Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve. Meta në Urimin e tij thotë se kjo festë duhet të jetë një moment reflektimi dhe se kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta.
Më tej ai nuk ka lënë pa përcjellë një mesazh edhe për politikën, e cila nuk ndodhet në ditët e saj më të mira, ku opozita ndodhet jashtë Kuvendi, pas djegies së mandateve.
Lidhur me këtë Meta shkruan: “T’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.
Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar”.
Mesazhi i plotë:
Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!
U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!
Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.
Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t’i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.
Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.
Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona!
GËZUAR PASHKËT
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të ...
TIRANË- Gazetarja Fatjona Mejdini, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një incident, që ka ndodhur në lagjen e saj, duke rrezikuar jetën...
TIRANË- Zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, që deri sot ka qenë te zona e ish NSHRAK-ut në Tiranë, tanimë do të zhvendosen tek Tirana Logistic Park, ...
ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia italiane pasi përndiqte ish-të dashurën e tij. Mediat italiane shkruaj...
ITALI– Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur me thikë në shpatull një shtetas italian. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodh...
Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Nisur nga kjo, duke qenë se jemi në pritje të ...
PËRRENJAS- Socialistëve si duket nuk po u pritet që të shkojnë në zgjedhjet lokale, e këtë gjë e tregon edhe nxitimi për shpalljen e kandidatëve, pa pranin...
DIBËR- Policia e Dibrës, ka arritur të finalizojë me sukses një operacion të koduar “Dushaj”, ku kanë rënë në pranga 3 persona. Sipas policisë,...
Pas një bllokimi prej rreth dy javësh, Austrian Airlines po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga Rinasi drejt Vjenës.Zëdhënësja e Austri...
Exit.al ka mësuar nga burime shqiptare dhe të huaja se ambasadorët shqiptarë në vendet perëndimore janë përpjekur të ndikojnë në mediat e vendeve të BE-së, të c...