LIVE UPDATES
Sport

Mesfushori Lindon Selahi: “Pse zgjodha Shqipërinë? Zemra zgjodhi flamurin tim”!

20 Dhjetor 2020, 15:41 Nga DOSJA

TIRANE – Lindon Selahi ka lindur në Belgjikë dhe është formuar si futbollist në akademitë më të mira belge. Ai e ka nisur karrierën te Standard Liege, për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij te Anderlehti e për t’u stacionuar te klubi holandez i FC Twente, ku aktivizohet aktualisht. Pasi u aktivizua edhe me ekipet kombëtar të moshave të Belgjikës (U-14, U-15 dhe U-16) mesfushori i talentuar vendosi të dëgjojë zemrën e tij dhe zgjodhi përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë.

Në vitin 2018, Selahi u grumbullua me ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë dhe spikati menjëherë me aftësitë e tij në fushën e lojës. Thuajse një vit pas debutimit me fanellën kuqezi ai u ftua në Kombëtare dhe që prej atij momenti ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve.

Selahi është pjesë e një brezi të artë të talenteve shqiptare dhe projektohet si një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës kuqezi. Në miqësoren e nëntorit ndaj Kosovës ku luajti si titullar, Selahi u tregoi të gjithëve se është një futbollist i perspektivës falë personalitetit që tregoi në fushë. Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, mesfushori 21-vjeçar flet për rrugëtimin e tij, pse zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë dhe objektivat që ka për të ardhmen.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Që kur isha i vogël kam qenë gjithmonë i apasionuar pas topit të futbollit. Në fakt, e gjithë familja ime është e apasionuar pas sportit më popullor në botë. Vëllai im i madh dhe babai im më kanë ndjekur çdo herë dhe kanë besuar qysh në fillim se unë do të bëhesha një ditë futbollist profesionist.

– Tashmë je pjesë e rregullt e Kombëtares A. Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtare? Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

Te Kombëtarja unë e konsideroj veten si pjesë të ekipit të parë. Trajneri Reja ka besim tek unë dhe ai e tregoi këtë në ndeshjet e fundit. U integrova shpejt në ekip dhe mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë. Sa i përket ecurisë me klubin, vitin e kaluar isha një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës time, por këtë vit ka ardhur një trajner i ri dhe nuk jam aktivizuar rregullisht. Mendoj se është këto janë gjëra që mund të ndodhin në karrierë, por unë vazhdoj të stërvitem edhe më shumë se më parë.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

– Në fakt, unë kam pasur mundësi të luaja për ekipin kombëtar U-21 të Belgjikës dhe për Kosovën, por zemra ime zgjodhi flamurin tim. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë, isha shumë më i lumtur për familjen time sesa për veten.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares duke pasur parasysh grupin e lojtarëve që ka aktualisht. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?

– Sinqerisht mendoj se me këtë ekip që kemi mund të bëjmë surpriza. Ne kemi një ekip të ri me lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë edhe me klube të mëdha në Europë. Kemi diskutuar për objektivat, por do t’i marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin?

– Momenti që kurrë nuk e harroj, është kur shënova golin e parë me Twente. Në atë çast e gjithë familje ime ishte në stadium, duke ndjekur ndeshjen edhe ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Me Kombëtaren kam dy momente, që nuk do më shlyhen kurrë nga mendja. Momenti i parë është miqësorja me Kosovën, pasi ishte ndeshja e parë që unë luaja në formacionin e parë me Kombëtaren. Dhe momenti i dytë, është ndeshja zyrtare në stadiumin “Air Albania” ndaj Bjellorusisë e vlefshme për UEFA Nations League. Shumë i lumtur që e fituam atë sfidë dhe u renditëm të parët në grup. Sigurisht, u ndje shumë mungesa e tifozëve në stadium, por gjithsesi ne e dinim që të gjithë shqiptarët kudo në botë po na mbështesnin nga larg në ato çaste.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin ?

– Unë u largova nga shtëpia dhe familja për të ndjekur ëndrrën time kur isha 14 vjeç. Ishte shumë e vështirë për mua, por edhe për familjen time. Të mos shihja prindërit dhe vëllanë çdo ditë ishte e vështirë, por ky moment më bëri shumë të fortë nga ana psikologjike.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Si çdo futbollist profesionist synoj që të kem një karrierë të madhe dhe të luaj në nivele të larta në Europë. Dhe me Kombëtaren ëndërroj të marr pjesë në finalet e Botërorit dhe Kampionatit Europian. Punoj çdo ditë fort për të arritur këto objektiva.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Lorik Cana dhe mendoj se për shumicën e futbollistëve të rinjve ai është idhulli. Ai pati shumë sukses me Kombëtaren. Në fushë ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje. Kurse Luka Modriç është idhulli ime personal. Mendoj se jam i fiksuar pas mënyrës se si ai luan. Për mua ai është mesfushori më i fortë në botë, shikoj shpesh videot e ndeshjeve të tij.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja liridon selahi ndeshja ndaj bjellorusise shqiperia twente kombetarja liridon selahi ndeshja ndaj bjellorusise shqiperia twente


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj