Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Më armë dhe drogë në makinë, bie në pranga 22-vjeçari në Tiranë
28 Mars 2019, 08:01Nga DOSJA
TIRANË- Një 22-vjeçar nga Fieri nga rënë në prangat e Polisisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, pasi lëvizte me armë në qytet.
Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij u zbulua se ai kishte një armë zjarri dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I PLOTË
Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë nga Policia. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjendet dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin: M. G., 22 vjeç, banues në Fier
Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MILOT– Janë sekuestruar 295 fara të mbjella në kubikë dhe një 50-vjeçar është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale F.H. kishte nd...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Fushë Krujë– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:45, të mbërmjes së djeshme në lagjen Hasan të Fushë-Krujës. Dosja.al mëson se lënda plasëse i ës...
TIRANË– Në “Capitol Hill”, vetëm pak metra larg Kongresit amerikan, Dr. Michael Carpenter, drejtori i Qendrës “Penn Biden” vazhdon të jetë i interesuar për...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin “Repolitix” drejtuar nga gazetari Denis Minga ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jur...
SHBA- Ishin të dhënat nga regjistri i korporatave britanike që e bënë këtë histori edhe më interesante për gazetarët e “Mother Jones”. Ata zbuluan se “Biniatta ...
SHBA- Sipas Carpenter, është vërtetuar tashmë sesi Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë nëpër Europë, që nga Marie Le Pen e deri te “Jobik” në Hungar...
TIRANË- Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikane, vendosi të fillojë karrierën e ...
TIRANË- Kompania “Biniatta Trade” rezulton të ketë paguar lobistin amerikan Muzin me 650 mijë dollarë, për punën e tij në përfitim të PD-së.“Top Story” kon...
DURRËS- Një person ka rënë në prangat e Policisë Kufitare pasi tentoi të kalonte heroinë në Itali. Në prangat e policisë ka përfunduar Eduart Deliallisi, i...