Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Masat për koronavirusin/ KLGJ: Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore për një periudhë 2 javore
10 Mars 2020, 13:07Nga DOSJA
Tiranë- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të pezullohen për një periudhë dy javore proceset gjyqësore. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
“Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjtihshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar dhe infeksioni i përhapur Covid-19”, shprehet në pikën e parë të vendimit.
Gjithashtu, përjashtohen nga efektet e pezullimit, “seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, i pandehuri ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”. Kohëzgjatja e këtij vendimi do të jetë për një periudhë dy javore, thotë KLGJ.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë, dy personave, Vangjel Zijaj dhe Ervis Rapo, të dënuar për trafik droge.Vang...
TIRANË- Itinerari i pacientit ‘zero’ në Shqipëri pas hyrjes nga Italia ka qenë tejet i pasur. I riu, 28-vjeçar, i cili infektoi babain e tij me Covi...
Tiranë- Autoriteti i Mediave Audiovizive iu bën apel televizoneve që të ndjekin masat për koronavirusin. Në një njofton AMA thekson se duhet të tregohet kujdes ...
Deklarata e drejtoreshës së ISHP, u bë gjatë përditësimit zyrtar të të dhënave për të prekurit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë...
Tiranë-Mira Rakacaolli, zv/ministrja e Shëndetësisë i ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia, daljet në kafene apo restorantet...
TIRANË– Drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Albana Fico iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë të gjitha rregullat e higji...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjatë një konference për shtyp tha se edhe ai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme njoftoi se ka nisur dezinfektimi i urbanëve dhe rritja e kontrolleve të tyre për shkak të ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë njofton se ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë ekzaminuar 114 raste, 10 pr...
TIRANË- Studiuesi Agron Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, ka shpërndarë sot një listë me 330 emra të ci...