LIVE UPDATES
Ekonomi

Më shumë pasuri të paluajtshme, bujqësi e ndërtim: Si e ndryshoi pandemia strukturën e ekonomisë në 2020-n

19 Prill 2021, 05:47 Nga DOSJA
Më shumë pasuri të paluajtshme, bujqësi e ndërtim: Si e

Pandemia e vitit 2020 ndryshoi rrjedhën normale të ekonomisë. Karantina e plotë që zgjati gati tre muaj e më pas kufizimet në orare, udhëtime kanë dëmtuar disa sektorë kyç, si tregtia, akomodimi, transporti, baret e restorantet, agjencitë turistike, që nuk arritën të merrnin veten as në gjysmën e dytë të vitit.

Sektorë të tjerë nuk u prekën, siç është bujqësia, ndërsa pasuritë e paluajtshme kishin ecuri pozitive gjatë gjithë vitit, edhe në kohën e karantinës. Në 6-mujorin e dytë lulëzoi edhe ndërtimi.

Të dhënat paraprake të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas aktiviteteve ekonomike, ka pësuar ndryshime në 2020-n, si rrjedhojë e zhvillimeve të diktuara në pjesën më të madhe nga pandemia. Ekonomia në total ra me 3.3% në 2020-n, shifër më e ulët se pritshmëritë fillestare që varionin nga -4.5 në -9%.

-Bujqësia është sektori i madh në ekonomi dhe vetmi që nuk e ka përjetuar direkt krizën. Karantina nuk i ndikoi zonat rurale, puna vazhdoi normalisht, ndërsa kërkesa për produkte bujqësore u rrit, së bashku me eksportet. Në fund të 2020-s, pesha e bujqësisë ndaj totalit të ekonomisë arriti në 19.3% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), nga 18.4% në dy vitet e mëparshme. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2014, kur ajo zinte gati 20% të PBB-së.

-Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, i dyti më i madh në vend pas bujqësisë ishin më të goditurat nga pandemia. Ky aktivitet ra me 12.5% në 2020-n, duke humbur të paktën 270 milionë euro (të ardhura të munguara). Ky sektor, i lidhur direkt me konsumin, turizmin dhe udhëtimet, është dhe gjeneratori më i madh i punësimit privat në vend, me rreth 200 mijë të punësuar (nga të cilët 60 mijë janë në akomodim dhe shërbim ushqimor). Ai po shihte rritje deri në 2019-n, pas kthimit të Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik. Pesha e tij në PBB zbriti me 1.31 pikë përqindje, duke arritur në 15.6% të PBB-së në 2020-n, më e ulëta, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat. “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” është sektori me rënien më të lartë vjetore në peshën që zë në ekonomi.

-Pesha e “Administrata publike; Arsimi; Shëndetësia, puna sociale”, e treta më e larta, u rrit me 0.7 pikë përqindje, në 12.4%, pas shtimit së shpenzimeve buxhetore për të përballuar pandeminë dhe tërmetin.

-Industria, aktiviteti i katërt më i madh në vend pa një rënie në strukturën ekonomike me 1.1 pikë përqindjeje, duke zbritur në 10.5%, niveli më i ulët nga viti 2009. Mbyllja e përkohshme e fabrikave dhe rënia e porosive nga partnerët e jashtëm, bënë që industria të humbte të paktën 210 milionë euro në 2020-n, sipas të dhënave të INSTAT. Edhe ky sektor është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend, me rreth 143 mijë të punësuar.

-Ndërtimi u rimëkëmb në 6 mujorin e dytë. Rritja reflekton dy tendenca, e para shtimi i banesave rezidenciale, kryesisht në kryeqytet dhe hoteleve në bregdet dhe e dyta, procesi i rindërtimit. Ndërtimi është një sektor ciklik, që e shënoi lulëzimin e vet nga fillimi i tranzicionit deri në 2007-n, duke shfrytëzuar nevojën për strehim dhe kaosin urbanistik dhe pas kësaj periudhe filloi rënien. Në 2020-n, ndërtimi iu rikthye sërish rritjes, duke reflektuar dhe nivelin e lartë të lejeve të ndërtimit për banesa rezidenciale nga 2018-s , sidomos në kryeqytet dhe lulëzimin e turizmit, që nxiti investimet në hotele. Në 2020-, pesha e ndërtimit ndaj PBB-së arriti në 9.2% (0.6 pikë përqindje më shumë se viti i mëparshëm), niveli më i lartë nga viti 2013.

Aktivitetet shkencore dhe sociale, kontribuuesi i gjashtë më i madh në PBB, me 6.56% në 2020-n shënuan një rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje, pasi e morën veten në tremujorin e katërt të vitit. Ky aktivitet përfshin shërbimet juridike, inxhinierike, kërkimet e tregut si dhe aktivitete të tjera profesionale.

-Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin sektori me ecurinë më të mirë në 2020-n. Pesha e këtij sektori në PBB u rrit me 0.8 pikë përqindje, duke arritur në 6.55%, pothuajse sa aktivitetet shkencore dhe sociale dhe duke qenë aktiviteti që ka rritjen më të madhe në peshën ndaj PBB-së në 2020-n. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë shënuar rritje gjatë të gjithë tremujorëve, madje edhe në të dytin kur vendi ishte në karantinë totale (+5.47%), ndërsa gjithë vitin e mbylli me një zgjerim prej 6.74%. Edhe në vlerë nominale, ky është sektori që kryeson ndryshimin e rritjes ekonomike në 2020-n. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme në vlerë ishin rreth 850 milionë euro, duke arritur në 6.55% të PBB-së, ose një pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Drejtues të agjencive të pasurive të paluajtshme në vend pohuan se faktor kryesor i rritjes të aktivitetit të tyre në 2020 ishte nga pastrimi i parave të shumë ndërtime që po kryhen në Tiranë. Sipas tyre, paratë ilegale po financojnë një pjesë të lartë të ndërtimeve në kryeqytet.

Agjenci të tjera, si faktorë për shtimin e aktivitetit veçuan edhe rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, kreditimin me interesa të ulëta dhe procesin e rivlerësimit.

-Informacioni dhe komunikacioni, e rrit lehtë peshën në PBB nga 2.9% në 3%, pasi pandemia nxiti interesin për teknologjinë e informacionit, me punën që distancë dhe zgjerimin e shitjeve online.

-Ndonëse në një vit me shumë kufizime, pesha e “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi”, mbeti e pandryshuar në 2.3%, pasi mungesa e udhëtimeve jashtë u kompensua me turizmin e brendshëm.

-Pesha e “Aktivitete financiare dhe të siguracionit u ul me 0.25 pikë përqindje në 2%, ku më i prekur ishte sektori i sigurimeve (sidomos me kartonin jeshil, pas ndalimit të udhëtimeve jashtë), ndërsa sektori bankar ka arritur ta kalojë më mirë pandeminë, i nxitur dhe nga masat mbështetëse të Bankës së Shqipërisë dhe tendenca e rritjes së kursimeve që ishte e pranishme gjatë gjithë 2020-s.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi monitor pandemia monitor pandemia

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Prill 2021, 06:21

OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj