LIVE UPDATES
Bota

Masakra e Srebenicës, Serbia me aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gjenerali të RS-së

31 Mars 2022, 16:58 Nga DOSJA
Masakra e Srebenicës, Serbia me aktakuzë për krime lufte ndaj

SERBI– Prokuroria serbe për krimet e luftës ka ngritur një aktakuzë kundër ish-gjeneralit dhe komandantit e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (URS), Milenko Zhivanoviq, për krime lufte kundër civilëve në Bosnje dhe Hercegovinë (BeH) nga viti 1992 deri më 1995.

Zhivanoviq akuzohet për urdhërimin dhe pjesëmarrjen në zhvendosjen e detyruar të civilëve boshnjakë nga Srebrenica dhe Zhepa në pjesën lindore të Bosnjes e Hercegovinës.

Sipas aktakuzës, në një nga vendimet e nëntorit 1992, Zhivanoviq ndër të tjera urdhëroi:

Me forcat dhe mjetet kryesore, me aplikimin e veprimeve aktive, i shkaktoni armikut sa më shumë humbje, e lodhni, e thyeni ose e detyroni të dorëzohet dhe detyroni popullsinë myslimane të largohet nga zona e Cerskës, Zhepës, Srebrenicës dhe Gorazhdës”.

Në mars 1995, ai lëshoi një urdhër për “krijimin e kushteve të pasigurisë totale, intolerancës dhe mungesës së shpresës për mbijetesën dhe jetën e mëtejshme të vendasve në Srebrenicë dhe Zhepë përmes aktiviteteve luftarake të planifikuara dhe të planifikuara ditore”.

Më 12 korrik 1995, ai urdhëroi sigurimin e 50 autobusëve për “evakuimin e civilëve nga enklava e Srebrenicës”.

Një ditë më vonë ai lëshoi një paralajmërim, në të cilin, përveç urdhrave konkrete, tha se boshnjakëve në Zhepë u ishte vendosur ultimatum që “nëse nuk e pranoni thirrjen për dëbim, ata do të vazhdojnë me ekzekutimin”.

Zona e Mbrojtur e Srebrenicës ishte në zonën e përgjegjësisë së Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe më 12 dhe 13 korrik 1995, disa mijëra boshnjakë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, u zhvendosën me forcë nga kjo zonë, thuhet në aktakuzë.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën kundër Zhivanoviqit është caktuar për më 8 prill në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Aktakuza kundër Zhivanoviqit u ngrit më 4 janar 2022 edhe nga Prokuroria e Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, e cila e akuzon atë për krime kundër njerëzimit në zonën e Srebrenicës dhe Zhepës, nga marsi deri në mes të korrikut të vitit 1995.

Ai akuzohet se, si pjesëmarrës në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ka planifikuar dhe drejtuar aktivitetet e njësive të Korpusit të Drinës “në një sulm sistematik kundër popullatës civile boshnjake”.

Zhivanoviq u paraqit para Tribunalit të Hagës në tetor 2013 si dëshmitar mbrojtës në rastin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në mars të 2019-s për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pas kapjes së Srebrenicës më 11 korrik 1995, Zhivanoviq u lirua nga detyrat e tij si komandant i Korpusit të Drinës dhe, ndryshe nga pasardhësi i tij Radislav Krstiq, nuk ishte përgjegjës për vrasjet masive që pasuan.

Gjatë dëshmisë të tij, prokurorja e Hagës, Melissa Pack, e përballi Zhivanoviqin me zbatimin e urdhrave të Karaxhiqit për t’i lënë të uritur banorët e Srebrenicës, ç’gjë i parapriu vrasjes dhe dëbimit.

Gjatë dy ditëve të dëshmisë së tij, Zhivanoviq pretendoi se objektivi i tij nuk ishin kurrë civilët.

Ne ishim në një marrëdhënie lufte në atë kohë, dy palë ndërluftuese. Por, mos ma përmendni popullin mysliman në çdo pyetje. Populli mysliman nuk ka qenë kurrë armiku im,” kishte thënë Zhivanoviq në Hagë.

Zhivanoviq u përmend, gjithashtu, gjatë gjyqit të ish-eprorit të tij, gjeneralit Ratko Mlladiq, si personi që i raportoi peshkopit të atëhershëm (të Zvornik-Tuzlës), Vasilije Kaçavenda, për operacionin Srebrenica më 12 korrik 1995.

Ratko Mlladiq u dënua në qershor të vitit 2021 në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë rreth 8,000 burra dhe djem në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Deri më tani janë identifikuar eshtrat e 6,955 personave./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni masakra e srebrenices melissa pack milenko zhivanoviq masakra e srebrenices melissa pack milenko zhivanoviq

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj