"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Mashtrimi 4 mln euro/ Flet biznesmenja e “Shpresa Al”:Prita 4 orë në komisariat dhe më arrestuan, fajin e ka një vajzë
7 Shtator 2019, 16:26Nga DOSJA
TIRANË– Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al dhe bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka folur në Gjykatë pasi është arrestuar për evazion fiskal. Joanidhi, ish-kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës është shprehur se ka shkuar vetë në komisariatin e polciisë dhe pas katër orësh pritje është arrestuar.
Ajo ka treguar më tej se administratore e ‘Shpresa Al” është vënë një vajzë e re dhe përgjegjësinë e mashtrimit ia kaloi kësaj të fundit.
“Shkova vetë në polici. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Prita 4 orë dhe më pas më arrestuan pasi mora vesh se më ishte prerë urdhër-arresti. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që ka një javë që është emëruar. Ajo merret me faturat e shit-blerjes,”- mësohet të jetë shprehur Shpresa Joanidhi.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.
Prokurorja Imeraj kërkoi që nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, P. B, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie. Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.
15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Sot u arrestua edhe biznesmeni i 16-ë, Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Drilon Bareti është biznesmeni i 16-të që ra në pranga ditën e sotme si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh. Fillimisht u raportuar se B...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në Tiranë. Mësohet se 66-vjeçari është me inicialet J.M., ...
TIRANË– Biznesmeni Rrapo Baduni, i arrestuar si i përfshirë në skemën e evazionit fiskal prej 4 mln eurosh ka dalë sot para gjykatës bashkë me 15 të tjerë....
LUSHNJE- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Lushnje, në vendin e quajtur Golem. Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy automjete janë përpla...
TIRANË– Një nga bisnezmenët e arrestuar si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh ka kërkuar lirinë. Ardian Bejko, pronar i kompania “Babeko Trans”...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka ndërruar mendje për disa nga biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal prej 4 mln eurosh. Drejtuesja e organit të ak...
TIRANË– Janë proceduar 97 drejtues mjetesh pasi janë pikasur me xhama të errët ose të veshur veshur me qese të zeza në automjetet e tyre. Burime nga polici...
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku një punëtor u gjet i pajetë, ka reaguar dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.Në njoftimin e ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me biznesmenin turk, Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur ditën e sotme në ujërat shqipt...