LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Misteri i zbulimit, DËSHMIA e rrallë: Pjetër Arbnori më tregoi njeriun që na spiunoi

16 Tetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
Misteri i zbulimit, DËSHMIA e rrallë: Pjetër Arbnori më

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Uran Kalakullës me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës, pinjoll i një familje me tradita patriotike ku të parët e tij ishin diplomuar në universitetet e Turqisë dhe i ati i tij, Rasim Kalakulla, pasi kishte shërbyer si kryebashkiak i Stambollit dhe nënprefekt i Mosulit në Irak, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, ishte kthyer në atdhe për të dhënë kontributin e tij dhe vdiq në mjerim të plotë në vitin 1938 në Tiranë, edhe pse kishte mbajtur detyra dhe funksione të larta shtetërore. Dëshmitë e panjohura të Uran Kalakullës, i cili pasi mundi që të fitonte një të drejtë studimi për shkollën e lartë në Fakultetin Filologjik (dega Gjuhë-Letërsi) dhe shërbente si arsimtar, fshatrave të Beratit dhe rrethit të Tiranës, u lidh me një grup shokësh që i bashkonte urrejtja për regjimin komunist, ku bënin pjesë: Tanush Kaso, Pjetër Arbnori, Zeqir Koçi, Kahreman Paftali, etj., të cilët tentuan të formonin një grupim politik, me prirje social-demokrate. Misteri i zbulimit të grupit në majin e vitit 1961 nga ana e Sigurimit të Shtetit dhe arrestimi e dënimi i tyre nga Gjykata e Tiranës në vitin 1962, ku Kalakulla dhe Arbnori, u dënuan fillimisht me vdekje, me pushkatim, dënim i cili i’u zbrit më pas në 25 vjet, si dhe dyshimet e Kalakullës për njeriun që dekonspiroi grupin e tyre!

“Idenë për krijimin e formacionit tonë politik që do të kishte trajtën e një partie me prirje social-demokrate, e hodhëm pas shumë bisedave të herëpashershme me shokët e mi Riza Kuçi dhe Emil Prenushi aty nga viti 1958. Por atëherë ajo gjë mbeti vetëm në shkëmbim iderash e mendimesh. Konkretizimi i saj u bë afro dy vjet më vonë, kur në këto biseda hynë dhe disa shokë të tjerë të cilët ishin Agim Musta dhe Tanush Kaso me profesion arsimtarë në rrethin e Tiranës. Më pas në grupin tonë u afrua dhe një punëtor nga Durrësi, i quajtur Kahreman Paftali, me profesion elektricist që ishte nipi im”. Kështu e kujtonte në mes të tjerash Uran Kalakulla, një nga krerët kryesorë të grupit, të cilët në vitin 1961, tentuan të krijonin një grupim politik me prirje social-demokrate, duke dëshmuar gjithçka rreth asaj ngjarje të largët, që ra në sy dhe u zbulua nga Sigurimi i Shtetit, duke bërë që të gjithë anëtarët e tij, të përfundonin burgjeve dhe internimeve, deri në shembjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës e pasuesit të tij, Ramiz Alia.

Kalakulla dhe familja e tij?

Uran Kalakulla u lind në Tiranë në vitin 1929 në një familje intelektuale, ku babai i tij, Rasim Kalakulla, ish-nënprefekt i Stambollit dhe kryebashkiak i Mosulit, asokohe mbante postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Familja Kalakulla është me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës dhe shumë nga pinjollët e saj, duke filluar nga babai, gjyshi dhe stërgjyshi i Uranit, ishin të shkolluar në Universitetet e Stambollit, kryesisht në degët e Jurisprudencës dhe të Shkencave Politike. Babai i Uranit, Rasimi vdiq në 28 nëntor të vitit 1938 në Tiranë dhe megjithëse për afro 25 vjet ishte në postet të larta, ai e la gruan me shtatë fëmijët jo shumë të rritur në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, duke mos pasur as shtëpi dhe as të ardhura financiare për të përballuar kushtet minimale të jetesës. Nisur nga kjo, me urdhër të Mbretit Zog, Rasim Kalakulla u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ku përveç mjaft personaliteteve të larta, aty morën pjesë edhe qindra banorë të kryeqytetit. Edhe pas vdekjes së Rasimit, familja e tij vazhdoi të qëndronte me banim në kryeqytet dhe aty nga fundi i viteve ‘50-të, kur në saj të ndikimit rus, Tirana zyrtare e zbuti disi luftën e klasave dhe ofroi të drejta studimi edhe për “familjet reaksionare”, Urani përfitoi nga kjo dhe morri një të drejtë studimi për të vazhduar studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë (me korrespodencë) në Universitetin e Tiranës, pasi deri në atë kohë, ai punonte si arsimtar në Berat dhe nëpër fshatrat e rrethit të Tiranës.

Ideja për formimin e grupimit politik

Nisur dhe nga origjina e familjes Kalakulla, Urani kishte një formim ideopolitik me prirje të djathta dhe kjo gjë atij ju ngulit akoma dhe më tepër edhe nga fati tragjik i dy të kunetërve të tij (vëllezërit e gruas), Myzafer dhe Arshi Pipa, ku Myzaferi vdiq në tortura në hetuesinë komuniste të Shkodrës, kurse Arshiu, kapërceu kufirin diku në fshatrat e rrethit të Shkodrës ku punonte si mësues, duke u arratisur fillimisht në Jugosllavi e më pas si azilant politik në SHBA-ës. Një ndikim jo të vogël tek Urani, pati dhe burri i motrës së tij, Astrit Delvina, një shkrimtar dhe intelektual i njohur, i cili përfundoi për shumë vjet burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës. I rritur dhe i formuar në një ambient të tillë, Urani nuk pajtohej me regjimin komunist dhe nisur nga kjo, ai u lidh me disa shokë të ngushtë të tij, për të krijuar një formacion politik në mënyrë klandestine. Lidhur me këtë, Urani kujtonte: “Idenë fillestare për krijimin e formacionit tonë politik, që do të kishte trajtën e një partie me prirje social-demokrate, e hodhëm pas shumë bisedave të herëpashershme me shokët e mi, Riza Kuçi dhe Emil Prenushi aty nga viti 1958. Kjo gjë deri atëhere mbeti vetëm në shkëmbim iderash dhe mendimesh dhe konkretizimi i saj, u bë rreth dy vjet më vonë, në vitin 1960-të, kur në grupin tonë u afruan dhe Tanush Kaso e Agim Musta, që ishin me profesion arsimtarë në rrethin e Tiranës”, kujtonte Kalakulla, aventurën e tyre, se si u hodh fillimisht ideja për krijimin e një grupimi politik me prirje social-demokrate.

Krijimi i grupit dhe detyrat

Po si rrodhën ngjarjet më pas me ata katër intelektualë të rinj që i hynë asaj aventure të rrezikshme për të formuar një grup opozitar, përballë një regjimi totalitar komunist që kontrollonte gjithçka? Lidhur me këtë, Uran Kalakulla kujtonte: “Planin për konkretizimin e grupit tonë, siç thashë e bëmë realitet aty nga gushti i vitit 1960 dhe më pas në grupin tonë u afrua dhe një punëtor nga Durrësi, i cili punonte si elektricist dhe ishte nipi im, Kahreman Paftali. Grupi jonë filloi të bënte mbledhje rregullisht njëherë në muaj, ku mblidheshim herë në natyrë dhe herë në klasat e Fakultetit Filologjik, sepse në atë kohë, disa prej nesh ishin studentë të korrespondencës në atë fakultet. Ato mbledhje ku ne diskutonim dhe bënim analiza politike për situatën e brendshme dhe të jashtme, i vazhduam deri në majin e vitit 1961. Aty ne bisedonim dhe për problemet organizative dhe zgjerimin e grupit me anëtarë të rinj, duke diskutuar dhe për të siguruar teknikën e duhur për shtypshkrimin e materialeve që do të shtypnim. Këto probleme ishin vetëm në trajtën e projekt-ideve, por konkretisht aty nuk u vendos as shtypja e programit tonë dhe as hedhja e ndonjë trakti. Madje në ato mbledhje ne nuk mbanim as dhe ndonjë proces-verbal, për të evituar provat materiale në rast zbulimi të grupit. Për teknikën, u ngarkua Kahramani, i cili do të krijonte një lloj makine të posaçme, që Sigurimi i Shtetit të mos e identifikonte dot se ku ishin shtypur materialet tona”, kujtonte Kalakulla, takimet e para me shokët e tij dhe procedurat se si do të funksiononte ai grup.

Zgjerimi i grupit me Pjetër Arbnorin

Më pas pjesëtarët e atij grupi menduan që t`i zgjeronin radhët e tyre dhe për këtë, Kalakulla dëshmonte: “Një nga detyrat që kishte grupi ynë, ishte dhe shtrirja e zgjerimi i mëtejshëm i tij, por ajo gjë duhej bërë me një konspiracion tepër të madh. Ky zgjerim i grupit synohej në radhë të parë të bëhej në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit, ku secili nga prej nesh mund të kishte shok e miq e të afërm të besuar. Për këtë u vendos që secili nga ne, do të kishte kontakt me nga dy persona të besuar, të cilët do t`i njihte vetëm ai dhe ata nuk do të kishin dijeni se kush ishin pjesëtarët e tjerë të grupit. Të gjithë rrjedhën e grupit, mund ta dinte vetëm kryetari i Grupit, madje as ai nuk duhet ta dinte të të gjithin. Në kuadrin e këtij zgjerimi, Tanush Kaso, në një nga këto mbledhje përmendi emrin e një shoku të tij të vjetër, që e njihte që nga koha e shkollës tetëvjeçare në Shkodër, të cilin e kishte takuar pas shumë vitesh në Durrës. Në mbledhjen tjetër, Tanushi nguli këmbë që ta njihja dhe unë shokun e tij. Ndonëse në kundërshtim me rregullat që kishim vendosur që më parë, unë pranova ta takoj shokun e Tanushit dhe takimi u bë në një nga lokalet në qendër të qytetit të Durrësit. Në atë takim morëm pjesë unë dhe Tanushi, kurse shoku i tij quhej Pjetër Toma, ose Arbnori, siç njihej ndryshe ai. Bashkë me Pjetrin, atë ditë në atë takim erdhi dhe një shok i tij krejt i panjohur, jo vetëm për mua, por dhe për Tanushin, të cilin na e paraqiti vetë Pjetri. Ai person quhej Zeqir Koçi dhe ishte me origjinë nga Golloborda e punonte si teknik në një ndërmarrje ndërtimi të qytetit. Në dukje të pare, Pjetri m’u duk një djalë i ri dhe me fytyrë simpatike e me sy që rrezatonin inteligjencë. Ndërsa Zeqiri, një burrë më i pjekur dhe më babaxhan me flokë të dendura dhe me mustaqe si të Stalinit. Nga bisedat që bëmë, Pjetri sikur nxitohej të zbraste të gjithë arsenalin e bagazhin e tij intelektual, duke hyrë shpejt në temë, pa rezervën më të vogël dhe mua m’u krijua bindja, se ai mendonte që vetëm ne të katërt ishim nismëtarët e atij grupi politik, pa e ditur aspak se ne kishim një vit që e kishim një grup të tillë”, kujtonte Urani, zgjerimin e grupit dhe takimin e parë me Pjetër Arbnorin.

Zbulimi i grupit nga Sigurimi i Shtetit dhe arrestimi

Pas viteve ’90-të, ndonëse kishin kaluar gati 40 vjet që nga ajo kohë, edhe pasi ishte takuar dhjetëra herë me gjithë pjesëtarët e atij grupi, Uran Kalakulla, akoma nuk e kishte të qartë se si u zbulua ai grup dhe për këtë gjë shprehej: “Zbulimi i grupit tonë, që solli, domosdo dhe arrestimin dhe likuidimin e tij, sot e kësaj dite ka mbetur për mua një ekuacion me shumë të panjohura. Unë kam dy të dhëna, por të vërtetën e plotë ende nuk e di. Ajo kushedi se ku fshihet në ndërgjegjen e ndonjë pjesëmarrësi në grup, ose të atyre që do t`i atashoheshin atij mundësisht më vonë. Ajo gjë fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite për mua ka mbetur një enigmë e madhe, për të cilën nuk mund që të fajësoj asnjë, ndonëse insistoj në disa variante. Njërin prej tyre, ma ka konfirmuar dhe Pjetër Arbnori, gjatë një bisede në ditët e gjygjit, gjë për të cilën ne ishim të një mëndje”, kujtonte Kalakulla, lidhur me enigmën e madhe se si u zbulua grupi i tyre.

Takimet me pjesëtarët e grupit, para arrestimit!

Lidhur me takimet e pjesëtarëve të grupit pak kohë para se ata të zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, Urani kujtonte: “Në takimin e dytë që patëm në Tiranë me Tanushin dhe Pjetrin, shoku i tij (durrsaku), më tha se kishte hartuar një projekt-program, të cilin kishte shumë dëshirë që ta shihnim dhe ne. I thashë Pjetrit, se nuk ishte e nevojshme ajo punë, pa i treguar që ne e kishim programin tone, ndonëse të pashkruar. Por me që ai nguli këmbë, ne i thamë që ai të vinte në Tiranë tek shtëpia ime më datën 27 maj, së bashku me Zeqirin. Aty ku do të ishte dhe Tanushi, ne do të shikonim programin që kishte hartuar Zeqiri. Takimin e lamë në orën dy fiks dhe nuk lejohej asnjë vonesë apo mungesë. Mungesa donte të thoshte, ose vdekje e ndonjërit prej nesh, ose arrestim. Por në ditën dhe e orën e caktuar, ata nuk erdhën! Siç morëm vesh më vonë, në orën 9.00 të asaj dite, Sigurimi i Shtetit vajti dhe arrestoi Zeqirin tek zyra e tij, ndërsa po shtypte pjesën e dytë të programit, që kishte hartuar Pjetri. Po kështu dhe Pjetri vetë u arrestua atë ditë në ora 12 të drekës, ndërsa mua dhe Tanush Kason, na arrestuan atë mbrëmje rreth orës 17.30, teksa ishim duke shëtitur në bulevardin kryesor të Tiranës”, kujtonte Urani, arrestimin e tij dhe të shokëve të tjerë të grupit, nga ana e Sigurimit të Shtetit, që si duket kishte zbuluar të gjitha ‘fijet’ e tyre.

Hetuesia dhe gjyqi

Lidhur me periudhën e hetuesisë, ku Urani ishte i akuzuar si një nga pjesëtarët kryesorë të atij grupi, ai kujtonte: “Gjatë procesit hetimor, erdhi vetë për të dëgjuar dhe zv/ ministri i Brendshëm, gjeneral-major Mihallaq Ziçishti, i cili me një harbutëri që se kisha dëgjuar kurrë, pasi më shau me ç`i vinte në gojë, më goditi me grusht nofullave, duke më nxjerrë gjak. Ai kishte marrë përsipër të na zbërthente ne të grupit, por nuk i eci, ashtu siç e kishte menduar. Mbas një hetuesie që zgjati rreth një vit, më datën 8 gusht 1962, grupi ynë së bashku dhe me dy pjesëtarët e Durrësit, që ishin Pjetër Arbnori dhe Zeqir Koçi, doli para gjyqit në Tiranë. Gjyqi që vazhdoi për katër ditë me radhë, u zhvillua në Gjykatën e rrethit të Tiranës, tek godina që ndodhet edhe sot në Rrugën e Durrësit, fare pranë Ministrisë së Arsimit. Ai u zhvillua me dyer të mbyllura dhe me ftesa vetëm për disa funksionarë partiakë dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit, kurse nga familjarët tanë, nuk u lejua asnjë që të merrte pjesë në ato seanca. Gjykimin tonë e bëri një ekip i Gjykatës Ushtarake të rrethit të Tiranës, me kryetar kolonel Llazi Polenën dhe ndihmësa të tij, anëtarët: kapiten Reshat Nepravishta dhe një tjetër me emrin Mexhit. Kurse prokuror ishte major Sami Kapllani, i cili siç mora vesh pak më vonë, kishte rënë vetë në burg për faje ordinere, më duket i akuzuar për vjedhje. Ditën e katërt të gjyqit tonë u dha vendimi: Unë me Pjetër Arbnorin, u dënuam me vdekje (me pushkatim), Zeqir Koçi me 20 vjet burg, Riza Kuçi me 15, Agim Musta dhe Tanush Kaso me nga 13 secili dhe i fundit Kahraman Paftali me 10 vjet”.

Vdekja e papritur më 4 maj 2001

Pas dënimit me vdekje, si për Uran Kalakullën ashtu dhe për Pjetër Arbnorin, atyre ju fal jeta nga Presidium ii Kuvendit Popullor dhe dënimi i’u kthye në 25 vjet burg. Urani bëri gjithsej 21 vjet burg, duke vuajtur pjesën më të madhe në burgun e tmerrshëm të Burrelit. Ai doli që andej në vitin 1982 dhe pasi punoi një vit si punëtor në Ndërmarrjen Komunale të Shkodrës, u internuan familjarisht, për pesë vjet në fshatin Kryevidh të Kavajës. Aty ai punoi në punët më të rënda të bujqësisë, deri në vitin 1988, kur doli në pension. Me shembjen e regjimit komunist në vitin 1991, Urani mori pjesë aktive në proceset demokratike dhe në krijimin e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Ai gjithashtu është marrë edhe me publicistikë dhe ka botuar gjithsej katër libra. Libri i tij i katërt i titulluar “21 vjet burg komunist”, doli nga shtypi në qershorin e vitit 2001 dhe u përurua më datën 4 maj, në një nga sallat e Akademisë së Shkencave, por Urani vetë nuk arriti të merrte pjesë. Një sëmundje e rëndë që u konstatua nga mjekët në fundin e muajit qershor të vitit 2001, si për rastësi fatale, bëri që ai të ndahej nga jeta, pikërisht në ato çaste që shokët, miqtë dhe bashkëvuajtësit e tij, përfunduan prezantimin e librit. Më datën 6 maj 2001, ai u përcoll për në banesën e fundit me të gjitha nderimet, nga shokët, të afërmit, miqtë dhe shumë nga ish-të përndjekurit politik, të cilët në varrimin e tij u shprehën se do ta kujtonin atë përherë me respektin më të madh, si shembullin e qëndresës ndaj diktaturës komuniste.

Marrë nga Memorie.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci pjeter arbnori uran kalakulla dashnor kaloci pjeter arbnori uran kalakulla

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje