LIVE UPDATES
Aktualitet

Trageti me mbetje të rrezikshme në Vlorë, dyshohet se u bashkëpunua me mafien italiane, u sollën me skemën e Camorras

21 Shkurt 2020, 11:33 Nga DOSJA
Trageti me mbetje të rrezikshme në Vlorë, dyshohet se u

VLORË- 40 metra kub lëndë e rrezikshme për jetën gjendet që prej datës 20 shkurt në Shqipëri, pasi u bllokuan në tragetin që vinte nga Italia në qytetin e Vlorës. Shumica e saj është ende e paidentifikuar. Inspektorët e Shëndetit Publik janë thirrur me urgjencë në Portin e Vlorës për të marrë mostra dhe për të përcaktuar se çfarë lënde gjendet në fuçitë e hekurta në fund të tragetit dhe në një ambient në Çole, i vendosur nën shirit. Ndërkohë deri tani ekspertët kanë përcaktuar se pjesa tjetër jashtë fuçive është lëndë e rrezikshme amiant.

Sjellja e lëndës së rrezikshme mendohet që është transportuar dhe do të groposej sipas të njëjtës skemë të përdorur nga Camorra në Itali. Një grup i  strukturuar kriminal, nga i cili gjashtë prej tyre u arrestuan në flagrancë, përmes kontratave mes një agjencie udhëtimi, një agjencie pastrimi dhe një tjetre për asgjësimin e plehrave, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, duke u kamufluar dhe duke futur lëndë helmuese në territorin e Shqipërisë. Prokuroria e Vlorës ka thirrur me urgjencë këtë të premte inspektorët e Shëndetit Publik, inspektorë të mjedisit dhe specialistë të lëndëve të rrezikshme edhe nga Ministria e Mbrojtjes, për të përcaktuar se çfarë lloji është lënda helmuese në fuçi, e cila nuk mund të caktohet ende për rrezikshmërinë që paraqet. Ndërkohë paraprakisht lënda tjetër është e llojit amiant, e konsideruar e rrezikshme për jetën e njeriut dhe gjithashtu kancerogjene.

Po si kryhej sjellja e mbetjeve të rrezikshme të vendin tonë?

Gazeta “Si” bisedoi ekskluzivisht me pjesëtarë të grupit të hetimit, të cilët janë të mendimit se kjo dosje duhet të kalojë urgjent pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi ka dyshime që gjashtë të arrestuarit kanë bashkëpunuar me mafien e plehrave në Itali për krijimin e kësaj skeme, që me sjelljen e mbetjeve të rrezikshme ka cenuar pse jo edhe sigurinë kombëtare. Prokurorët e Vlorës kanë zbuluar se më 1 janar 2020 kompania Delfini 1 me administrator shtetasen Elisabeta Cuni, 55 vjeç ka lidhur kontratë me shoqërinë St. Damiant me administrator Agron Brataj. Lloji i kontratës thanë burime të sigurta të Gazetës “Si” është kontratë shërbimi me afat 30 dhjetor 2020, dhe qëllimi i parashtruar në dokumentacionin e firmosur është ofrimi i pastrimit në tragete dhe anije nga kompania e Elisabeta Cunit. Ndërsa mjetet e pastrimit hynin krejt lirisht në Portin e Vlorës të kamufluara se do pastronin tragetin që kryente linjën Vlorë-Brindizi. I arrestuari Agron Brataj tha burimi i Gazetës “Si” është gjithashtu përfaqësues i shoqërisë Euro Ferris dhe mbulonte si agjent dokumentacionin përpunues për hyrjen e çdo malli në Shqipëri në rolin e agjentit të tragetit. Pikërisht me këtë rol 48-vjeçari “mbyllte sytë” dhe nuk ofronte dokument shoqërues për ngarkesat që nxirreshin nga trageti. Burimi i prokurorisë i Gazetës “Si” shtoi se mbetjet nuk kishin asnjë dokument shoqërues nga Italia çka do të thotë se kjo skemë, duke përdorur tragetin e ushtarëve si transport helmesh drejt Shqipërisë ka muaj që zbatohet. Nga verifikimi i deritanishëm rezulton se trageti në fjalë udhëtonte çdo tri ditë drejt Italisë dhe mes të arrestuarve gjendet gjithashtu pjesa më e rëndësishme e këtij zinxhiri, kapiteni dhe zëvendëskapiteni i tragetit. Menjëherë sapo agjencia e pastrimit të tragetit Delfini futej në traget, merreshin prej andej lëndët helmuese, siç ndodhi edhe të enjten ku djali i Elisabeta Cunit, Arbër Cuni futej me fugon dhe kryente ngarkesat. Vetëm ditën e enjte tha një burim i policisë, Arbër Cuni ka hyrë tri herë në traget, duke ngarkuar automjetin me lëndën e dyshimtë.

Loja tjetër

Pikërisht për të mbuluar veprimin tjetër “pra mbetjet e rrezikshme” shoqëria Delfini 1 ka lidhur një kontratë me shoqërinë Kornuzi me seli në Çole të Vlorës. Udhëtimi i mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Vlorës zgjaste deri në Çole ku edhe ato shkarkoheshin në brendësi të kësaj kompanie që ka si administrator shtetasin Zamir Kornuzi edhe ky i   arrestuar. Në raportin e shërbimit të Policisë Kriminale thuhet se nga këqyrja e kompanisë së Çole u gjetën lëndë të ndryshme të dyshimta, por është ende herët të përcaktohet se cili ishte destinacioni final i lëndëve të rrezikshme. Ne dyshojmë tha një zyrtar i Policisë së Vlorës për Gazetën “Si” se këto lëndë të rrezikshme groposeshin, por është ende herët të gjendet vendi.

Kapitenët

Po përse në pranga edhe kapiteni dhe zëvendëskapiteni i tragetit? Festim Tafa me detyrën e  kapitenit sipas ligjit për anijet dhe sigurinë e porteve së bashku me vartësin e tij Kujtim Xhaferrllari kishin për detyrë të analizonin çdo mall që hynte në traget dhe që transportohej nga trageti. Diçka e tillë nuk është evidentuar, çka hedh hije dyshimi mbi  rolin e tyre dhe forcon bindjen se trageti është përdorur shpesh në këtë skemë skandaloze. Gjatë orëve të mbrëmjes të gjashtë të arrestuarit janë pyetur, por kapiteni dhe zëvendëskapiteni  këmbëngul se fuçitë janë me vaj dhe jo lëndë të rrezikshme, ndërsa pjesa tjetër ishin mbetje prej kohësh që i përkisnin tragetit të vjetër përpara se të rikonstruktohej. Por e gjitha kjo është një alibi. Secili nga të arrestuarit këmbëngul se nuk dinte asgjë dhe nuk e kishin idenë për mbetjet e rrezikshme, sidoqoftë kontratat dhe provat në vendngjarje flasin kundër tyre. Lënda helmuese mendohet që është gjithsej 40 metra kub, dhe se çfarë është ajo tjetër do ta thonë inspektorët e Shëndetit Publik. Ndërkohë trageti është sekuestruar, ndërsa siç thotë një burim tjetër, veç amiantit aty u gjet edhe asbes dhe lesh xhami që të tria këto lëndë të ndaluara në Bashkimin Europian.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbetje te rrezikshme ne vlore porti i vlores sekuestrohet amiant në vlorë trageti me amiant mbetje te rrezikshme ne vlore porti i vlores sekuestrohet amiant në vlorë trageti me amiant

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shkurt 2020, 09:58

TIRANË- Kreu i Gjykatës Administrative të Vlorë, Astrit Shema, u përball pak ditë më parë në seancën dëgjimore me një raport negativ në Komisionin e Pavaru...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj