Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Davor Velefskin.
Operacioni “Lake” i kryer nga forcat “Shigjeta” ka vënë në pranga dy persona të identifikuar si Albert Xhoka, 41-vjeç, dhe 42-vjeçari Sokol Masha. Në gjendje të lirë po hetohet 50-vjeçari maqedonas Subi Ethemi, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi.”
Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng 23-vjeçarin maqedonas dhe pasi i kanë vënën armën në kokë i kanë kërkuar shumën e 250 000 eurove.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.
Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ditën e djeshme janë publikuar pamje të aksionit të zhvilluar për lirimin e maqedonasit mbi godinën e Kryegjyshatës ku edhe është arritur të lirohet pengu dhe është kapur një nga personat të cilit i është gjetur një silenciator.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka premtuar se shkelësit do të mbajnë përgjegjësi maksimale për pasojat e shkaktuara nag tër...
TIRANË– Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ekstraduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë n...
TIRANË- Ish-kryeprokurorja Arta Marku i ka dorëzuar ditën e djeshme detyrën Olsian Çelës, të cilin ajo e ka pasur edhe shok klase.Mësohet se menjëhe...
DURRËS– Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mashtroi qytetarët me qëllim përfitimin e ndihma që ata do të jepnin për të prekurit e ...
TIRANË– Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar vetëm pak minuta para mesnate në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Bra...
DURRËS– Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të...
TIRANË– Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi az...
TIRANË– Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë është shkarkuar sot nga puna. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Abc News.Burime nga ...