LIVE UPDATES
Aktualitet

Mercedezat e zinj, ushtarë me automatikë dhe banorët e “mistershëm”, si ishte zona e Bllokut dikur (VD)

19 Nëntor 2019, 21:18 Nga DOSJA
Mercedezat e zinj, ushtarë me automatikë dhe banorët e

TIRANË– Blloku ishte një territor mitik në qendër të Tiranës. I mbështjellë së jashtmi me mister. I ruajtur nga të gjitha anët me roje, ushtarë me automatik në krah, ku hynin e dilnin mercedes të zinj.

Koha e ndërtimit, është periudha e Italisë, periudha e pushtimit mbas ’39, kohë në të cilën u bënë dhe planet e mira rregulluese nga arkitektët italian, ishin vilat e nëpunësve, qytetarëve italian, ishin të tregtarëve, pra të njerëzve me një status ekonomik të mirë. Në momentin që u ndërtuan dhe përfaqësonin këtë status, këto personalitete morën këto status për të pasur një shkallë drejtuese”, tha arkitektja Loreta Çapeli

Aty jetonin udhëheqësit më të lartë të diktaturës së bashku me familjet e tyre. Blloku nuk ishte thjesht territor. Ai ishte mendësi, simbol i autoritetit shtetëror.

Blloku nënkuptonte një grusht të bashkuar, simbolizonte unitetin udhëheqës me popullin. Një interpretim tjetër, Blloku, Postëbllok do të thotë që të ndalon të dalësh jashtë, të ndalon dhe të hysh brenda”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.

Blloku ishte territor i super mbrojtur, por i zymtë pa zhurma jetësore. Aty banorët kishin favore, por jo hare. Mbi çdo çati rëndonte si mjegull një re e zezë, ndjenja e frikës dhe e pasigurisë së përhershme. Secila vilë ruante në kujtesën e mureve të saj ankthin dhe gjurmët e tragjedisë së banorëve paraardhës, të rënë njëri pas tjetrit viktima fatkeqe prej damkës “deviator ose tradhtar”.

Ishte një mendësi Blloku, nuk ishte një territor, e cila përfaqësonte një dëshirë për të demonstruar super realitetin apo avantazhet e një elite udhëheqësish”, tregon Prof. Dr Isuf Kalo, autor i Librit “Blloku”.

Familjet më të vjetra e më të fuqishme në Bllok u vunë në një lloj gare të pashpallur për veshje, banesa e mobilim dhe stil modernist që shfaqte aristokracinë e re. Të gjitha të paguara e financuara nga shtetit.

Ndërkohë që populli i thjeshtë rrinte në radhë të stërzgjatura për ushqim.
Bënin jetë borxheze, i kishin kushtet, natyrisht jo të vetat por të shteti, se kur ra shteti ikën ato me valixhe, por bënin jetë borxheze”, tha Spartak Ngjela, avokat, kundërshtar i regjimit.

“Kur ishin të sëmurë bllokmenët ose gratë e tyre, ose fëmijët e tyre, nëse nuk kishin shërim këtu në spitalet tona, me teknikën që kishim në atë kohë, dërgoheshin jashtë. Kur dërgoheshin jashtë edhe vinin, ato sillinin disa plaçka por jo më shumë se 30 mijë lekë vlera e tyre. Kjo ishte privilegji i tyre, por disa nga fëmijët e këtyre bllokmenëve e prishën këtë rregull e bastarduan na nxorën bojën. Sepse blinin bluxhinsa, ose këpucë e ua shisnin shokëve në Universitet. Ata filluan ti ekspozonin”, tregon Muho Asllani, Ish – anëtar i Byros Politike.

Blloku së jashtmi ngjallte zili.

“Është njëlloj si pallati i Mbretit. Disa e urrejnë dhe disa e adhurojnë. Kështu ka qenë”, thotë Spartak Ngjela, avokat.

Ai kishte aureolën e një oazi luksoz, me vila të formave e modeleve të ndryshme, me ballkone, veranda, oborre me lule, kopshte me pemë e me gjelbërim.

Ishte një enigmë, Blloku madje duhet të ketë patur si synim të mbetej enigmë për qytetarët. Askush nuk dinte çfarë bëhej në Bllok, si ishte jetesa , çfarë bënin, si vepronin familjet e bllokut njëra me tjetrën”, tregon Prof. Dr Fatos Tarifa, ish – diplomat.

Vilat, mobiliet dhe pajisjet brenda tyre ishin pronë shtetërore. Udhëheqësit që banonin në to paguanin qira mujore në shuma të reduktuara. Ata paguanin faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. Por nuk paguanin faturat e ngrohjes, të mirëmbajtjes dhe të meremetimeve ose rikonstruksioneve të banesave.

“Në Bllok ne paguanim 2000 lekë qiranë për shtëpinë”, tregon Muho Asllani, Ish anëtar i Byros Politike.

Marrë nga Top-Channel 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish-blloku dikur top story ish-blloku dikur top story

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj