LIVE UPDATES
Insights

“Më erdhi turp që atë ëngjëll e quajta pastruese, i pamë leckën,kovën,fshesën,jo hallin”

21 Qershor 2020, 12:47 Nga DOSJA
“Më erdhi turp që atë ëngjëll e quajta pastruese,

E PANJOHURA…
(Tregimi i së dielës.)

Te pjesa e siperme e derës në hyrje të pallatit qe vendosur një shpallje vdekje. Nuk arrita ta lexoj emrin se gruaja tha  -Na paska lënë pastruesja e shkallëve. Qoftë e parajsës!
Pashë foton dhe m’u kujtua gruaja me fshesë në dorë. E pafjalë,me kokë ulur që lëvizte leckën e lagur majtas dhe djathtas. Në fakt nuk kishte kohë që ishte angazhuar te hyrja jonë. Bile ca ditë pashë që lante dyshemenë bashkë me pastruesen e vjetér. U çudita,por nga që asnjëherë nuk jam marrë me këto punët e administrimit të pallatit,heshta. Admiroja jo vetëm korrektesën e saj,që çdo paradite pastronte,por edhe që nuk ngrinte fare kokën. Veç punonte e punonte. Pastruesja e vjeter na trokiste te dera. Kërkonte t’i mbushnim kovën me ujë e ndérkohë këmbente me gruan ndonjë muhabet. Ndonjëherë guxonte të rekomandonte që shtëpinë ta lyenim me bojë ndryshe nga e sotmja. Ju shkon më shumë me mobiljet,këshillonte ajo. Por sa mbyllej dera gruaja i thoshte,ec e pastro shkallët,nuk do marr mend nga ty. Ishte dhe kjo bezdisje që solli respekt më shumë pér pastruesen e re. Me shami të bardhë,lidhur fort pas kokës,nuk arrita të mësoj moshën e saj. Një herë pyeta gruan e as ajo nuk dinte ç’të thosh. Duket mesogrua,më tha. I dha këtë moshë nga që nuk qe as e zhdérvjellët,as e avashtë në lëvizjet e saj. Ama kishim dëshirë ta shihnim hyrjen tonë. Ndriste,pllakat dukeshin si mermer i lustruar. I hodha syte sërish mbi shpalljen e vdekjes. Të shihja datën kur do e varrosnin. Dhe kur u pérqëndrova pashë se ishte caktuar dita e nesérme. Nisja e kortezhit do bëhej nga rruga “ÇAJUPI”,pallati 2 fraksion 3.
-Ua,pse paskan vendosur adresën e pallatit tonë?-pyeta gruan.
-Vértet?
U çudit dhe ajo.
-Gabim shtypi,-e vulosi muhabetin.
Po nuk mbaroi fjalën se nga ashensori dolën tre gra veshur me të zeza. Me sytë plot lotë. Nga pas dëgjuam zëra.
-Te kati i dytë,atje presin pér ngushëllim.
Ishin disa burra që po ngjiteshin pas nesh. I pyeta:
-Te kush po shkoni?
-Te Beqiri. I ka vdekur dje gruaja,Shpresa. Ja,kjo në foto,-dhe më tregoi lajmérimin e shpalljes.
Heshta. Burrat ikën para. I thashë gruas,ngjitu lart e vetë shkova te apartamentit i xhenazes. Hyra te dhoma e burrave. Nuk njihja njeri,por në krye rrinë në këto raste njerëzit më të afért. Shkova e takova një burrë simpatik ndonja 50 vjeç.
-Ngushëllime!
-Faleminderit.
U ula në karrike. Dëgjoja se burri quhej Beqir. Jetonin me qira te kjo hyrje. Kishin erdhur para 5 muajsh nga Fieri. E shoqja,Shpresa nuk punonte. Qe sëmurë me kancer dhe nga kimioterapia i kishin rënë flokët.
-Po mbante shami në kokë. As në shtëpi s’e hiqte. Dhe delte jashtë,dy,tre herë në ditë. Pastronte shkallët. Të merrem me një punë,të harrohem,thoshte.
Kështu fliste i shoqi e tregoi se djalit në Itali nuk i treguan fare. Do harxhojë kohë e para pér mua,thoshte Shpresa. Ndaj i ra si bombë kur ia thashë në telefon.
Nga matanë dëgjoheshin të qarat e grave. Mua më erdhi turp që atë ëngjëll e quajta pastruese. Madje në se merrej me këtë punë pse nuk e pyeta sa para duhej të paguaja. Se ajo merrte mbarë gjithë katet. Na shërbeu e nuk i dhamë as një mirëmëngjes. Bile as një buzëqeshje. U sollëm sikur ajo po na shlyente ndonjë borxh që na i kish.
Ika lart,ia tregova gruas dhe ajo tha:
-Nuk e njohëm,por të shkojmë në varrim. Të tregojmë njerzillëkun që na mungoi.
Dhe u vesh me të zeza. Mbi krevat më vendosi kostumin e zi. Hyra brenda tij pa bërë fjalë. Po i tregonim respekt atij ëngjëlli që nuk i mësuam as emrin sa ishte gjallë. I pamë leckën,kovën,fshesën,jo hallin…

nga Agim Xhafka

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka tregimi i se dieles agim xhafka tregimi i se dieles

Sondazh

Poll
Insights 17 Qershor 2020, 15:41

Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës

Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka ...

Insights 16 Qershor 2020, 11:08

Larg duart nga Butrinti

TIRANË- Fundjavën e 3-4 marsit 1933 Ministri amerikan në Tiranë, Herman Bernstein e kaloi në Butrint. I shoqëruar nga Kolë Kuqali, përkthyes zyrtar i Legat...

Insights 16 Qershor 2020, 11:03

Shkove para kohe!

KOSOVË- Moikom, Moikom! Na le! Na le papritmas! Na le shpejt! Nuk e prisnim shkuarjen tënde! Më trondite me këtë shkuarje të papritur! Shumica prej nesh, m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj