LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet! Në Shqipëri injektohen 50 mijë doza të “Covishield”, marrëveshja ‘sekret

11 Shtator 2021, 08:30 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet! Në

TIRANË- 50 mijë doza të vaksinës me emrin “Covishield” janë dorëzuar në Shqipëri, sipas konfirmimit nga një përfaqësi e huaj në Tiranë dhe përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo vaksinë rezulton se është prodhim dhe po përdoret në Indi dhe në vendet e Afrikës, por nuk është autorizuar nga EMA dhe FDA, edhe pse pretendohet se është një variant i ngjashëm i vaksinës AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë ktheu më në fund përgjigje zyrtare për numrin e vaksinave (sipas kompanive prodhuese), të mbërritura në Shqipëri që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Kërkesa për informacion i ishte dërguar këtij institucioni në kuadër të një shkrimi (botuar më 26 gusht) ku Faktoje raportoi se qeveria zbardhi më në fund kontratën për blerjen e kontigjentit të vaksinës Coronavac dhe atë Sputnik V, duke lënë ende pa transparencë blerjen e vaksinave Pfizer BionTech. Ndaj Faktoje kishte kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë numrin e dozave të vaksinave të mbërritura, të ndara sipas kompanive prodhuese.

Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen e kthyer në 7 shtator konfirmon se nga nisja e vaksinimit deri në atë datë, kanë ardhur 1.950.540 doza vaksinë.

Përgjigjja nga Ministria e Shëndetësisë

Nga kontigjenti total prej 1.950.540 dozash vaksine anticovid, 1 milionë janë Coronavac, prodhim që deri më sot nuk është autorizuar nga instutucionet kompetente si EMA dhe FDA.

Më pas vijnë:

540.540 doza Pfizer

300.000 doza Astra Zenneca

60.000 doza Sputnik V

50.000 doza Covishield

Në përgjigjen zyrtare na tërhoqi vëmendjen raportimi mbi vaksinën me emërtimin Covishield, i papublikuar më parë nga autoritetet zyrtare.

50.000 dozat e vaksinës Covishield rezultojnë të kenë ardhur pas një marrëveshjeje me Indinë, informacion që Faktoje e siguroi nga kërkimi se cilat shtete njohin vaksinat e injektuara në Shqipëri.

Sipas përgjigjes së një përfaqësie të huaj në Tiranë, rezulton se Shqipëria ka bërë një marrëveshje dypalëshe me Indinë për 50.000 doza të vaksinës Covishield, të cilat janë dorëzuar tashmë në formën e donacionit.

“Nëse shkoni në Panelin e Tregut të UNICEF Covid-19 dhe klikoni në skedën e dërgesave, do të shihni që Shqipëria ka marrë gjithsej 143.400 doza vaksinë (Astra Zenneca) përmes Covax. Nëse kontrolloni kutinë e Donacioneve të Vaksinave në anën e majtë do të shihni që India ka bërë një marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë për 50.000 doza Covishield të cilat janë dorëzuar.”

Nga kërkimet e Faktoje rezulton që ky të jetë varianti indian i vaksinës AstraZeneca, por me emërtimin “Covishield”.

Kjo lloj vaksine, sipas një dokumenti të Open Data, aplikohet në Indi dhe në vende të Afrikës, por deri më tani nuk është miratuar nga EMA apo FDA. Sipas informacioneve të Open Data vaksina Serum Institute of India-Covishield shënon vetëm 1 eksperiment në 2 vende të ndryshme dhe është miratuar nga 17 vende.

Nga kërkimet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk rezulton asnjë raportim mbi llojin e vaksinës Covishield, gjë që ngre sërish pikëpyetje mbi transparencën se kujt po i injektohet kjo vaksinë. Për këtë arsye, ne iu drejtuam sërish Ministrisë së Shëndetësisë dhe jemi në pritje të përgjigjeve zyrtare.

Faktoje kontrolloi dhe në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë nëse ka ndonjë raportim mbi ardhjen e vaksinës me emërtimin Covishield dhe në cilat kategori u është injektuar, por deri më sot nuk rezulton ndonjë informacion për këtë.

MARRË NGA Faktoje.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covishield ema fda injektimi i covidshield ne shqiperi covishield ema fda injektimi i covidshield ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj