LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më parakaloi motori i zi”, dëshmia e djalit të Santos për vrasësit, momentet e fundit të bankierit dhe fjalët e miku

19 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
“Më parakaloi motori i zi”, dëshmia e djalit të

TIRANË– Pas veturës me targa AA 111 AX vihet një motor me dy persona të veshur me xhupa të errët, me skafandra që u mbulonin mirë fytyrën. Ishin të njëjtët njerëz, i njëjti motor që e ndiqte prej ditësh. Imazhet e errta të tyre binin shumë në sy. Madje, i kishin bërë përshtypje më herët djalit të bankierit, Egit, siç zbulohet në dëshminë e tij në prokurori që Top Story e disponon.

Dy apo tre ditë para shoferi më ka marrë me makinën e bankës nga shtëpia për të më cuar në punë. Në rrugicat e lagjes parakaloi një motor i madh, me ngjyrë të zezë mbi të cilin udhëtonin dy persona të veshur me rroba të errta dhe kokore të zeza” – tha Egi Santo, djali i bankierit Artan Santo.

Edhe shoferi Fatmir Balla konfirmon se e kishte parë më herët motorin por nuk i kishte kushtuar rëndësi. Ai konfirmon se ishte i njëjti me atë të ditës së krimit. Itinerari i tyre ishte i njëjtë. Mëngjesin e 26 qershorit, vrasësit nuk i ndahen mjetit gjatë gjithë rrugëtimit siç bënin prej ditësh. Pamja e tyre e dyshimtë, nuk kishte rënë në sytë e Santos.

“Një javë përpara e kisha takuar, dhe mund të them që ai nuk ka pasur asnjë lloj shqetësim, zero zero…” u shpreh Llazi Balliu, ish-koleg i Artan Santos.

Itinerari i ndjekur është me drejtim nga televizoni shqiptar, Kryeministria, Bulevardi, Kryesia e Kuvendit dhe ndalesa te drejtoria qëndrore e Credins në ish-bllok. Aty, Santo zbret nga mjeti ku e priste miku i tij Eduard Mazi.

Në momentin që unë kam qenë aps një tabele reklame e vendosur në trotuar, u bënë 2 gjuajtje, ndoshta 3, se kam llogaritur, smë shkoi mendja, plus amortizimi tabelës para. Vetëm pas pak konstatova që shumë afër meje u shtri përtokë Artan Santo. Kjo është e fundit, momenti fundit i tij..” u shpreh Eduart Mazi, mik i Artan Santos.

Plumbin e parë që e rrëzoi përtokë, Santo e mori në shpatull. Në ato momente, vrasësi u bërtet kalimtarëve të rastit të largohen. Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një profesionist gjakftohtë i sigurt në realizimin e qëllimit kriminal. Ai zbret nga motori, i vihet nga pas objektivit dhe e qëllon dy herë të tjera në kokë. Ishte e qartë detyra që autorët e krimit kishin marrë: duhej të siguroheshin ti jepnin fund bankierit…

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan santo egi santo artan santo egi santo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët