All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Media në Shqipëri përballë sfidës së pavarësisë dhe keqinformimit

10 Dhjetor 2021, 20:52 Nga DOSJA
Media në Shqipëri përballë sfidës së
All - Paragraf - 1

TIRANË – Media në Shqipëri po përballet me disa sfida, si varësia nga politika, çensura, autoçensura, keqinformimi, si dhe fiancimi nga burime të dyshimta. Studiues të kësaj fushe dhe gazetarë fitues të çmimeve të BE-së për gazetari investigative, konstatojnë me keqardhje, se këto fenomene kanë e dëmtuar lirinë e shprehjes. Çmimi Nobel për Paqen, që iu dha dy gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, është motivim dhe frymëzim për të gjithë ata gazetarë që besojnë se gazetaria nuk është thjesht një profesion, por një mision publik.

Çmimi Nobel i Paqes që iu dha nga Komiteti Norvegjez i Nobelit gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, shihet nga ekspertë të fushës si konfirmim i nevojës për informacion të besueshëm në rang global. Ata u vlerësuan për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë së shprehjes, si një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme. Ky çmim merr një rëndësi të veçantë edhe në Shqipëri, ku sfidat e medias, sipas studiuesve, janë të shumëfishta, si varësia nga politika, ndikimi i bizneseve, financimi nga burime të dyshimta, apo dhe vetë qëndrueshmëria e tyre.

Mendoj që një nga sfidat më të mëdha sot është keqinformimi. Sot ne përballemi me një bombardim informacioni nga të gjitha anët, pra në ndryshim nga 10 apo 5 vjet më parë, sot informacioni vjen te ne nga shumë burime të ndryshme, dhe jo të gjitha kategoritë ose anëtarë të audiencës ose publikut e kanë mundësinë, që ta verifikojnë ose filtrojnë informacionin që ata marrin”– tha për Zërin e Amerikës Elira Çanga studiuese e medias, Programi Humphrey, Universiteti i Arizonës.

Në Shqipëri, në skenën mediatike ka afërsisht 45 televizione, 55 radio, rreth 800 portale on line, 11 mediaprint, 3 platforma dixhitale, dhe rreth 5100 punonjës. Por me gjithë këtë larmi të mjeteve të informimit, gazetarët vënë re se ka një rënie të cilësisë së informimit. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, që synon t’u krijojë gazetarëve të rinj një hapësirë, sidomos për gazetarinë investigative ka vënë re që prej krijimit në vitin 2017, se gazetarët e rinj nuk e gjejnë vetën në tregun mediatik.

“Ne sot shohim që diplomohen mbi 100 apo 200 studentë gazetarie çdo vit dhe nga studimet dhe anketimet që kemi bërë, shumica duan të përfundojnë ose në (PR), marrëdhënie me publikun, ose në televizion. Askush nuk përpiqet të bëjë gazetari të formatit të gjatë, gazetari hulumtuese, gazetari investigative apo dhe gazetari analitike të fushave të ndryshme. Dhe problemi qëndron te fakti që ata kanë pritshmëri të tilla sepse nga vetë sistemi nuk përfitojnë ndonjë gjë që të rriten në karierë apo të rrisin kapacitetin e tyre”- u shpreh për Zërin e Amerikës Redon Hoxha, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore .

Ekspertë të fushës thonë se vetë modeli i mediave që zotërohen nga pronarë të cilët kanë parësorë biznese të tjera që shpesh lidhen me prokurime publike, i bën ato lehtësisht të kërcënueshme financiarisht nga pushteti politik. Studiuesja Luljeta Progni, fituese e çmimit të BE-së për gazetari investigative këtë vit, thotë se po punon për një studim mbi historikun e medias në Shqipëri dhe sjell këtë shembull.

“Është një kohë impresionuese që kulmon në vitet ’30 dhe jam mahnitur nga shumë prej emrave që kemi dëgjuar dhe lexuar, por kur fillon dhe i studion thellësisht, aty gjen dhe disa detaje. Shumë prej tyre shkrijnë gjithçka patën, pasuritë, dhanë shpirtin e tyre për të ndërtuar media, ata ishin pronarë të medias së tyre. Mit’hat Frashëri, Faik Konica, Nebil Çika, figura shumë të rëndësishme, ndërsa sot ndodh e kundërta. Ndodh që pronarët e mediave përfitojnë nga mediat e tyre” – tha për Zërin e Amerikës Luljeta Progni, fituese e fituese çmimit të BE-së për gazetari investigative, 2021.

Klodiana Kapo e Faktoje.al thotë për Zërin e Amerikës se gazetarët hasin në mjaft vështirësi për të marrë informacion në kushtet kur rreth 90% e informacioneve atyre u serviret i gatshëm nga zyrat e shtypit të institucioneve publike.

“Situata ka ardhur gjithmonë e duke u kontrolluar nga zyrat e shtypit dhe nga institucionet publike, duke e bërë dhe më të vështirë punën e një gazetari i cili kërkon të qëmtojë fakte apo të verifikojë situata, deklarata dhe çështje që janë të rëndësishme. Fakti që gazetarët po vazhdojnë të sulmohen dhe puna e tyre është gjithmonë dhe më e vështirë, tregon që sistemet e qeverisjes kanë probleme që duan t’i fshehin apo të mos i tregojnë ashtu siç janë”– u shpreh për Zërin e Amerikës Klodiana Kapo, drejtuese e Faktoje.al.

Studiuesja e medias Elira Çanga shprehet se ka disa oaze shpresëdhënëse në Shqipëri, të një gazetarie cilësore të mbështetura nga organizata joqeveritare, ambasada të vendeve perëndimore dhe donatorë të huaj.

“Unë kam qenë për dy vite rradhazi në jurinë e krijuar për të dhënë çmime për gazetari investigative në Shqipëri. Shoh që ka shumë materiale të mira dhe gazetarë të rinj, që e bëjnë me dëshirë këtë punë. Hapat e tyre të parë janë shumë të mirë dhe ka një mbështetje. Unë do të thosha që ka oaze të gazetarisë dhe medias së pavarur në Shqipëri, puna është që ne duhet t’i mbajmë dhe t’i motivojmë”– vijoi Elira Çanga studiuese e medias, Programi Humphrey, Universiteti i Arizonës.

Studiuesja Canga thotë se dy gazetarët që u vlerësuan me çmimin Nobel për paqen, Ressa dhe Muratov përfaqësojnë një komunitet me 46 gazetarë të vrarë vetëm këtë vit dhe 1636 në 20 vitet e fundit. Kjo sipas saj tregon se sa e vështirë është situata e gazetarëve në të gjithë botën, dhe se sa rëndësi ka roli i tyre.

Në Shqipëri, ky çmim shihet në rradhët e komunitetit të gazetarëve si motivim dhe frymëzim, dhe si një qiri shprese për të gjithë ata që besojnë se gazetaria nuk është thjesht një profesion, por një mision publik.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj gazetarit gazetaria gazetaria në kohë krize dhuna ndaj gazetarit gazetaria gazetaria në kohë krize

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!