LIVE UPDATES
Aktualitet

“Merri ato vezët o bab”/DOSJA, si u prangos pas 6 vitesh shqiptari që transportonte heroinë

14 Mars 2022, 17:15 Nga DOSJA
“Merri ato vezët o bab”/DOSJA, si u prangos pas 6 vitesh

Në kërkim prej disa vitesh dhe i dënuar me 10 vite burg nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, Policia e Elbasanit ka arrestuar një nga pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë. Operacioni i koduar “Papër” çoi në pranga 38- vjeçarin, Ervis Hasankolli, banues në fshatin Papër, nga ku edhe mori emrin operacioni. Policia tha se operacioni u ndërmor pas informacioneve në rrugë operative që informuan Policinë për praninë e të kërkuarit në banesën e tij. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

GRUPI

Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, gjykimi ndaj Hasankollit u zhvillua me procedurë normale, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në vitin 2016 dënimin e tij me 11 vite burg, duke e akuzuar atë si pjesë të një grupi që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Arrestimi ndaj anëtarëve të grupit u bë më 16 prill të vitit 2014 pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, të cilët po tentonin të kalonin drejt shtetit grek një sasi prej 2.6 kg heroinë. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar që 7 të akuzuarit ishin pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë

Në total, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi në atë kohë dënimin me 74 vite burg të gjashtë të akuzuarve, përkatësisht shtetasve Aleks Kreci; Shyqyri Hasalla; Ardian Shurdha; Eli Djali; Dritan Qesja dhe Ervis Haskolli.

DOSJA E PROKURORISË

Në datën 16.04.2014, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, afër Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë bënë në automjetin tip “Ford” (furgon), njërit prej pasagjerëve, Ardian Shurdhës, iu gjetën në trup, poshtë bluzës që kishte veshur, 5 pako me lëndë narkotike heroinë. Bashkë me të udhëtonin edhe dy persona të tjerë, Eli D., e Dritan Q.

Pak më larg tyre, më në afërsi të pikës së kalimit, punonjësit e Policisë ndaluan dhe ushtruan kontroll edhe në një automjet tjetër “Mercedes Benz”, që i paraprinte furgonit, në të cilin udhëtonin Shyqyri Hasalla (drejtuesi i automjetit dhe njëkohësisht pronar i tij) dhe Aleks Kreci e Ervis Hasankolli.

Pakot me lëndë narkotikë u sekuestruan dhe të gjithë personat e përmendur më lart u arrestuan, pasi nga hetimet e kryera rezultonte se ata me veprime bashkëpunuese po tentonin të kalonin jashtë territorit shqiptar, në Greqi, sasinë e lëndës narkotike që u sekuestrua. Po atë natë, u arrestua në Elbasan edhe Renato Shopi. Ardian Shurdha pranoi se sasinë e narkotikut po e dërgonte në Greqi duke kaluar nga mali.

Shyqyri Hasalla, Ervis Hasankolli e Aleks Kreci, pohuan se po udhëtonin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, për të kaluar në shtetin grek. Të arrestuarve iu sekuestruan edhe kartat telefonike dhe aparatet celularë, nga të cilat u vërtetua se vërtet ata i kishin përdorur numrat celularë që ishin interceptuar. Organizator i trafikut, financuesit dhe siguruesi i heroinës ishte shtetasi Renato Shopi, i cili bënte marrëveshjet me transportuesit dhe pritësit e drogës nëpërmjet telefonit, duke e trafikuar drogën përmes kufirit të gjelbër me shtetin helen.

“Merri ato vezët o bab çoji atje ke komodina ime, a ngjove? Vezët, vezët”, ishte një nga bisedat e përgjuara më datë 12 prill të vitit 2014. Ndërsa në një bisedë tjetër, një prej anëtarëve të grupit shprehte shqetësimin për praninë e Policisë. “Në telefonatën e orës 21:54:59, të datës 12.04.2014, Shyqyriu njoftoi Renaton se kishte parë një makinë që kishte kaluar disa herë para tij dhe dyshonte se mos ishte ndonjë makinë policie, prandaj i kërkoi Renatos ta verifikonte”, thuhet në dosje.

Marrë nga Panorama.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleks kreci ardian shurdha ervis hasankolli operacioni paper shyqyri hasalla aleks kreci ardian shurdha ervis hasankolli operacioni paper shyqyri hasalla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj