LIVE UPDATES
Insights

‘Më bëri atë që nuk mund t’i them dot’/ Rrëfimet e viktimave të toger Babës, vrasjet e torturat ndaj grave

6 Maj 2019, 19:40 Nga DOSJA
‘Më bëri atë që nuk mund t’i them dot’/

Prej vitesh përmendej emri i këtij partizani që pas lufte u përshi në forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit. Vrasjet dhe sidomos torturat shtazarake ndaj grave, e bënë kaq të njohur për keq toger Babën, sa vetë regjimi i detyrua ta ndëshkojë. Një injorant dhe i pashkollë, përfaqësues tipik i regjimit të injorantëve filloi të ndjekë metodat tipike për vrasës dhe hajdutë. Hodo Habili u arrestua më 1.6.1947. Më 5, 14 qershor 1947 merret në pyetje nga Fadil Kapisyzi e më pas nga Zoi Themeli e Mustafa Qilimi. Hodo Habilit, lindur në vitin 1918 në Kuç të Vlorës, analfabet, me profesion bujk, me origjinë shtresë e varfër fshatare, ilegal nga viti 1942, por partizan nga maji 1944 me brigadën e 8-të, e më pas në brigadën e 6-të, ku kishte përgjegjësi deri komandant kompanie. Kishte shkuar deri në Bosnjë me formacionet partizane. Pasi vjen në Shqipëri u vendos rreth shkurtit 1945 me forcat e brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër, “për ndjekjen e kriminelëve”, në Koplik. Kështu në prill 1945 ai thotë se vartësi i tij Pertef Pëllumbi kishte torturuar disa gra në fshatin Vermosh. Nga Kopliku, zhvendoset në Mirditë me detyrë “ndjekjen e kriminelëve”. Në maj 1947 ai arreston dhe torturon Pjetër Kolë Mhillin nga Kallmeti. Pas tij arreston Kolë Simonin dhe Gjyste Voglin. Duke qenë pjesë e një bande në pushtet, vendos bashkë me një komunist tjetër që Pjetër Kolë Mhilli të pushkatohej rrugës për në Lezhë. Patrulla zbatoi me “përpikëri” urdhrin e tij. së bashku me një komunist tjetër, vendosin që Kolën dhe Gjysten t’i pushkatonin. Të parin e pushkatoi me të njëjtën metodë se Mhillin, ndërsa për Gjysten u vonua.

Deklarata të toger Babës

Para se të bëja vrasje kam arrestuar një vajzë në katundin Fishtë, mbasi isha informuar se strehon ilegalë. Mbasi e arrestova, pasi e kërcënova, ua dhashë partizanëve ta shtrëngojnë. Ata e torturuan. Më pas e thirra në një dhomë dhe detyrova dy gra që ta zhvishnin lakuriq. Por pasi këto nuk e zhveshën dot, pas vajza nuk deshi dhe qante, e detyrova unë që të zhvishej lakuriq. Kjo prej frikës time u zhvesh siç e ka bërë nëna. Pasi e zhvesha e lashë mëse një gjysmë ore të zhveshur dhe pastaj e lashë të vishej. Vajzën e zhveshur e panë veç disa ushtarëve, edhe disa nga populli.

-Pas 3-4 ditësh kam arrestuar edhe një burrë në këtë katund dhe e kam zhveshur lakuriq, nga mbrëmja deri në mëngjes. Atëherë e lashë të vishet dhe e lirova. I thashë të më dorëzonte të vëllanë. Këtë e kanë parë edhe disa katundarë.

-Në katundin Mnellë kam shtrënguar dy murgesha që të na tregonin lidhjet që kishin me ilegalët dhe që sabotonin vajtjen e rinisë në hekurudhë. Njërën prej tyre, nga shtrëngimi që i bëra unë prifti e çoi në shtëpi.

-Në katundin Kallmet ku pushkatova Pjetër Kolë Dushin, para se ta pushkatoja, në darkë thirra vajzën e tij, e mbajta dy orë, pastaj e lirova. Nuk i kam bërë gjë.

-Kam zhveshur një grua në katundin Dedaj të Koplikut dhe ashtu e kam futur në dëborë. Andej kam rrahur edhe disa njerëz. Mace nuk i kam futur njeriu në pantallona.

Procesi ndaj Hodo Habilit nisi më 14.6.1947 në Hajmel nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës. Në fillim, i pandehuri deklaronte se ishte dekoruar disa herë, se ishte kundër ballistëve e zogistëve. Në gjyq sillen deklarata të ndryshme për torturat e krimet e toger Babës.

Gjyste Gjergj Vogli nga Hajmeli, dëshmoi në gjykatë:

“Në shtëpinë e kushëririt tim Kolë Simonit ka ardhur toger Baba. E ka lidhur kushëririn dhe i ka nxjerrë të gjithë jashtë. Ka ardhur nga ana e shtëpisë sime dhe pasi i mbylli të gjithë në një dhomë më pyeti e ku i kisha vëllezërit. Kur unë i thashë se i kam jashtë më tha të siguroja derën. Unë i thashë se dera e siguruar ishte, por ai më tha të ngrihesha e ta siguroja pasi do bënim dashuri në qoftë se doja që unë e Kola të shpëtonim gjallë. Duke u ngritur vetë në këmbë, më tha që nuk e hante këtë gjë të rrinte me derë hapur e të vinin vëllezërit e mi e ta kapnin. Për këtë mori një hekur për t’ia vënë derës. Erdhi te unë me automatik në dorë e më tha: ‘unë ja të shkërdhej ty sot, ja shkërdhej Krishtin tënd’ e filloi më bëri ato që më bëri që nuk mund t’i them dot”.

Me vendimin nr.192, datë 15.5.1947 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të ligjit nr.41 dhe e dënoi me vdekje, në litar. U la në fuqi me vendimin nr.154, datë 27.6.1947 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog kastriot dervishi toger baba kastriot dervishi toger baba

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2019, 19:36

Bulizmi po vret! Zot m’i mbro fëmijët

Për bullizmin kam folur shpesh dhe jo vetem unë. Unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë kanë ndërtuar emisione dhe biseda të posaçme në ekran për këtë fenom...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj