LIVE UPDATES
Politike

Mediu thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për të shmangur konfliktin civil

24 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Mediu thirrje shqiptarëve: Të bashkohemi për të shmangur

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me anë të një deklarate për mediat shprehet se procesi i zgjedhjeve më datë 30 qershor është një grusht shteti.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste”, shprehet më tej Mediu.

DEKLARATA E PLOTË

Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së; Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë. Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste. Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd. Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën. Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme. Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes partia republikane zgjedhjet e 30 qershorit fatmir mediu kolegji zgjedhor rrezon dekretin e metes partia republikane zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll
Politike 24 Qershor 2019, 15:04

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është në ‘arrest shtëpie’, Bardh Spahia ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai kërkon nga mb...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj