LIVE UPDATES
Ekonomi

MIE: Furnizimi, mbështetje financiare nëse lind nevoja, plani për liberalizimin e energjisë

13 Shkurt 2022, 06:30 Nga DOSJA
MIE: Furnizimi, mbështetje financiare nëse lind nevoja, plani për

Çmimi i përllogaritur i shitjes së energjisë për konsumatorët në klient të mesëm, duke përfshirë edhe tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike, parashikohet të jetë rreth 18 lek/kWh.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon se, edhe gjatë këtij viti, çmimet e energjisë në bursa do të mbeten të larta e për rrjedhojë, edhe kostoja me të cilën sigurohet ajo nga operatorët të jetë e konsiderueshme. Në një intervistë për “Monitor”, Ministria sqaron se në rast se do të jetë e nevojshme, qeveria është e gatshme të ndërhyjë me mekanizma financiarë edhe gjatë këtij viti, sikurse në 2021-shin për të siguruar furnizimin me energji.

Kujtojmë se, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, qeveria vendosi që në dispozicion të blerjes të ishin 100 milionë euro për vitin 2021 dhe 100 milionë euro të tjera gjatë këtij viti. Gjithsesi, nivelet e paprecedentë në të cilat arriti çmimi i energjisë, vunë në pikëpyetje mjaftueshmërinë e mbështetjes.

MIE pranon se janë një sërë projektesh që po shihen me prioritet gjatë këtij viti, si impianti fotovoltaik i Karavastasë, i cili nis punimet në pranverë, studimi për Termocentralin e Vlorës, si dhe projekte të tjera të lidhura me eoliket, të gjitha në funksion të diversifikimit.

Sa i takon liberalizimit ku janë mbi 7400 biznese të lidhura në tension 6,10,20 kilovolt, MIE pranon se do të vijohet me zbatimin e parashikimeve ligjore që janë të përafruara me direktivat europiane, por për momentin deri në stabilizimin e çmimeve, kjo kategori do të mbahet me çmim preferencial.

Bizneset do të jenë pjesërisht të liberalizuara, duke blerë me çmime më të ulëta sesa tregu i lirë, por më shtrenjtë sesa kur ishin në tregun e rregulluar. Kjo periudhë tranzitore mbështetjeje është parashikuar të zgjasë deri në qershor, por nëse çmimet do të mbeten sërish të larta, MIE nënvizon se mbështetja do të vazhdojë në mënyrë që të shmanget transferimi i kostos te produktet finale të shportës që rrjedhimisht i paguan konsumatori.

 

Si janë pritshmëritë tuaja për vitin 2022 sa u takon zhvillimeve në sektorin e energjisë?

Viti 2022 është një vit atipik, për sa i përket sektorit të energjisë, duke qenë se Europa po përjeton një nga krizat më të rënda të energjisë. Çmimet e energjisë në bursa kanë prekur nivele të paimagjinueshme më parë, që sigurisht kanë ndikuar edhe në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Gjithsesi, periudhat e krizave mund të shërbejnë edhe si katalizator për zhvillime të rëndësishme në sektor. Prioriteti numër një i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është sigurimi i plotë i nevojave të furnizimit me energji në Shqipëri. Ky detyrim me ndryshimet e fundit ligjore i ka kaluar shoqërisë publike KESH Sh.A., që ka detyrimin e plotë për sigurimin e energjisë elektrike për klientët fundorë.

Ministria ka vendosur fokus të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve prodhuese në vend. Në vitin 2022, priten zhvillime të rëndësishme në prodhimin e energjisë nga dielli, duke nisur nga fillimi i punimeve të ndërtimit të projektit 140 MW të Karavastasë në pranverë. Gjatë vitit 2022, MIE do të vijojë me mbështetjen e projekteve nga dielli dhe era.

Në vitin 2022, çmimet e energjisë priten të vazhdojnë të larta. Bursa hungareze përcakton pritshmërinë në vitin 2022 në nivelin 182.53 Eur/MWh. Qeveria, sikurse gjatë vitit 2021, do të jetë e gatshme për të ndërhyrë me mekanizma financiarë, në rast se do të jetë e nevojshme për sigurimin e furnizimit të plotë me energji në vend.

Projekte të rëndësishme që MIE po punon dhe për të cilat ka pritshmëri të lartë për avancimin e procedurave janë:

Përfundimi i studimit të plotë të Fizibilitetit për Tec Vlora, nga shoqëritë amerikane Exxon dhe Excelerate. Në bazë të studimit të fizibilitetit do të vijohet me negocimin e kontratës me këto shoqëri;
Përfundimi i plotë i fizibilitetit të HEC-it të Skavicës dhe vijimi i negocimit të kontratës me shoqërinë Bechtel.

Diversifikimi
Ministria ka vendosur fokus të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve prodhuese në vend. Në vitin 2022, priten zhvillime të rëndësishme në prodhimin e energjisë nga dielli, duke nisur nga fillimi i punimeve të ndërtimit të projektit 140 MW të Karavastasë në pranverë. Gjatë vitit 2022, MIE do të vijojë me mbështetjen e projekteve nga dielli dhe era.

Si do të vijojë procesi i liberalizimit në kushtet kur qeveria vendosi të mbështesë biznesin, si po veprohet me këto biznese dhe cili është plani në vazhdim?

Ligji nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” ka përcaktuar modalitetet për daljen në treg të liberalizuar të klientëve fundorë të energjisë, nisur nga niveli i tensionit ku janë lidhur në rrjet. Kjo është një kërkesë e Shqipërisë, në kuadër të detyrimeve të marra përsipër për përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Në bazë të këtij detyrimi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar klientët e lidhur në Tension të Mesëm që data e daljes në treg të liberalizuar e tyre është 1 Janar 2022

Numri i klientëve të lidhur në Tension të Mesëm është rreth 7440, ku 84% të tyre e zë sektori privat. Këta klientë trajtoheshin me një çmim mesatar prej 12.4 lek/kWh.

Me daljen e tyre në tregun e parregulluar, këta klientë kanë të drejtë që të zgjedhin lirisht furnizuesin e tyre në treg të lirë. Megjithatë, ligji ka ofruar gjithë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar furnizimin e tyre të pandërprerë me energji elektrike. Për një periudhë deri në 2 vjet nga momenti i daljes së tyre në treg të lirë, ata kanë të drejtën të furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal Sh.A. (pjesë e OSHEE Group), në cilësinë e tij si Furnizues i Mundësisë së Fundit, me çmime të tregut.

Sidoqoftë, Qeveria analizoi çmimet e larta të energjisë që këta klientë do të përballeshin në treg të lirë dhe pasojat që mund të vinin nga transferimi i rritjes së këtij çmimi, në çmimet e produkteve të shportës.

Konkretisht është vendosur që për një periudhë tranzitore 6-mujore, çmimi i shitjes së këtyre klientëve nga FSHU (në cilësinë si furnizues i mundësisë së fundit), të mos reflektojë tërësisht çmimin e energjisë në treg të lirë.

Gjatë kësaj periudhe, strukturat e shoqërisë KESH Sh.A. do të maksimizojnë prodhimin e brendshëm të energjisë dhe optimizimin maksimal të kaskadës, për të arritur për t’i shitur Furnizuesit të Shërbimit Universal energji për këta klientë, me çmim 12 lek kWh. Ky çmim nuk i përgjigjet aspak çmimit real në bursë, me të cilin edhe vetë KESH blen energji, për nevoja të konsumatorëve fundorë (kujtojmë që për muajin janar çmimi në bursën hungareze ka qenë rreth 280 Eur/MWh).

Çmimi i përllogaritur i shitjes së energjisë për konsumatorët në klient të mesëm, duke përfshirë edhe tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike, parashikohet të jetë rreth 18 lek/kWh.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur takime shumë transparente me përfaqësues të bizneseve të lidhura në tension të mesëm, ku i ka sqaruar për detyrimin ligjor të tyre për daljen në treg të lirë dhe ka dëgjuar problematikat e mëdha që mund t’u shkaktoheshin këtyre bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë.

Në përfundim të kësaj periudhe 6-mujore, Ministria do të bëjë vlerësimet e nevojshme për çmimet e pritshme të energjisë në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Prioritet i MIE-s do vijojë të jetë zbatimi i detyrimeve ligjore dhe angazhimeve të marra në kuadër integrimit në BE, por edhe mbrojtja e bizneseve nga çmime të paprecedentë dhe e klientëve fundorë nga rritja e çmimeve të produkteve të shportës.

Çmimet për bizneset

Konkretisht është vendosur që për një periudhë tranzitore 6-mujore, çmimi i shitjes së këtyre klientëve nga FSHU (në cilësinë si furnizues i mundësisë së fundit), të mos reflektojë tërësisht çmimin e energjisë në treg të lirë.
Çmimi i përllogaritur i shitjes së energjisë për konsumatorët në klient të mesëm, duke përfshirë edhe tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike, parashikohet të jetë rreth 18 lek/kWh.

Si po koordinohen operatorët e sektorit nga prodhimi tek shpërndarja e transmetimi për të plotësuar furnizimin me energji në vend, në kushtet e emergjencës sipas vendimit të qeverisë?

Me Vendimin nr. 584 të Këshillit të Ministrave, është vendosur shpallja e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, me efekte që shtrihen deri më 15 prill 2022. Në bazë të vendimit, shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim sigurimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Me qëllim garantimin e sigurisë së furnizimit, nën drejtimin e MIE zhvillohen takime të vazhdueshme koordinuese me drejtuesit e shoqërive publike KESH, OST dhe OSHEE Group, në lidhje me konsumin e pritshëm, prodhimin e energjisë, çdo avari që mund të ndodhë dhe nevojën për energji importi.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është përballur me temperatura shumë të ulëta, që kanë shkaktuar rritje të madhe të konsumit. Pavarësisht motit jo të favorshëm, strukturat e shoqërive janë në terren dhe rastet e avarive dhe ndërprerjes së energjisë janë shumë minimale./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi energjia energjia

Sondazh

Poll
Ekonomi 10 Shkurt 2022, 08:48

Terapi për uljen e peshës pa dieta dhe sport

KROACI-Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj