Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mbajtja e Konferencës së Donatorëve, Rama falenderon KE-në: Shenjë solidarizimi, mirënjohje
13 Dhjetor 2019, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Presidenten e Komisonit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për ndihmën që ofruan në mbështetje të Shqipërisë që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një status në Twitter, Rama shkruan se ky është një mesazh i fortë solidariteti dhe shton gjithashtu falenderimet për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë.
“Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmet. FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë,”– shkruan Rama.
Komisioni Evropian është solidarizuarme Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.
Gjithashtu Sorecaka njoftuar se Këshilli Evropian është gati për të ofruar ndihmë humanitare për Shqipërinë për tërmetin e 26 nëntorit. Në vendimet e KE thuhet se BE mirëpret konferencën e donatorëve.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe ish-deputetja Albana Vokshi janë mbledhur në një takim ku pritet të dilet me një deklaratë të përbashk...
Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat mëngjesin e sotëm.Mësohet se makinë e drejtuar nga Armend Pervizi ka dalë nga rruga ...
DURRËS– Banorët e një pallati që është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kanë dalë në protestë para Bashkisë së Durrësit.Dosja.al mëson se banorët e ...
Tiranë- Ditën e sotme Drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është takuar me Drejtoreshën e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës...
LEZHË- Zona Lezhë -Ulqin përgjatë gjithë bregdetit është me sizmicitetin më të lartë në vend me një magnitude maksimale 7.0 sipas hartave të mikrozonimit ...
LIBRAZHD- Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari që u vetë-helmuan në fshatin Xhyrë. Prindërit e Olsiani...
ELBASAN- Kjo është pamja që vjen nga spitali i Elbasanit, ku i riu Olsian Hajdari, i martuar vetëm 5 ditë më parë me 19-vjeçaren, Rezarta Hajdari, 27-vje...
LIBRAZHD- Flet tezja e çiftit që vendosi të vetë-helmohej në fshatin Xhyrë në Librazhd. E pyetur nga gazetarët, gruaja është shprehur: Nuk dimë asgjë. Un...
Vlorë- Në Vlorë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 2130 kg produkt mish pule, e cila ishte ardhur nga Polonia pasi kishte prezencë të sal...