Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Banka e Shqipërisë ka rikujtuar edhe një herë monedhën e emetuar në vitin 2012, si shenjë përkujtimore për një nga figurat më të shquara dhe të dashura për shqiptarët.
Në njoftimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, është treguar kjo monedhë detajet që e bëjnë më të veçantë të kësaj monedhe.
Në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes, ngjyra e të cilit së bashku me atë të shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë.
POSTIMI I PLOTË
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Sot, përmes monedhës përkujtimore kushtuar “Nënë Terezës”, përkujtojmë shenjtërimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur nga të gjithë si Nënë Tereza.
Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, në Shkup, në një familje katolike. Në sajë të përkushtimit dhe dashurisë së pakufishme që ajo diti t’u dhurojë komuniteteve në nevojë, Nënë Tereza mbetet një nga gratë më të admiruara në botë.
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”, mbetet një nga shprehjet më frymëzuese të gruas, e cila në vitin 1979, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.
Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetër”, ku merrnin pjesë mijëra besimtarë nga e gjithë bota. 5 shtatori shënon Ditën e Shenjtores shqiptare, Shën Tereza e Kalkutës.
Në vitin 2012, Banka e Shqipërisë, emetoi monedhën përkujtimore kushtuar Nënë Terezës. Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës. Në pjesën e poshtme, shkruhet vlera emërore, 200 Lekë. Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve.
Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Nënë Terezës. Mbi portret shkruhet “NËNË TEREZA” dhe vitet e lindjes e të vdekjes. Poshtë portretit shkruhet emri i lindjes “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu” dhe në hark poshtë “SHQIPËRI – ALBANIA 2012”.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Në tre vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës është mbajtur një meshë në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës. Drejtuesi i saj, Imzot Georgo Frendo k...
Vlorë- Në prangat e Policisë së Vlorës ka rënë një 52-vjeçar për falsifikim. Sipas policisë 52 -vjeçari, R.M i ka shitur 27 -vjeçarit me i...
FIER- Një vit e gjysmë pas arrestimit, ‘fundoset’ bashkëshorti i Verke Velajt, Namik Velaj. 76-vjeçari është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e bashkës...
BULQIZE– Policia e Shtetit ka arrestuar brenda një orë autorin e vrasjes së 20-vjeçarit, Arlind Pasha në Bulqizë. Fatjon Keta u arrestua teksa po tentont...
BULQIZE- Fatjon Keta, 22-vjeçari që po kërkohet sot nga Policia për vrasjen e shokut të tij, Arlind Pasha, dyshohet se mund të vuajë nga probleme të shën...
TIRANË– 5 Shtatori, ditë e cila përkon me shenjtërimin e Nënë Terezës dhe kjo tashmë është një festë zyrtare.Pikërisht sot kanë nisur punimet për ndërtimin...
BULQIZE- Dosja.al sjell fotot e të riut që humbi jetën sot në Bulqizë pas një sherri për motive të dobëta. Ai është Arlind Pasha, 20 vjeç dhe njihet si n...
BULQIZE- Zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën në Bulqizë, pas një sherri për motive banale me një 22-vjeçar.Viktima, mëson Dosja.al është Arlind ...
VELIPOJË- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në Majën e Zezë në Mal Kolaj në Velipojë. Punonjës të zonave të mbrojtura dhe të rinj të “smile Albania”, dol...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga megaoperacioni antiinformalitet që është zhvilluar dje në mbrëmje dhe gjatë natës. Sipas informacioneve mësohet se a...