LIVE UPDATES
Aktualitet

Sali Berisha përjashtohet nga PD! Kryesia ‘fshin’ 8 anëtarë, pezullon 19 të tjerë

11 Janar 2022, 06:53 Nga DOSJA
Sali Berisha përjashtohet nga PD! Kryesia ‘fshin’ 8

TIRANË– Sali Berisha, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, është përjashtuar përgjithmonë! Berisha, bashkë me 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD, të cilët të gjithë dolën kundër kryedemokratit Lulzim Basha janë lënë jashtë strukturave të partisë blu. Disa janë përjashtuar dhe të tjerë janë pezulluar përkohësisht gjatë mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00 brenda në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Mbledhja filloi pasditen e djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët në mënyrë që të mos “rridhte” asnjë informacion në media, duke vijuar me diskutimet. Në fund të takimit, të gjithë anëtarët kanë vendosur unanimisht që pas përplasjes në oborrin e PD-së, më 8 janar të përjashtohen përgjithmonë nga PD: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë që 20 anëtarët e Partisë Demokratike që janë pezulluar me vendim të Kryesisë janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Të gjithë politikanët e pezulluar e kanë një shans të fundit nga Partia Demokratike, por pezullimi për ta është pa afat. Lidhur me vendimet më të fundit, PD ka dalë me një deklaratë zyrtare duke bërë me dije se të pezulluarit se kanë kohë deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj PD, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë. Kështu do të kenë një mundësi tjetër për të vijuar me aktivitetin e tyre në forcën e kahut të djathtë.

Në orën 12:00 të ditës së sotme, Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhje grupi, ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. Nga ana tjetër, deri më tani Berisha nuk ka reaguar lidhur me përjashtimin e tij nga partia që e ka themeluar vetë disa dekada më parë.

Çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike? Si ka arritur deri në këtë pikë e djathta shqiptare? Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Basha nuk e njeh vendimin, pasi në Kuvendin e 18 dhjetorit, Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi.

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka. Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U përjashtua, Noka: Shoqata e bravave s’mund të nxjerrë njoftime në emër të PD

Berisha u la jashtë PD-së, Vasili: Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën

Këshilli i PD/DETAJET brenda mbledhjes, deputetja:Akoma s’e kemi shkarkuar Berishën?

Basha e përjashtoi, Berisha: Trafikantët e Lul Kimikut hodhën xhama mbi protestuesit

U pezullua nga Basha, Bumçi: Ai s’ka forcë dhe tagër të vendosë, nuk e njoh vendimin

U pezullua nga PD, Shehu: Nga cila Kryesi? Vendim nul, mblidhen si skutha natën

E FORTË/ PD: Përjashtuam Berishën dhe 8 anëtarë, japim SHANS të fundit për të tjerët

Vendimet! Pas Berishës, përjashtohen nga PD 28 anëtarët e grupit të Rithemelimit

Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha perjashtohet nga pd kryesia e partise demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha berisha perjashtohet nga pd kryesia e partise demokratike perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj