LIVE UPDATES
Aktualitet

Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës! Balla: Na kufizon (Zhvillimet)

9 Maj 2022, 07:57 Nga DOSJA
Drafti i Alibeajt, Salianji e Rithemelimi: I shërben Ramës! Balla: Na

TIRANË– Një ditë pasi prezantoi draft-propozimin me kriteret për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Enkelejd Alibeaj është refuzuar nga deputetët e Partisë Demokratike që i përkasin Komisionit të Rithemelimit dhe Ervin Salianji. Fillimisht, Alibeaj zhvilloi një mbledhje në një nga sallat e Kuvendit ku kishte thirrur anëtarët e kryesisë së Grupit të PD-së, por të vetmit që i shkuan ishin deputetët Oriola Pampuri e Arbi Agalliu. Ndërsa më pas zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike, ku pretendoi se kishte kuorumin e plotësuar me 22 deputetë që sipas tij kishin marrë pjesë fizikisht dhe online. Por në fakt, në mbledhje i shkuan vetëm 21 deputetë dhe dy prej tyre, Salianji e Ferdinand Xhaferraj dolën nga salla para përfundimit të diskutimeve. Salianji e konsideroi një dështim edhe mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa Xhaferaj nga ana tjetër thotë se kanë rënë dakort që të mos bëhen pjesë e ‘farsës’ së Ramës.

Pavarësisht zërave kundër, pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Alibeaj tha mbledhja ishte e suksesshme dhe me kuorumin e nevojshëm, ndërsa shtoi se kushti për presidentin e ri ishte një dhe i panegociueshëm; kreu i ri i shtetit duhet të ishte anti-komunist. Por preferoi që të mos jepte emra, ndërsa shtoi se nuk duhej të përflitej më as emri i Visar Zhitit. Sipas Alibeajt, sot drafti u miratua nga 22 deputetë, duke theksuar se do t’u shpërndahet edhe të tjerëve. Përfshirë edhe aleatëve.

Por me kriteret e vendosura në draft nuk është dakord Salianji. Ai, po ashtu për mediat tha se presidenti nuk është një pozicion për të pasur një azil luksi, e se për këtë post duhet të ketë kandidatë që vijnë nga politika. Si shembull, ai mori Italinë ku aktualisht Sergio Mattarella shërben në mandatin e dytë. Ndërsa në lidhje me draftin e nxjerrë, deputeti i PD-së tha se ai është një dokument që i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe se nuk mund të përfaqësojë mendimin e të gjithë demokratëve. Ndërkohë, reagimet vijuan në rrjetet sociale nga ana e Rithemelimit.

 Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka e Enno Bozdo e konsiderojnë draftin e Alibeajt si propozim të vetë kryeministrit Edi Ramës. Deputetët Alibeaj, Pampuri e Agalliu, sipas tyre, nuk përfaqësojnë PD-në. Mesila Doda ka rënë pjesërisht dakord me disa nga konceptet e draftit mirëpo nuk përjashton kriterin se presidenti duhet të jetë nga politika. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Luçiano Boçi e konsiderojnë dokumentin një tallje me demokratët draftin dhe legjitimim të procesit të kryeministrit Edi Rama. Të gjitha komenteve të fundit u është përgjigjur Gazment Bardhi, i cili tha se anëtarët e Rithemelimit janë thjesht xhelozë për kolegët e tyre, madje akuzoi njërin pa përmendur emër se ka marrë një vilë luksoze.

Reagime për draftin e PD ka pasur edhe nga maxhoranca. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se fakti që Opozita kërkon të propozojë katër kandidatura është e përshtatshme për Avokatin e Popullit dhe jo për rastin e Presidentit, pasi kufizohet pala që ai përfaqëson.

Deputetët prezentë

Kreshnik Collaku; Zheni Gjergji; Bledjon Nallbati; Dashnor Sula; Arbi Agalliu; Gazment Bardhi; Dhurata Cupi; Saimir Korreshi; Eralda Bano; Merita Bakiu; Ferdinand Xheferri; Kastriot Piroli; Ilda Dhori; Lefter Geshtenja; Lindita Metaliaj; Flamur Hoxha; Seladin Jakupllari; Enkelejd Alibeaj; Emilja Koliqi; Orjola Pampuri; Andia Ulliri.

Munguan në mbledhje

Lulzim Basha, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj

Deputetet e Rithemelimit që mungojnë

Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda Hoti

Çfarë përmban drafti i propozuar nga Albeaj?

Enkelejd Alibeaj ka përgatitur një draft me kriteret e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë ku thuhet se Opozita kërkon të propozojë katër kandidatë për President që pritet t’i zgjedhë nga fusha të ndryshme e sipas kritereve të përcaktuara. Gjithashtu, Alibeaj ka listuar kushtet që duhet të përmbushë personi që do t’i zërë karrigen Kreut të Shtetit actual, Ilir Meta. Konkretisht kërkohet që Presidenti të mos jetë angazhuar në politikë pesë vitet e fundit. Gjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, të ketë dëshmuar aftësi për të vendosur në situata të vështira dhe aftësi për të përballur presionin apo ndikimin e papërshtatshëm politik.

Gjatë periudhës 29.11.1944 – 02.07.1991 duhet që të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme. Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, bazuar në dokumentacionin zyrtar të institucioneve shtetërore përgjegjëse. Duhet të plotësojë kushtet e pastërtisë së figurës në drejtim të dekriminalizimit dhe duhet të ketë një përvojë në punën e tij për të paktën 15 vjet, ku të ketë dëshmuar integritet moral dhe profesional të lartë. Sigurisht duhet të përmbushë edhe kushtet e tjera të vendosura në Kushtetutë, të ketë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri si dhe të jetë mbi 40 vjeç. Ky draft pritet të diskutohet nesër në selinë blu, në orën 14:00. Alibeaj ka ftuar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

LEXO KËTU DRAFTIN E PLOTË

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ende kryetar grupi? Alibeaj: Nuk më kanë shkarkuar askush, deputetëve u jap komoditet

Visar Zhiti për president? Përgjigjet Alibeaj: S’lejoj të lakohen emra, ai ka vuajtur shumë

Drafti për presidentin e ri, Alibeaj: Sot e kanë miratuar 22 deputetë

Kushti për presidentin, Alibeaj: Jo vetëm ai, por gjithë familjen ta ketë anti-komuniste

Mbledhja e PD për presidentin e ri, Alibeaj jep lajmin: Dakord të marrim pjesë në proces

Presidenti/ Bardhi: Xhelozët na quajnë të shitur, duan ta propozojnë vetë

Mbledhja e grupit në PD, Ferdinand Xhaferaj del i pari

Mbledhja e grupit për presidentin, Salianji: Dështoi! U përpoqa t’i bëja palët bashkë…

VD-Drafti i Alibeajt, Balla: I përshtatshëm për Avokatin e Popullit, privon maxhorancën

Drafti i Alibeajt për Presidentin, Mesila Doda: Ka koncepte që i bashkëndajmë

Drafti i Alibeajt, Shehu: Tallje me demokratët, letër për në kosh

Zbulohen dy KANDIDATURAT për president që Alibeaj do të paraqesë sot në mbledhjen e grupit

Drafti/ Garo: Kriteret për presidentin i ka shpallur Rama, Alibeaj i shfaq si të opozitës

VD-Mbledhja e Alibeajt: Kulisat nuk caktojnë axhendën e Opozitës

Salianji kundër draftit të Alibeaj:Presidenti s’është azil luksi, s’kishte mbledhje kryesie

Drafti i Alibeajt për Presidentin/ Paloka: Lojë e turpshme, deputetët viktima naive…

(a.b;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike drafti i alibeajt per presidentin enkelejd alibeaj drafti i alibeajt per presidentin enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën