LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më tradhëtoi kur rashë në burg, por e fala’/ Ariani përplaset live me gruan, e reja: Ke 4 fëmijë rrugëve, flija nat

10 Dhjetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
‘Më tradhëtoi kur rashë në burg, por e fala’/

Para disa javësh në programin “Historia ime” në Tv Klan është sjellë historia e veçantë dhe e pazakontë e Arian Begës. Ai është braktisur nga bashkëshortja e tij dhe ka mbetur i vetëm me 3 fëmijët.

Ariani tregoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej, mungesën e përkrahjes nga ana e familjarëve të cilët e kanë paragjykuar, ndërsa bëri gjithashtu thirrje në emision për ndihmë, për 3 fëmijët e mitur.

Historia me bashkëshorten e tij është tepër e komplikuar sepse në rrëfimin e tij, ai ka treguar se Elida e kishte denoncuar dy herë në polici për dhunë dhe si pasojë, ai ka bërë dy herë burg. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë dhe madje ka qenë vetë bashkëshortja që i ka kërkuar falje që ka gënyer dhe ka kërkuar që ta nisin gjithçka nga fillimi.

Ariani tregoi më tej se gjatë periudhës që ai ka qenë në burg, ajo e ka tradhtuar, por për hir të fëmijëve, ai e fali.

Fëmija më i madh i tyre është 5 vjeç, vajza, e cila është me autizëm 2 vjeç dhe fëmija i tretë vetëm 1 vjeç. Pas bërjes publike të rastit në emision, ka pasur reagime dhe sensibilizim për rastin e paraqitur.

Qytetarë të shumtë shprehën interes të ndihmonin babain me 3 fëmijë, gjithashtu “Fundjava Ndryshe”, i erdhi shpejt në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje. Edhe Bashkia e Tiranës mori përsipër të paguajë dy muajt e parë qiranë dhe më pas Ariani të kalonte në programin e bonusit për pagesën e qirasë.

Ariani ka qenë sërish ditën e sotme i ftuar në “Historia ime” dhe ka treguar se ka mundur të sigurojë çerdhen dhe kopshtin për fëmijët. Gjithashtu gjatë emisionit, bashkëshortja e tij Elida ka reaguar në studio në një lidhje telefonike dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tij, duke e akuzuar madje për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Elida: Njëherë e hedh poshtë kategorinë që unë kam marrë qetësues gjumi, le të ma vërtetojë ku të dojë ai, kjo është një gënjeshtër nga ana a tij. E dyta, unë për fëmijët vetëm kur të vdes do heq dorë nga ato, se asnjëherë nuk heq dorë. Se vajza e madhe bëri 5 vjet dhe më shumë i kam rritur vetë, pa asnjë lloj ndihme as nga njerëzit e mi as nga njerëzit e tij, të tre fëmijët. Kam çuar edhe gocën për terapi, për autizëm se ai nuk pranonte që fëmija ishte me autizëm. Ai mund të thotë shumë e shumë gjëra kundër meje, le të vazhdojë është i lirë, e drejta e fjalës. Po të paktën le të thotë të drejtat. Unë me Arianin nuk takohem personalisht, nuk bëhet fjalë, nuk kam pikën e besimit tek ai, nëse nuk është një i tretë mes nesh që ta takoj. Sa për fëmijët, unë i kam kërkuar t’i marr fëmijët, kur të dojë ai, unë s’ja ndaloj asnjëherë se fëmijët nuk i bëra vetëm, i kam bërë me atë. Por jo me kushtet që vendos ai, sepse e kam thënë dhe njëherë, kushtet dhe takimet i vendos gjykata, jo unë dhe ti..

Ariani: Mbarove?

Elida: Një minutë tani, se ke folur një emision të tërë. Sa për rrjetet sociale është Ariani që ka hapur adresë me emrin tim, me fotot dhe të dhënat e mia dhe flet me njerëz të tjerë. Është ai, jo unë që po bën këto veprime..

Ariani: Unë kam folur me ata që ke folur ti më përpara.

Elida: Fol me kë të duash more Arian, je i lirë, por nuk besoj se kjo është e ligjshme…

Ariani: O Elida..

Elida: Një minutë do flas unë tani. Ke katër fëmijë që ke rrugëve nuk je kujtuar asnjëherë për to, pse pikërisht për këto fëmijë që ke me mua më nxjerr pengesë, kjo është arsyeja?

Ariani: Një sekondë…

Elida: Je dënuar dy herë në burg Arian, thika që më ke ngul në këmbë, ma ke ngulur ti, kabull, piruna dhe nuk mbahet mend kushedi se sa gjëra. Nuk ka gjykatë që të dënon kot, mund të thuash gjithë ditën ti që të kanë futur padrejtësisht në burg, nuk je futur padrejtësisht..

Ariani: Në rregull me, në rregull, kështu e ke deklaruar dhe në emision.

Elida: Ti nuk e ke mendjen të sqarohesh për fëmijët, por e ke mendjen të merresh me kë rri unë dhe çfarë bëj unë. Ty nuk ka ç’të intereson jeta ime…

Mirela Milori: Elida pse i braktise fëmijët dhe ike nga shtëpia?

Elida: Nuk i braktisa zonja Mirela, dhe nuk i braktis asnjëherë. Unë jetoj shumë afër fëmijëve, se po t’i braktisja fëmijët largohesha dhe nuk pyesja. Jam interesuar dhe për gocën që ka vajtur në terapi, jam interesuar dhe tek kopshti, kam vajtur dhe i kam parë.

Ariani: Njëherë ke qenë tek kopshti…

Mirela Milori: Elida pse ike nga shtëpia?

Elida: Jam larguar nga dhunimi psikologjik i Arianit, nuk mundesha më. Domethënë ose do vrisja veten ose do ikja nga shtëpia..

Mirela Milori: Pse nuk mendove të ikje me fëmijët, por i le fëmijët në shtëpi dhe ike ?

Elida: Nuk kisha ku t’i çoja fëmijët në ato momente, po t’i merrja. Ku t’i çoja? Ku të rrija me ta?

Mirela Milori: Po tani ku je?

Elida: Jetoj shumë afër fëmijëve, në Shkozë jetoj nuk largohem nga Shkoza.

Mirela Milori: Je te prindërit e tu apo?

Elida: Jo nuk kam lidhje as me prindrit e mi, as me njeri, jetoj vetëm. Unë nga shtëpia kam ikur për arsye të Arianit, nuk kam ikur të braktis fëmijët.

Mirela Milori: Elida ti do të ishe dakord për hir të fëmijëve të riktheheshe me Arianin?

Elida: Jo, jo martesa jonë ka marrë fund dhe nuk bëhet fjalë për rikthim, mua më interesojnë vetëm fëmijët asgjë tjetër…

Arian: Elida..

Elida: Një minutë…Unë e kam mbyllur, unë nuk do kem as dhunë fizike dhe as psikologjike. Jo Arian të rrish gjithë natën me thikë në dorë, ndërsa Blerta e vogël mos flejë nga frika…

Mirela Milori: Si ishte kjo me thikë në dorë?

Ariani: Ç’është kjo?

Elida: Jo zoti Arian mos thuaj ç’është kjo, është gjë që e ke bërë ti…

Gjithashtu Elida tregon se Ariani, përveç 3 fëmijë me të, ka edhe 4 fëmijë nga dy martesa të mëparshme, një me dokumente dhe tjetra pa dokumente. Por, Ariani pranon se ka vetëm dy djemë.

Ariani: Kam dy çuna, i madhi 17 për 18, tjetri 13.

Elida: Nuk janë dy fëmijë, janë dy martesa, janë 4 fëmijë, jo dy fëmijë. Nuk e kuptoj.. Pse i hedh poshtë dy fëmijët e vegjël… Janë 3 fëmijë që i ka me mua dhe 4 fëmijë që i ka nga dy martesat e mëparshme, një me dokumente, tjetra pa dokumente. Pse i hedh poshtë fëmijët e tu..

Ariani: Mirë Elida, jemi shumë në rregull… ti e di.. /tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arian bega historia ime arian bega historia ime

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 12:22

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta