Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KORÇË– Mësuesi i shkollës private “Omiros” në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abcnews.al se bëhet fjalë për një mësues në shkollën jo publike “Omiros”, atu ku edhe studion vajza e saj. Sipas gazetares, gjithçka është zbuluar pas një letre që drejtuesit i kanë dërguar prindërve të nxënësve duke i njoftuar se një pjesëtar i stafit ishte i konfirmuar me koronavirus dhe tashmë ishte i shtruar në spital në Greqi. Në letër, drejtoria i këshillon prindërit që të bëjnë kujdes pasi mund të jenë infektuar, edhe pse mundësia, sipas tyre është e ulët. Pjesëtari i stafit ka qenë më datë 14 mars për herë të fundit në shkollë dhe mund të ketë patur kontakte me nxënësit. Ky fakt, pra njoftimi pas një jave, i ka shqetësuar mjaft prindërit të cilët tashmë janë të irrituar me shkollën.
“Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus. Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shkruhet në njoftimin e shkollës.

Gazetarja Xheladinaj shton më tej se fëmijët duhet të izolohen për dy javë që të shihen nëse kanë simptoma apo jo të Covid-19, gjë që mund të sjellë edhe infektimin e familjarëve. Në këtë moment, gazetarja filloi të qante teksa tha se edhe vajza e saj do të qëndronte e mbyllur dhe se ishte e frikësuar për këtë gjë. “Unë jam edhe vetë prind që ka një fëmijë në shkollën ‘Omiros’ dhe thuhet se edhe stafi mjekësor është detyruar për të dërguar këtë sms në grup te prindërit për të patur kujdes. Nuk është dhënë anjë sqarim nga ana e drejtorisë se për kë mësues bëhet fjalë, është shtetas grek apo shqiptar. Duhet thënë se është një shqetësim ky për prindërit të cilët kanë mbetur të shtangur. Unë ju kërkoj ndjesë edhe për shqetesim që po përcjell në këtë lidhje direkte…sapo ka ardhur njoftimi,”- tha gazetarja ndërsa nuk mban dot lotët.
Nga ana e ISHP-së nuk ka patur asnjë njoftim në lidhje me këtë rast, ndërkohë që dy nga nxënësit kanë shfaqur tempëraturë të lartë. Ende nuk dihet nëse ata janë prekur apo jo nga Covid-19, por prindërit janë shprehur se do të denoncojnë neglizhencën e shkollës për mos njoftimin në kohë në lidhje me këtë ngjarje.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LAÇ– Si asnjëherë tjetër, thuajse pas 30 vitesh në Kishën e Shën Ndout në Laç, mungojnë besimtarët. Në këtë periudhë të vitit rrugët e qytet...
Tiranë- Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një letër Prokurorisë së Tiranës në lidhje me kallëzimin penal të dorëzuar nga grupi parlamentar i PS-së, kundër ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu kërkon sot të gjithë shqiptarëve të kuptojnë rëndësinë e situatës ku ndodhen, dhe pse duhet të vijojë izolimi. “Po ti shih...
VLORË– Tre pronarë lokalesh kanë gjobitur pasi nuk u janë bindur planit të masave të ndërmarra nga qeveria gjatë periudhës së Covid-19 dhe kanë hapur lokal...
SHQIPËRI- 4 raste të reja me koronavirus shënohen në Shqipëri. Këto raste janë regjistruar në kryeqytet, ku dy prej tyre janë mjekë në spitalin “Shefqet Nd...
Tiranë- Anëtarë të komunitetit rom kanë dalë sot sërish në protestë në afërsi të rrugës ”Jordan Misja”, për shkak se sipas tyre nuk kanë mundësi që të ushqehen,...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur të vërë në zbatim planin e masave dhe ka vënë në ‘sitë’ çdo qytetar të mundshëm që pikaset në rrugë, qoftë në këm...
TIRANE–Silva Bino, përgjegjëse në Inspektoriatin e Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e përditësuar në lidhje me të infektuarit nga koronavirusi në Shqipër...
Tiranë- Numri i personave që dyshohet se mund të jenë me koronavirus, po shtohet nga ora në orë në spitalin Infektiv në Tiranë. Në foton e mëposhtme shfaqet një...
TIRANË– Mirsad Kuçana, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015 është arrestuar sot nga P...