LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mbledhja e Byrosë, shtator ’82/ Akuzat e Ramiz Alisë: Ne ua dhamë çekëve vëllanë e Spiros

19 Mars 2022, 07:17 Nga DOSJA
Mbledhja e Byrosë, shtator ’82/ Akuzat e Ramiz Alisë: Ne ua

Nga Dashnor Kaloci

Pjesa e katërmbëdhjet

Publikohen disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale arkivore të cilat mbajnë siglën ‘Tepër sekret’, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1981-1982, me raporte, relacione, dëshmi, informacione, prcçes-verbale të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, etj., duke filluar nga ajo që u mbajt për të shqyrtuar dhe analizuar autokritikën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetorin e vitit 1981, për shkak se kishte lejuar fejesën e djalit të tij, Skënderit, “me një vajzë e cila në rrethin e saj familjar kishte disa të arratisur politikë”.

Mbledhja maratonë e Byrosë Politike e pasdites së 17 dhjetorit të tij viti që vazhdoi deri në orët e vona të asaj nate, ku u shqyrtua ai problem me debatet dhe diskutimet e të gjithëve anëtarëve që “kryqëzuan” ish-kryeministrin Shehu, mbledhja e paradites së 18 dhjetorit, pas lajmit se kryeministri Mehmet Shehu kishte vrarë veten, mbledhja maratonë e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së e datës 20 shtator të vitit 1982, me temë: “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, ku Enver Hoxha nisi fillimisht akuzat ndaj Kadri Hazbiut, duke e joshur atë si “besnik i Partisë”, (në mënyrë që ai “t’ja hapte zëmrën Partisë”, duke folur kundër ish-kryeministrit Mehmet Shehu), ku që në fillim të fjalës së tij, Enveri u shpreh: “Pas puçistëve në ushtri, zbuluam grupin tradhtar në ekonomi të Abdyl Këllezit, Koço Theodhosit dhe Kiço Ngjelës me shokë. Edhe këtë grup e zbuluam ne këtu, nuk e zbuloi Sigurimi i Shtetit. Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë, nuk e zbuloi Sigurimi, por ajo punë armiqësore u zbulua nga ana e Komitetit Qendror”, etj.! Të gjitha këto dhe të tjera dokumente me siglën ‘Tepër sekret’, do të publikohen në disa numra me radhë, ekskluzivisht nga Memorie.al

Dokumenti ‘Tepër sekret’ me proçes-verbalin e mbledhjes së Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, me temë “Analiza e gabimeve të rënda të Kadri Hazbiut, të kryera gjatë periudhës kur ai ishte zv/ministër dhe ministër i Punëve të Brendshme”, mbajtur në datën 20 shtator 1982

Tepër sekret

MBLEDHJE E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH E DATËS 20 SHTATOR 1982

SHOKU ENVER HOXHA: Një dokument i tillë në arkivat e Komitetit Qendror, sipas të cilit të porositeshit ju që t’u jepnit sovjetikëve të tilla materiale. Ne mund të kërkojmë, po të jesh i bindur, se nuk do të gjendet. Në qoftë se ka gjë në aparatin e Këshillit të Ministrave, nuk e di, se Mehmet Shehu kish mundësi të firmoste ndonjë dokument në emër të qeverisë. Edhe kur nuk ka qenë kryeministër, po zëvendëskryeministër, pa dijeninë time, ai mund ta ketë bërë një gjë të tillë, po mendoj se as në qeveri nuk ka dokument të tilla, nga sa jam unë në dijeni.

Punë të tilla bënte me telegramet që ka shkruar, sikur Ministri i Brendshëm gjerman ose ai polak, nuk na pranonte studentët tanë, pa u dërguar ne agjenturat, që ju, ua keni dërguar dhe fakt është që në bazë të të dhënave që keni dërguar ju, polakët na rekrutuan gjithë inxhinierët, që ndoqën studimet atje dhe ne i zbuluam. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sovjetiku, bile këta kanë vepruar me luhare, po kështu bullgari etj. Prandaj këto ishin dy drejtimet shumë të rrezikshme, Ushtria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, që duhej pasur shumë kujdes, për ruajtjen e sekreteve.

Njerëzit që të kanë rrethuar ty në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë qenë armiq, agjentë të fuqive të huaja, të cilët i manovronte si donte Mehmet Shehu, me anë të taktikave të tij të studiuara me kujdes. Këta i kish marrë si në lidhje dhe vepronte me ta. Mehmet Shehu rrallë mund të ketë rekrutuar ndonjë agjent vetë dhe nuk kish arsye pse ta rekrutonte, veç kësaj, ai nuk donte të komprometohej personalisht me një punë të tillë, se e kanë bërë të tjerët këtë punë.

Ju e keni marrë kallëp çështjen e miqësisë dhe kontaktet me sovjetikët, në mënyrë të veçantë ju të Ministrisë së Punëve të Brendshme e të Ministrisë së Mbrojtjes. Për këtë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se e keni kuptuar shumë gabim, për arsye se agjenti kryesor ishte në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më vonë ai shkoi në Ministrinë e Mbrojtjes, ku edhe atje mori në dorë gjithë agjenturën.

SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe kur ishte kryeministër, ai i kishte në vartësi të dyja këto dikastere.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Ai i kishte në lidhje, posi.

SHOKU ENVER HOXHA: Ai i kishte në lidhje. Ca kohë i ka pasur në lidhje edhe Beqir Balluku, si zëvendëskryeministër, Beqiri ka qenë gjithashtu ndërlidhësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke qenë në të njëjtën kohë edhe Ministër i Mbrojtjes.

SHOKU KADRI HAZBIU: Po, atëhere edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ai e kishte në varësi.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethënë në gjithë këtë veprimtari të paktën, po ta them sinqerisht të paktën, ti nuk ke qenë i azhurnuar, nuk ke pasur vigjilencën në nivelin e detyrës dhe nuk ke konceptuar dhe interpretuar si duhet direktivat dhe vendimet e Partisë.

Ti ke një të kaluar të mirë, luftarake, ke qenë besnik për Partinë, po jam i bindur se në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka punuar për keq familjariteti dhe ka pasur një familjaritet të sëmurë me ata persona, që kanë qenë agjentë dhe ty ta kanë hedhur. Ata kanë përfituar nga këto dobësi të tuat dhe ta kanë futur, duke t’i kaluar si të vërteta, të gjitha ato të kanë bërë si budalla.

Ka rëndësi tani që ne t’i sqarojmë mirë e një nga një këto punë, se pa i sqaruar, krijohet rrezik për Partinë, për të gjithë ato suksese që kemi arritur, po ka rrezik edhe për ty, se ti sot dëshpërohesh, kurse ne nuk duam që të dëshpërohesh, vetëm e ke për detyrë që t’i japësh një ndihmë më të madhe Partisë, që ne të orientohemi më mirë në këto punë, që mund të na dalin edhe ndryshe, se mund të na dalin gjëra të tjera, siç mund edhe të mos dalin të tjera.

Që ti ke bërë fjalë me mua, me Hysninë, me Mehmetin, me Beqirin, kjo nuk mund të mohohet. Por unë gjatë praktikës së punës sime kam bërë një të mirë, kam mbajtur çdo ditë ditar, siç e thashë edhe më përpara, që janë njëlloj si librat e tjera të miat, që janë botuar, veçse ky është ditar i brendshëm i imi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, është i brendshëm, nuk është botuar asgjë nga ky ditar.

SHOKU ENVER HOXHA: Nuk është si ditar i jashtëm, që edhe ky mund të dalë në disa vëllime. Në këtë ditar unë kam shkruar çdo ditë, jo vetëm që kam folur me njërin, apo me tjetrin shok, por kam shkruar edhe ç’kam folur e ç’kam bërë. Tani, kur hedh sytë nëpër këto ditarë, shoh që kam shënuar në to bile edhe çështje në detaje si, fjala vjen në një vend kam shënuar, që më erdhi Kadriu në shtëpi dhe më foli për punën armiqësore të Beqir Ballukut dhe vazhdoj, që nuk i mjaftojnë këto halle Kadriut, po tani i del edhe sëmundja e gruas, po do ta shpëtojmë edhe atë, do ta dërgojmë të shërohet.

Kur po luftonim me Beqir Ballukun, më doli një gjë e vogël në Durrës, ku përnjëherë thirra Hysninë dhe e porosita të nisej te Shefqet Peçi, e ta pyeste si qëndronte kjo punë. Ja pra edhe një gjë të vogël e kam shkruar. Kjo pra nuk ekziston as për Hysninë, siç e thotë ai vetë në letër, as për mua.

Natyrisht ne nuk do t’i bëjmë të tëra çështjet me shkrim, me letra. Unë mendoj se në këtë drejtimit, shoku Kadri, duhet të thellohesh dhe që ta plotësosh më mirë diskutimin tënd, arsyetimet, që do të japësh duhet të jenë të bazuara. Prandaj merr mundimin dhe shko te Hekurani, i kërko këtij çfarë të duhet të shohësh nga dokumentet, që kanë dalë në këtë ose në atë datë, se kjo punë mund të të ndihmojë ty, po mund të na ndihmojë edhe ne.

Ne nuk mund të themi në asnjë mënyrë që të gjithë punëtorët e Sigurimit, që kanë mbaruar shkollën në Moskë, janë agjentë të sovjetikëve, po e drejtë është që të kemi një rezervë vigjilenca në drejtim të tyre, ta lemë secilin nga këta të punojë, por jo në atë vend, ku ka mundësira të mëdha të dëmtojë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është kështu si thoni ju, shoku Enver. Domethënë Kadriu duhet të reflektojë, t’i kuptojë mirë të gjitha çështjet edhe për faktin që në Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë bërë shumë veprime të gabuara. Siç u tha këtu, Kadriu ka qenë i rrethuar në punën e tij nga elementët armiq, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Zoi Themeli etj., përveç ç’mund të ketë pasur të tjerë të tillë, që kanë qenë drejtorët e kryetarë degësh. Të gjithë këta kanë bërë një punë armiqësore të egër kundër Partisë, nën drejtimin e Mehmet Shehut, që Kadriut i’a kanë hedhur.

Ata kanë përfituar nga dobësitë e të metat e Kadriut dhe ky është një fakt i pa kundërshtueshëm. Në këtë drejtim ka pasur dhe ka shumë pakujdesi nga ana jote, Kadri, shumë mungesë vigjilence, prandaj të bie barra që ta gjesh burimin e saj dhe si e qysh ta kuptosh këtë çështje.

Është e qartë për ne që sovjetikët kanë punuar me këta njerëz, që kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik, me civilë dhe me ushtarakë. Fakt është që gjatë kohës nga viti 1960 e këtej, kemi zbuluar grupe të ndryshme armiqsh, siç ishte grupi i polakëve, siç qenë disa të lidhur me sovjetikët dhe jo vetëm me gratë sovjetike, Kadri. Ka pasur pra disa që kanë qenë implikuar nga agjentët sovjetik. Neve na janë arratisur në këtë kohë djali i Koço Gjeçit, vëllai i Nako Spirut, e ca të tjerë.

SHOKU KADRI HAZBIU: Në Çeki.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në Çeki, po vëllanë e Nako Spiros, ua kishim dhënë ne atyre.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, po.

SHOKU RAMIZ ALIA: Domethënë ua kishim dhënë si element të dyshimtë, çekët punuan me të dhe e bënë për vete. Në qoftë se flitet, për shembull, për raportin e Dhora Lekës, shoku Kadri është këtu, unë mbase i kam akoma vetë nuk ua kam dorëzuar punonjësve të arkivit gjithë ato raporte, për disa shkrimtarë që kishin diçka jo të mirë, që m’i ka dërguar mua vetë shoku Kadri, duke filluar që nga Llazar Siliqi, Kol Jakova, Dritëro Agolli etj., që me siguri të tëra këto gjëra, për ta kanë dalë nga Dhora Leka.

Dhe unë tani po e marr vesh që të gjitha këto kanë dalë nga procesi i Dhora Lekës, që tregonte se këto kuadro kishin nga një defekt. Ja për shembull, një rast konkret: kur na është thënë neve për ta, kemi vepruar, jemi munduar t’i mbajmë pranë këta shkrimtarë, jemi munduar t’i shpëtojmë dhe në fakt, i kemi shpëtuar. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që, me gjithë përpjekjet e Partisë, nuk kanë shpëtuar, siç ka qenë Vehbi Skënderi, a si e quajnë një poet tjetër.

SHOKU ENVER HOXHA: Unë nga pjesa ime asnjë nuk njoh nga ata, në kuptimin që të më ketë ardhur refleksi deri edhe te zëvendës shefi i Shtabit. Unë njoh disa të vjetër nga këta, si Halim Ramohito, komandantin e Artilerisë, Todi Naçon, Muhamet Prodanin me shokë, se të tjerët nuk i njoh.

SHOKU RAMIZ ALIA: Prandaj më duket që në këtë drejtim, duhet të reflektojë mirë Kadriu mbi dobësitë e tij, mbi të metat dhe mungesën e vigjilencës. Me këtë rast dëshiroj të them këtu edhe një gjë, Kadriu duhet të reflektojë vetë, se mos ka patur edhe ndonjë çikë vetëkënaqësi, për punën e bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo vetëm Kadriu, po kemi pasur edhe ne vetëkënaqësi, se kishim besim te ai dhe thoshim: punon Kadriu dhe e kishim mendjen të fjetur nga kjo anë, kurse Kadriu, e pakta që mund të them, ka fjetur atje.

SHOKU RAMIZ ALIA: E fundit që kam për të vënë në dukje, është se këto çështje mund t’i ndajmë, si të thuash, në tri etapa. E para, puna armiqësore që është bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në vitin 1960, pastaj pas vitit 1960, që për mendimin tim Kadriu duhet të reagonte, në mënyrën që u tha, po kemi edhe etapën e sotshme.

Ja, po na dalin tani këto dokumente, që u lexuan këtu. Pyes: cili është qëndrimi i Kadriut ndaj tyre? Si i vlerëson ai këto, domethënë si e vlerëson ai këtë punë të keqe, që është bere në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Ku i sheh ai gabimet e veta?

SHOKU HEKURAN ISAI: Këtu pra nuk ka raporte të tilla nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që Partia të shikojë se, pavarësisht cili është e cilin s’është, po nxjerr veshët fjala vjen një grup. Po të marrësh atë që thatë edhe ju, shoku Enver, që të gjitha grupet, janë zbuluar nga lart, nga Partia, kurse Ministria e Punëve të Brendshme, më vonë ka bërë vetëm arrestimet, Hetimet, ka ndjekur gjykimin e armiqve etj., ky është një mësim për ne, që duhet ta kemi mirë parasysh në të ardhmen.

SHOKU ENVER HOXHA: Adil Çarçani gjen tani një dokument që, duke u bazuar në përmbajtjen e tij, i thosh Mehmet Shehut, se duhej të arrestohej Lipe Nashja, të futej në burg. Po, sikur ta lëmë edhe një herë, i tha Mehmeti. Shiko se çfarë bënte Mehmet Shehu, pengonte që të vepronin shokët.

SHOKU HEKURAN ISAI: Ky qëndrim i shokut Kadri, ka sjellë shumë rreziqe, prandaj ai duhet të jetë shumë i ndërgjegjshëm për këto qëndrime. Ne shpenzojmë tani sasira të mëdha të hollash përjashta, po në fakt nuk kemi zbulim dhe për këtë problem me shumë rëndësi, kam biseduar me shokët.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu është, sot ne nuk kemi Zbulim, është zhdukur Zbulimi ynë.

SHOKU HEKURAN ISAI: S’kemi Zbulim, sepse Feçor Shehu, duke qenë agjent i Mehmet Shehut, duhet t’ua ketë dhënë padronëve të tij agjenturën tonë. Këtë gjë e di më mirë shoku Kadri. Prandaj ’a rindërtosh tani agjenturën e jashtme, është një punë që kërkon kohë dhe një punë mjaft intensive. Është një dëm kolosal ky që i është shkaktuar, Zbulimit tonë.

SHOKU ENVER HOXHA: Dhe unë jam i mendimit që ky sektor, Kundërzbulimi, të mos lidhet më me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky është organ i Ushtrisë. Shiko çfarë na ngjet? Na ngjasin karambole. Ia kishim varur të dy mëlçitë në qafë Feçor Shehut. Mua më duket dhe kështu është e drejta, se dhe gjithë bota kështu e kanë të organizuar këtë punë, nuk duhet të jenë të drejtuara nga një dorë, Zbulimi dhe Kundërzbulimi.

Nuk mund të jetë Sigurimi i Ushtrisë, në vartësi të Sigurimit të Shtetit, për arsye se është Hekurani në Ministrinë e Brendshme. Këtu kemi të bëjmë me një parim të rëndësishëm. Sigurimi i Ushtrisë, është një organ i veçantë. Edhe sovjetikët kështu e kanë, ata kanë KGB-në, kanë dhe GRY-në, domethënë Sigurimi e Ushtrisë./Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur enver hoxha hadri hazbiu enver hoxha hadri hazbiu

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni