”

“Është e rëndësishme që BE dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar të marrin përsipër role udhëheqëse lidhur me këtë çështje. Qeveria në Iran, e drejtuar nga Raisi, mbart një faj edhe më të madh lidhur me çështjen e masakrës së 1988-ës,” tha Kumi Naidoo, ish Sekretar i Përgjithshëm i Amnesty International.

Sot, Irani sundohet nga një vrasës. Parlamenti iranian mund ta ketë pranuar atë, por ne nuk do ta pranojmë. Gratë iraniane nuk do ta pranojnë. Gratë janë një element themelor i shoqërisë. Nëse i mbyllim sytë, edhe ne do të jemi përgjegjës,” pohoi Dominique Attias, Presidente e Federatës Europiane të Avokatëve.

Geoffrey Robertson, President i parë i Gjykatës Speciale të OKB për Sierra Leone, foli hapur lidhur me përgjegjësinë për masakrën e 1988-ës: Nuk ka dyshim që ka arsye të forta për të ndjekur penalisht Ebrahim Raisi-n dhe individë të tjerë. Është kryer një krim që kërkon përgjegjësi ndërkombëtare. Duhet bërë diçka lidhur me këtë, ashtu siç është bërë kundër autorëve të masakrës së Srebrenicës.

Edhe Theo Van Boven, ish-drejtor i Divizionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Raportues Special i OKB mbi Torturën, bëri thirrje për një hetim të pavarur nga Kombet e Bashkuara mbi masakrën e 1988-ës dhe përgjegjësinë e Raisi-t. Zëra politikë u ngritën gjithashtu kundër mosveprimit nga ana e BE-së për sa i përket situatës së rëndë të të drejtave njerëzore në Iran.

“Pavarësisht gjithë thirrjeve për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi masakrën e 1988-ës, Bashkimi Europian i ka shpërfillur këto thirrje, nuk ka reaguar, dhe nuk ka qenë i përgatitur për të shprehur një reagim. Dua t’i bëj thirrje BE-së që ta sanksionojë regjimin për krime kundër njerëzimit. Mendoj se Lituania mund të marrë drejtimin mes shteteve të BE-së,” tha Audronius Ažubalis, ish-ministër i jashtëm i Lituanisë dhe anëtar i Parlamentit Lituanez.

U transmetuan gjithashtu një numër video-mesazhesh nga njerëz brenda Iranit të cilët bëjnë thirrje për veprim ndërkombëtar lidhur me masakrën e 1988-ës, si shenjë solidariteti edhe nga brenda Iranit. Në konferencë morën pjesë edhe rreth 1,000 ish të burgosur politikë, disa prej të cilëve janë të mbijetuar të masakrës së 1988-ës. Ata dhanë dëshmi tronditëse të përjetimeve të tyre brenda burgjeve të mullahëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota maraym rajavi masakra e 1988 ne iran maraym rajavi masakra e 1988 ne iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj