LIVE UPDATES
Editorial

Miljet greke, verbëria nacionaliste që mbyt patriotizmin

29 Gusht 2020, 11:29 Nga DOSJA
Miljet greke, verbëria nacionaliste që mbyt patriotizmin

Stuhia nacionalisto-politike që u nxit pas fjalimit të Kryeministrit të Greqisë në Parlament, ka marrë me vete arsyen dhe të vërtetën dhe i ka lënë terren një beteje pa kuptim. Në fillim në rrjetet sociale, e më pas e artikuluar politikisht, dominoi diskutimin verbëria nacionaliste dhe tregtarët e flamujve që dalin të fituar përkohësisht në këto raste.

As informacioni, as sqarimet, as logjika nuk e përballonte dot stuhinë, që kur bëhet fjalë për t’iu drejtuar Greqisë, është e papërmbajtshme.

Në fakt nuk ka asnjë shitje deti, asnjë marrëveshje të fshehtë, asnjë falje, asnjë shans që Greqia të marrë Jonin dhe të vijë deri në Himarë. Jo për faj të Ramës, as për meritë të tij. Thjesht nuk ka asnjë mundësi të ndodhë pa një marrëveshje dhe marrëveshja nuk ka mundësi të ndodhë pas një grupi negociator dhe grupi negociator nuk ka mundësi të ngrihet pa autorizimin e Presidentit. Madje qeveria greke po ankohet pikërisht për këtë.

Në 25 gusht, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, telefonoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edi Rama. Në bisedë me siguri është njoftuar edhe deklarimi i 12 miljeve detare, si një e drejtë ndërkombëtare që nuk mund ta kontestojë as Italia, as Egjipti dhe aq më pak Shqipëria. “Është një e drejtë që vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zona të tjera detare, njësoj siç e kanë ushtruar fqinjët tanë. Duke respektuar konventën e ligjit për detin dhe zbatimin e vijës së mesme aty ku distanca mes brigjeve është më pak se 24 milje”, tha Kryeministri grek në Parlament, pa lënë asnjë ekuivok për kufirin me Shqipërinë.

Palët kanë vendosur të rinisin negociatat, ku mes temave që do të diskutohen, do të jetë finalizimi i detajeve për marrëveshjen e delimitimit të ujërave territoriale dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, por edhe çështje të tjera, siç janë abrogimi ‘de jure’ i ligjit të luftës, testet shkollore, çështja e pronave në të dy anët e kufirit, marrëveshja e përdorimit të ujërave të ëmbla dhe baseneve ujore në dy anët e kufirit, marrëveshja për mirëmbajtjen e piramidave, si dhe përmirësimi i statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi”, raportonte Top Channel, me burime nga Kryeministria.

Konteksti dhe kronologjia e ngjarjeve e konfirmon këtë raportim. Nën kërcënimin turk, Greqia nxitoi të nënshkruante marrëveshjet e delimitimit detar me Italinë dhe Egjiptin.

Dy marrëveshje që nuk arriheshin prej kohësh, për shkak të pretendimeve dypalëshe, por u arritën me tërheqjen e Greqisë. Tërheqje që u bë nën presionin turk në Egje. Me gjithë kufijtë detarë të hapur, Greqia vendosi të vendosë kufirin aty ku mundej, edhe duke lëshuar pe.

Opozita greke e Syrizas, i kritikoi të dyja marrëveshjet, megjithatë qeverisja e Micotakis ishte e vendosur të vazhdonte të njëjtën taktikë. Në këto kushte radha i erdhi Shqipërisë.

Situata me Shqipërinë ishte më komplekse. “Do të fokusohemi për një marrëveshje me Shqipërinë pas dështimit të negociatave në 2017 – 2018”, i tha Nikos Dendias televizionit grek Skai në 11 gusht. Grupet negociatore u bllokuan kur Ministri i Jashtëm Kotzias dha dorëheqjen dhe një vit më pas Syriza humbi zgjedhjet. Mandatet e grupeve negociatore përfunduan, gjithçka mbeti në mes.

Në intervistën për Skai, Dendias thotë gjithashtu: “Janë disa çështje ligjore të brendshme të tyre: dhënia e autorizimit të Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i predispozuar ta japë. Me këtë çështje po merret politika e jashtme e Greqisë”. Pra, nuk ka grup negociator, të paktën nga Shqipëria dhe këtë, më mirë se Kryeministri Rama duhet ta dinte Presidenti Meta, i cili nuk e ka dhënë akoma autorizimin.

Pikërisht në këtë intervistë konfirmohen edhe çështjet e tjera, që u përmendën tek informacioni i Top Channel, por edhe nxitimi që qeveria greke ka për një marrëveshje me Shqipërinë.

Nxitim që mund t’i shërbejë Shqipërisë, për një marrëveshje të mirë, jo vetëm për detin, por për gjithë paketën. Nën presionin turk, nën kërcënimin e zonës ekskluzive ekonomike në Egje, që llogaritet shumë fitimprurëse për Greqinë, Qipron dhe Izraelin, qeveria Helene mund të lëshojë diçka në Jon, ashtu siç bëri me Italinë dhe Egjiptin.

Kjo situatë e favorshme, në fakt, nuk po shikohet si mundësi nga të gjithë krahët e politikës dhe shoqërisë shqiptare. Shumica nxori nga sirtari flamujtë me naftalinë dhe i shpalosën. Për grupet që e kanë konceptuar nacionalizmin si luftë ndaj Greqisë, reagimi ndaj çdo deklarimi fitore që mund të bëjë “kundërshtari”, është i pritshëm, por përfshirja në këto grupe e politikanëve dhe veçanërisht e Partisë Demokratike, ishte e çuditshme.
Si kandidat për Kryeministër, Lulzim Basha, në vend që mbillte erën, mund të qetësonte shpirtrat e atyre, që për të kundërshtuar Ramën, janë gati të djegin cdo mundësi për vendin, apo të krijojnë stuhi në ditën me diell.

Nën presionin e Turqisë, nuk është vetëm Greqia. Shqipëria gjithashtu. Nën këtë presion mund të humbasë mundësia për një marrëveshje të favorshme me Greqinë. Politikanët, diplomatët dhe ekspertët duhet të uleshin për të hartuar një plan, për të vendosur nëse Shqipëria do të përfshihet në një luftë të mëdhenjsh, që në fakt nuk i takon, apo do të shohë interesat e veta, që nuk prekin asnjë nga objektivat strategjikë, të orientimit dhe integrimit Euro-Atlantik.

Në vend që të turren për vota nga hiçi, duhet të shohin të paktën një herë interesin kombëtar, në vend t’i hedhin mjegull dezinformimit, t’u qetësojnë shpirtrat dhe t’u hapin sytë njerëzve të revoltuar, në vend që të shesin nacionalizëm, të mbjellin patriotizëm. Patriozimi është të duash atdheun, nacionalizmi është të urresh kombet e tjera. Ne duhet të zgjedhim si do veprojmë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha analiza nga enton abilekaj edi rama enton abilekaj greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha

Sondazh

Poll
Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Editorial 21 Gusht 2020, 09:15

Kurthi i lehtë i Emirateve

Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshje...

Editorial 20 Gusht 2020, 08:48

Shenja e palexuar kineze

Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi1.Presidenti amerikan Kennedy...

Editorial 19 Gusht 2020, 16:32

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdo...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj