LIVE UPDATES
Bota

Mik i rajonit dhe këshilltari i vyer i Merkel, Jan Hecker ideoi udhëtimin e saj të fundit në Ballkanin Perëndimor

10 Shtator 2021, 07:38 Nga DOSJA
Mik i rajonit dhe këshilltari i vyer i Merkel, Jan Hecker ideoi

GJERMANI- Më 13 dhe 14 shtator,kancelarja gjermane do të bëjë udhëtimin e saj të lamtumirës në Ballkanin Perëndimor. Në Beograd dhe Tiranë ajo do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e qeverive dhe shoqërisë civile të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas qarqeve diplomatike në Berlin, iniciatori i këtij udhëtimi ka qenë ambasadori gjerman Ian Hecker, I cili humbi jetën pak ditë më pare në Kinë. Deri në fund të korrikut, ai ishte këshilltar i Merkelit për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe ka luajtur një rol kyç në politikën gjermane në Ballkanin Perëndimor. Lajmi për vdekjen e papritur të tij i trishtoi të hënën, 6.9.2021, jo vetëm Kancelaren dhe kolegët e tij më të afërt, por edhe shumë diplomatë, gazetarë dhe politikanë ndërkombëtarë.

Në fokus perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor

“Jan Hecker ishte një njeri fin, i mençur dhe i hapur ndaj botës. Ai e kishte veçanërisht për zemër perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE” –  shkroi ndër të tjera në një postim ngushëllimi në Twitter politikani socialdemokrat gjerman, Michael Roth, që është edhe ministër shteti për Evropën.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, gjithashtu postoi një mesazh, ku vlerësonte veçanërisht aftësitë dhe njohuritë e tij për rajonin: “Gjermania ka humbur një diplomat të madh dhe Serbia ka humbur një mik të madh,” shkroi ai. Sipas qarqeve diplomatike në Berlin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka shkruar një letër të gjatë ngushëllimi Kancelares. Shumë figura të tjera politike nga Ballkani Perëndimor gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Të gjithë e quajnë mik.​​ Një ish-gjyqtar pranë Kancelares

Jan Hecker ishte Sherpa i pare Kancelares që nuk ishte diplomat. (Sherpa – kështu quhen këshilltarët e politikës së jashtme në zhargonin diplomatik. Ngjashëm si udhërrëfyesit malorë në Himalaja prej nga rrjedh termi, ata përgatisin takimet ndërqeveritare). Para se profesori i drejtësisë të fillonte punën si koordinator për politikën e refugjatëve në Zyrën e Kancelares, në vitin 2015, ai ishte gjyqtar në Gjykatën Federale Administrative në Leipzig.

Ndoshta ishte aftësia e paanësisë, aq e domosdoshme për këtë profesion, ajo veti që e bëri atë një bashkëbisedues kaq të vlerësuar për të gjithë politikanët e Ballkanit Perëndimor. “Ai ia dilte të zhonglonte mes krizave të shumta në të gjithë botën për të gjetur vend edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin,” thotë Nikola Dimitrov, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, i cili ka punuar shumë ngushtë me të. “Ai besonte fort në të ardhmen evropiane të rajonit tonë dhe u shkonte me themel problemeve tona i përqendruar, i  saktë, me zgjuarsi dhe sinqeritet”,  kujton Dimitrov në një prononcim për DW.

Angazhim i forcuar i Gjermanisë në rajon

Në pranverën e vitit 2018, disa muaj pasi kishte ardhur në detyrë, këshilltari i ri i Kancelares bëri udhëtimin e tij të pare në këtë detyrë, në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar kështu se kjo pjesë e Evropës është shumë e rëndësishme për Gjermaninë.

“Ai e kuptonte shumë mire se sa i rëndësishëm ishte roli gjerman në rajon,” thotë  një diplomat i lartë gjerman në një intervistë për DW. Nuk kaloi shumë dhe do të shihej se angazhimi i niveleve të larta të Gjermanisë në rajon ishte imediat. Integrimi i vendeve të Ballkanit në Perëndimor në BE në atë moment po ngecte në vend, sidomos për shkak të rezistencës së Francës. Në Ballkan kishin nisur të përhapeshin zëra për plane për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve.

Jan Hecker do të bënte një tjetër udhëtim në Beograd dhe Prishtinë, në pranverën e 2019, këtë here me kolegun e tij francez, Emmanuel Bonne, për të parapërgatitur Konferencën e Berlinit të Ballkanit Perëndimor, në fund të Prillit 2019, e cila synonte të jepte një shtusë përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk ishte e lehtë, sepse krahas politikanëve të grindur mes veti të Ballkanit, ishte edhe ambasadori I atëhershëm amerikan, Richard Grenell i cili, me porosi të Presidentit të tij, Donald Trump, nxiste një tjetër axhendë ballkanike që nuk ishte e koordinuar me BE-në. Konferenca e atëhershme në Berlin, vërtet që nuk do të arrinte t’i sillte liderët e Ballkanit në një vijë të përbashkët. Por në kujtesën kolektive të rajonit ajo mbeti si konferenca që i hoqi përfundimisht nga tryeza planet për ndryshimin e kufijve në rajon.

Edhe emërimi i ish-Ministrit të Zhvillimit të Gjermanisë, Christian Schmidt, si Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Bosnjë-Hercegovinën, u bë gjithashtu me angazhimin e forte të Heckerit “në emër të Kancelares”, siç njoftoi vetë Schmidt në një postim në Facebook të hënën. Për Christian Schwarz-Schilling një nga ekspertët më të njohur të Ballkanit dhe Bosnjës, emërimi i Christian Schmidtit, i cili u arrit me gjithë rezistencën e forte nga pala ruse, ishte një shenjë e “kthimit të një angazhimi të fortë të  Gjermanisë dhe BE-së  në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Një zë që do të mungojë

Sipas raporteve të medias gjermane, pas akreditimit të tij, në fund të gushtit,  si ambasador në Kinë, Hecker donte të kthehej në Gjermani për të këshilluar Kancelaren edhe në muajt e fundit të saj në detyrë. Por kriza në Afganistan i  ndryshoi planet e qeverisë gjermane. “Ai i shijonte udhëtimet e tij në Ballkan,” i tha DW-së një nga ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. “E impresiononte veçanërisht biseda e hapur me bashkëbiseduesit e tij dhe vlerësimi që ata kishin për Kancelaren“.

Ky udhërrëfyes i mençur dhe modest i Kancelares do ta kishte shijuar edhe këtë udhëtim lamtumire në Ballkan, edhe për shkak të vlerësimit të bashkëbiseduesve të partnerëve ndaj tij. Fakti që 54-vjeçari, baba i tre fëmijëve të mitur, ndërroi jetë papritur, është veçanërisht i dhimbshëm, thotë Artur Kuko, ambasador shqiptar në Berlin, një diplomat i regjur karriere, por që këtë radhë nuk e fsheh trishtimin: “Ai nuk ishte vetëm një bashkëbisedues i këndshëm, që e kuptonte mire Ballkanin dhe angazhohej për të, por ishte edhe një mik i gjithë rajonit, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse na thoshte edhe ato gjëra që ndoshta nuk na pëlqente t’i dëgjonim. Ky zë do të na mungojë”, thotë  Kuko./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel christian schwarz-schilling jan hecker angela merkel christian schwarz-schilling jan hecker

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj