LIVE UPDATES
Bota

Masat e reja/Biden fokusohet tek vaksinimi, dozat përforcuese dhe testet falas

21 Dhjetor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Masat e reja/Biden fokusohet tek vaksinimi, dozat përforcuese dhe testet

SHBA – Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Presidenti Joe Biden bëri publike masat e administratës së tij që parashikojnë rritje edhe më të ndjeshme të vaksinimit apo dhe imunizimit me doza përforcuese, ofrimin e 500 milionë testeve të shpejta falas për amerikanët, si dhe një rritje të mbështetjes për spitalet e mbingarkuara me të infektuar.

Plani i presidentit vjen ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus në SHBA po rritet ndjeshëm sërish, me 143,000 raste infeksionesh të regjistruara të hënën dhe 1,300 vdekje si pasojë e COVID-it. Gati tre të katërtat e rasteve të reja janë të lidhura me variantin tejet ngjitës atë Omicron. Gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Biden tha se televizionet kabllore dhe mediat sociale kane përfituar nga dezinformatat lidhur me pandeminë. Ai tha se ata që keqinformojnë, duhet t’i japin fund kësaj gjëje, dhe menjëherë.

Biden tha se vendi nuk do t’i kthehet me marsit të vitit 2020 dhe shtoi se amerikanët e kanë detyrë patriotike të vaksinohen. Presidenti paralajmëroi të martën amerikanët e pavaksinuar se po e vënë veten dhe të dashurit e tyre në rrezik, mes përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

“Nëse nuk jeni plotësisht të vaksinuar, keni arsye për t’u shqetësuar”, tha Biden.

Presidenti tha se të vaksinuarit mund të infektohen me COVID-19, por ata janë të mbrojtur nga rastet e rënda të sëmundjes dhe vdekjet. Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden detajoi ndryshime të mëdha në planin e tij për sezonin e dimrit për sa i takon përpjekjeve antikovid, nxitur nga shfaqja e Omicronit, rreth të cilit shkencëtarët kanë ende shumë pikëpyetje. Një pjesë e rëndësishme e planit është vendimi i  Biden që qeveria të blejë 500 milionë teste të shpejta për koronavirus dhe t’ua shpërndajë ato falas amerikanëve, duke filluar nga janari. Për të siguruar një test falas çdo amerikan do të përdorë një faqe interneti të re ku mund të porosisë një të tillë. Testet do të dërgohen me postë pa pagesë, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim shënon një ndryshim të madh në planin e Presidentit Biden, i cili më herët kishte bërë thirrje që shumë amerikanë t’i blinin vetë testet, gjetja e cilave është shumë e vështirë, dhe më pas të kërkonin rimbursim nga sigurimi i tyre shëndetësor. Për herë të parë, qeveria amerikane do t’i dërgojë testet falas për COVID-19 direkt tek amerikanët, pas më shumë se një viti nxitje nga ekspertët e shëndetit publik.

Ekspertët e kishin kritikuar qasjen fillestare të zotit Biden, blej së pari, e rimbursohu më vonë, dhe kanë paralajmëruan se SHBA-ja do të përballet me probleme të tjera me testimin, në një kohë kritike. Mbrojtësit e testimit japin shembullin e vendeve si Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilat kanë shpërndarë miliarda teste për publikun dhe rekomandojnë që njerëzit të testohen dy herë në javë. Qeveria federale do të krijojë gjithashtu vende të reja testimi. Po kështu do të përdoret dhe një ligj federal i cili ndër të tjera autorizon presidentin që t’u kërkojë bizneseve të pranojnë dhe t’i japin përparësi kontratave për materiale që konsiderohen të nevojshme për mbrojtjen kombëtare, pavarësisht nga humbjet që mund të kenë. Ligji do të përdoret për të ndihmuar në prodhimin e më shumë testeve. Vendi i parë i ri i testimit i mbështetur nga federale do të hapet në Nju Jork këtë javë.

Megjithatë, rritja e testimit nga ana e administratës Biden vazhdon të jetë shumë larg niveleve për të plotësuar nevojat që të gjithë amerikanët të testohen sipas normave të rekomanduara, dy herë në javë. Sipas Fondacionit jofitimprurës Kaiser Family, për ta bërë këtë, SHBA-së do t’i duheshin 2.3 miliardë teste në muaj për të gjithë amerikanët mbi 12 vjeç. Kjo është gati pesë herë më shumë se gjysmë miliardi teste që zoti Biden ka vendosur të ofrojë.

Aktualisht, SHBA-ja mund të kryejë rreth 600 milionë teste në muaj, me testet në shtëpi që përbëjnë rreth gjysmën, sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. I pyetur nga gazetarët Presidenti Biden tha se qeveria nuk ka dështuar lidhur me politikat e ndjekura në raport me testet, por situata është bërë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë e të paparashikuar të variantit të ri të koronavirusit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kryesore biden joe biden shba vaianti omicron biden joe biden shba vaianti omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj