LIVE UPDATES
Politike

“Melodi e re, avaz i vjetër”/ DW: Zgjedhjet lokale 2019 – të vlefshme apo do të përsëriten?

27 Qershor 2021, 12:19 Nga DOSJA
“Melodi e re, avaz i vjetër”/ DW: Zgjedhjet lokale 2019 –

Dy vjet pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale 2019 Gjykata Kushtetuese merr vendim për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese e përligji vendimin e saj për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë ose përsëritjen e këtyre zgjedhjeve si një “vendim të ndërmjetëm” që mbështetet në ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë zyrtare Gjykata Kushtetuese argumenton se vendimi saj që Komisioni i Venecias të jetë amicus curiae në shqyrtimin e kësaj çështjeje është e ndërmjetme pasi në morinë e çështjeve të trajtuara që nga rifunksionimi i kësaj gjykate, ky është rasti i vetëm që ajo po e përdor këtë instrument.

Amicus curiae – është një term ligjor nga latinishtja që përdoret për institucione ose individë  të paanshëm në një ꞔështje të veçantë gjyqësore, që ofrojnë asistencë ndaj një gjykate me informacion dhe  ekspertizë.

Deklarata vë në dukje që “Gjykata Kushtetuese i është drejtuar edhe më parë Komisionit të Venecias, si një organ i specializuar i Këshillit të Evropës, që ka ekspertizë të thelluar në të drejtën kushtetuese dhe një kontribut të çmuar në veprimtarinë e kësaj Gjykate në çështjet me rëndësi të veçantë”.

Melodi e re, avaz i vjetër

Vlefshmëria ose përsëritja e Lokaleve 2019 duket se bën pjesë në këto ꞔështje për faktin se në Shqipëri ndaj saj ka një ndjeshmëri të lartë politike. Çështja e Lokaleve 2019  u shfaq kur Presidenti Meta anuloi dekretin e tij presidencial për zhvillimin e tyre më 30 qershor 2019 dhe nxori dekretin për zhvillimin e tyre më 13 tetor të atij viti.

Anulimi i datës së Lokaleve 2019 nga Presidenti Meta u bë në kushtet kur opozita e drejtuar nga PD kishte dalë në shkurt nga Parlamenti dhe për pesë muaj, deri në qershor, kishte zhvilluar mbi 10 protesta për të rrëzuar qeverinë Rama. Ajo kishte deklaruar që nuk do të merrte pjesë në Zgjedhjet Lokale 2019 dhe kishte paralajmëruar mosbindje civile dhe trazira. Por zgjedhjet u zhvilluan në datën e dekretuar,  më 30 qershor pa pjesëmarrjen e opozitës. Ato u fituan nga PS në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria.

Komisioni i Venecias e dha opinionin e tij në tetor të vitit 2019 lidhur me dekretet presidenciale, kur atë ia kërkoi Parlamenti, që ndërmori nismën për shkarkimin e Presidentit Meta për “shkelje të Kushtetutës” si pasojë e dy dekreteve presidenciale, të përmendura më sipër.

“Anulimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore. Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje” u shprehën dy vjet më parë ekspertët e Komisionit të Venecias.

Por anulimi i datës së zgjedhjeve dhe dekreti për një datë tjetër përbënte sipas Komisionit të Venecias ”tejkalim të kompetencave kushtetuese nga Presidenti Meta, por jo një akt për shkarkimin e tij”.

Amicus curiae – distancim i GJK apo forcim besimi tek publiku?

Tani Gjykata Kushtetuese i kërkon përsëri opinion Komisionit të Venecias. Kësaj here për vlefshmërinë ose përsëritjen e Lokaleve 2019. Shoqata e Bashkive, një shoqatë jo qeveritare, e drejtuar nga Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës , e vetmja kryetare e PD, e mbetur në këtë post nga zgjedhjet lokale 2015, kërkon që Gjykata Kushtetuese të gjykojë Lokalet 2019 nëse janë të vlefshme apo të pavlefshme. Ky gjykim nuk mund të ndodhte më parë pasi Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale për shkak të mungesës së gjyqtarëve nga dalja e tyre jashtë sistemet prej vettingut.

Në mes të kësaj jave, (23.96) pas një seance gjyqësore prej nëntë orësh, Gjykata Kushteuese mori vendimin që t’i kërkohet Komisionit të Venecias të bëhet amicus curiae për këtë ꞔështje. Ky vendim u prit me kritika nga ekspertë dhe opinionistë të pavarur vendas. Sipas tyre një vendim i tillë është pasojë e distancimit të gjyqtarëve kushtetues nga përgjegjësia për të njohur ose jo vlefshmërinë e Lokaleve 2019. Por të tilla opinione kanë ngjallur shqetësimin e GJK.

Në deklaratën e saj zyrtare Gjykata Kushtetuese i quan qëndrimet dhe opinionet kritike “jo konstruktive, pasojë të keqinterpretimeve dhe keqinformimit”

“Çështja mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 është e një natyre unike dhe këshillimi me organe të specializuara u konsiderua i nevojshëm nga Gjykata Kushteuese” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj gjykate.

Kjo deklaratë thekson që “debatet jokonstruktive të ditëve të fundit jo vetëm që nuk i shërbejnë klimës se besimit ndaj Gjykatës Kushtetuese, por, përkundrazi, mund të perceptohen si përpjekje për ta përfshirë GJK  në debate me ngjyrime politike, të veshura me  petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrjen e GJK me themelin e ꞔçështjes, për të ndërhyrë në pavarësinë e saj,” thekson GJK në deklaratën e saj zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vë në dukje “rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe shpreh besimin se ushtrimi i veprimtarisë të kësaj Gjykate në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur”.

Reagime nga presidenti Meta

Presidenti Meta ka reaguar pas vendimit të GJK për të kërkuar këshillën e Komisionit të Venecias duke postuar në median sociale një video ku i cilëson votimet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, votime moniste.

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019 shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm demokracinë, Kushtetutën dhe parimin themelor të ekzistencës së Evropës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Në video vihet në dukje që në 35 bashki u votua vetëm për një kandidat.

Gjykata Kushtetuese do të marrë edhe vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta, pas vendimit të Parlamentit në fillim të këtij muaji për ta shkarkuar atë për “shkelje të rënda të Kushtetutës, nxitje të dhunës duke u mbështetur tek partitë opozitare dhe cënim të marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë.”

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese zgjedhjet lokale 2019 gjykata kushtetuese zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë