Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BRUKSEL– Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç ka reaguar lidhur me vendimin e Metës për të anuluar zgjedhjet lokale.
Koçijançiç u shpreh se pengimi i funksionimit të demokracisë në Shqipëri ishte i qëllimshëm nga ana e opozitës dhe se parlamenti ishte funksional.
“Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike,”-u shpreh Koçijançiç.
Reagimi i plotë:
Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.
Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.
Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.
Presidenti Ilir Meta shpjegoi sot arsyet pse anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreu i shtetit nuk mund të lejonte zgjedhje farsë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Ky vendim i Metës u mor ditën e shtunë pak para nisjes së protestës së opozitës për të sjellë ndryshimin e kursit të situatës politike në vend. Opozita e përshëndeti këtë vendim, ndërkohë që PS ka nisur zyrtarisht procedurat për të shkarkuar Metën përmes një rezolute.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Studiuesi i njohur, Moikom Zeqo ka komentuar sot situatën politike në vend në programin “A Show” në News 24. Ai thotë se e ka parë këto kohë politikën si fenome...
TIRANË- Kryesuesi i OSBE-së, Miraslav Lajcak, ka reaguar lidhur me situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.Sipas Lajcak, zhvillimet e fundit politi...
TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë, lidhur me nismën e PS-së, për shka...
TIRANË– Gazetari Nikollë Lesi ka paralajmëruar publikimin e një dosjeje të re me materiale për qeverinë Rama. Në fjalën e tij në “Open”, ...
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Alibeaj u shpreh se nuk e kan...
TIRANË– Gazetari Nikollë Lesi ka zhvilluar një debat me kolegun Carlo Bollino, teksa ishin të ftuar në emisionin “Open”.Lesi tha se shqip...
TIRANË– Aleati i kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet lokale Paskal Milo ka paralajmëruar rënien e shtetit demokratik.I ftuar në “Open”, k...
Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se përgjimet e “Bild” treguan se në Shqipëri pushte...
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Kë...
TIRANË- Ndërsa kriza politike sa vjen e thellohet, ku pas përplasjeve maxhorancë-opozitë, shtohet ajo mes Presidencës dhe Kryeministrisë, kreu i qeverisë k...