LIVE UPDATES
Bota

“Mbreti i picave”/ Nga i pastrehë në milioner, historia prekëse një emigranti turk që punonte 19 orë në ditë, si u m

25 Dhjetor 2019, 08:35 Nga DOSJA
“Mbreti i picave”/ Nga i pastrehë në milioner, historia

Hakki Akdeniz mbërriti në Nju Jork shumë vite më parë. Dikur i pastrehë tashmë një milioner, 39 vjeçari nuk harron të kthehet në rrugë për të ndihmuar, atje ku nisi historia e tij amerikane. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Anna Rice na sjell më shumë hollësi.

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë. Ai jeton në një apartament të vogël në Nju Jork edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.

Endrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adolesht dhe në vitin 2001 në Nju Jork, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në Nju Jork, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës“, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu“, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë. Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë. Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milionë njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në Nju Jork ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim!“, shton Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen. Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë, sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hakki akdeniz m mbreti i picave milioneri turk hakki akdeniz m mbreti i picave milioneri turk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj