"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘Mend nuk ka, ka vetëm gaz’/ Karantina bën kreativ Ramën, ‘sulmon’ kundërshtarët me memoji. I ktheh
28 Prill 2020, 22:12Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se kohën në karantinë po e kalon duket bërë video-meme dhe duke krijuar ‘memoji’ të kundërshtarëve të tij politikë. Pas kryedemokratit Lulzim Basha, radhën sot e kishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Rama ka përdorur një prej deklaratave të Bardhit për të krijuar memen, duke bërë ironi edhe me emrin e demokratit.
“Joooo! Ulje pagash, eksperiment i rrezikshëm. Gazmend. Eh prindërit e shkretë. Gaz, mend. Duhen gaz duhen dhe mend. Po mend nuk ka, ka vetëm gaz. Gaz, gaz, gaz! O Zot!,”-thotë Rama në video.
Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Bardhit, i cili e ka cilësuar vulgare sjelljen e kreut të qeverisë, duke ia kthyer me të njëjtën batutë se prindërit e kanë mësuar se të marrësh paratë e popullit është vjedhje.
“Hajduti Ilir Beqja, që ka hapur restorantin më të shtrenjtë të Tiranës për të pastruar paratë e vjedhura, propozoi që gropën e parave të vjedhura nga ai dhe Edi Rama ta mbushin duke ulur pensionet dhe rrogat e qytetarëve. Me këtë deklaratë publike të bashkëpunëtorit të tij, Edi Rama testoi a mund të marrë paratë nga pensionistët dhe rrogëtarët, në mënyrë që të mos prekë koncesionet dhe oligarkët. Kur e pa që kjo ide ndezi reaksion publik, me një sjellje vulgare të paparë ndonjëherë mes politikanëve në botë, u kthye të bëjë kllounin, e përshtatshme për ordinerët dhe oligarkët injorantë me të cilët Rama rri, ha, pi e feston paratë që i vjedhin bashkë Shqipërisë. Po! Unë nuk kam mend si hajduti Beqaj për të shpik koncesione sesi të vjedhë Edi Rama me bandën në pushtet! Nuk bëj dot estradë, si Edi Rama, kur shqiptarët janë pa bukë. Nuk bëj dot eksperimente me varfërinë e qytetarëve. Nuk e shes dot rritjen e taksave si favor për njerëzit, siç bën Edi Rama dhe kallauzi i tij Ilir Beqaj. Prindërit më kanë mësuar që këto quhen hajni!,”-shkruan Bardhi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë me dije shifrat që ende nuk kanë përfituar nga paketa e parë për planin ekonomik për përballimin e...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas pas një shkrimi të ish-ministrit, Ilir Beqaj, i cili shprehej se ulj...
TIRANË– Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një intervistë për Report Tv ka folur edhe për luftën e Kosovës.Në fjalën e...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatës së Lartë , ku kërkon që këto institucione të shprehen për mbarimi...
Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar deputeti Kujtim Gjuzi.Në studio po flitej nëse masa...
SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ditën e sotme ka publikuar një foto të nipit të saj Nikola nga oborri i shtëpisë në Shkodër.Krahas fotos, T...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Në një video të publikuar në Facebook, Hasa ka vënë ...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar së fundmi se Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet tenderave për COVID-19, po e ble orizin me një çmim shumë...
TIRANE– Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, në kushtet e pandemisë. ...
Tiranë– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të garantojë masat mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur shëndeti...