LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!’/ Anila Hoxha s’e ndal IRONINË: Bajrajt dolën kristal, “të fortët”

18 Qershor 2021, 08:14 Nga DOSJA
‘Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!’/ Anila

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar aksionet e fundit të forcave speciale të RENEA, i zhvilluar në 5 qytete të ndryshme të vendit, ku krimi është më “aktiv”. Me ironi, Hoxha shkruan se forcat e huaja speciale janë bërë xhelozë për operacionet, ndaj edhe duan që të vijnë në Shqipëri. 

“U kap më i fuqishmi në botën e krimit në Vlorë që po pinte kafe në Lungomare, i cili ishte plagosur pak ditë më parë. U konstatua se ai po pinte kafe me shumë sheqer. Të fortët nuk dalin më në Lungomare, por kanë marrë malet nga frika. 15 qytetarë prekën muret dhe nuk e panë dot golin që u shënua. 30 xhepa të kontrolluar. Në Dobrac nuk u gjet asgjë, Bajrat, dolën kristal. Ibrahim Lici nuk u gjet në asnjë xhep të qytetarëve, të cilëve turp t’u vijë që dolën pa armë. Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!,“-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Rezultatet po i radhis jo për mburrje dhe as për lëvdata dhe përpos bilancit fantastik dhe shumë të frytshëm, kam një falënderim për drejtuesit e përkushtuar në detyrë. Për secilin prej tyre faleminderit, megjithëse kanë bërë xhelozë edhe sivëllezërit specialë nëpër botë. SËAT po përgatitet të dalë kontrolle nëpër lokale për raste të ngjashme si këtu, pra pa patur situatë pengmarrjeje, kërcënimi, apo ndonjë personazhi shumë të rrezikshëm që duhet rrethuar bazuar në informacione. Njësoj edhe britanikët. Forcat speciale franceze GIGN po çmenden nga xhelozia, nuk mbeten pas edhe specialet italiane. ECO COBRA në Austri po lutet të vijë me mision në Shqipëri, mbasi atje ku është nuk ka liderë të hairit. Ndërkohë për inat të tyre, ju vë në dijeni se çfarë arritën RENEA jonë që zbriti në rrugë sipas udhëzimeve të ndritura të vizionarëve, të cilët i falënderojmë: 1. U kap më i fuqishmi në botën e krimit në Vlorë që po pinte kafe në Lungomare, i cili ishte plagosur pak ditë më parë. U konstatua se ai po pinte kafe me shumë sheqer. Po kështu siç e keni parë në filmimet cilësore të vetë policisë, shtatë qytetarë u shtrinë barkas në të njëjtën kafene me 7 pranga të vendosura në total. Mbasi filmimi u krye me cilësi të lartë, atyre pastaj iu hoqën, mbasi nuk bëhen pis prangat me shtetas që e pinë kafen pa sheqer. 14 xhepa të kontrolluara. Një pistoletë e kapur. Në xhepat e qytetarëve, nuk u gjet asnjë nga vrasësit e narkotrafikut në këtë qytet. Të fortët nuk dalin më në Lungomare, por kanë marrë malet nga frika. 2. Makinë luksoze në Elbasan, e bllokuar. 28 qytetarë me krahë lart. 56 xhepa të kontrolluar. As Talo as Klement Xhaferri, nuk e kishin marrë vesh, që RENEA-n e kishin nxjerrë në rrugë. Ndaj ndenjën të qetë në shtëpitë ku fshihen prej kohësh. Në xhepat e asnjërit prej qytetarëve, nuk u gjet as Klementi as Talo. 3. 15 qytetarë prekën muret dhe nuk e panë dot golin që u shënua. 30 xhepa të kontrolluar. Në Dobrac nuk u gjet asgjë, Bajrat, dolën kristal. Ibrahim Lici nuk u gjet në asnjë xhep të qytetarëve, të cilëve turp t’u vijë që dolën pa armë. 4. 20 qytetarë në Fier të shtrirë. Një 27-vjeçar i panjohur deri më tani dhe aspak famous (turp t’i vijë) u gjet me pistoletë. As në xhepat e tij nuk u gjet ndonjë trafikant kokaine, që fshihej në Fier. Si rezultat i aksionit të suksesshëm, që zbriti në tokë, vetë drejtuesit e lartë të policisë u zbulua: 1. Kafja më e mirë në ngjyrë jeshile bëhet në Vlorë. 2. Tava e peshkut është më e mirë në Shkodër. 3. Në Fier i qajnë byrekët me miell. 4. Në Elbasan kanë talent për kalastren. 5. RENEA ka mësuar të pozojë para kamerave. 6. Të shumëkërkuarit i ka zënë frika dhe nuk dalin më në rrugë. 7. S’ka më drogë, s’ka më trafikantë, s’ka më Talo, Ibrahim, Klement e të tjera. Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji! 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i renea anila hoxha aksioni i renea anila hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj